|
- 20
nėntor 2005 /TN
- Embro ZHOLI
-
-
Mė hyrjen e pluralizmit politik nė
Shqipėri nė fillim tė viteve 90, kanė ndodhur vrasje tė shumta
nė numėr e nga mė makabret. Me pėrjashtim tė atyre qė ndodhėn nė
pranverėn e cmendur tė vitit 1997 (qė edhe sot ngjajnė me njė
ėndėrr qė vazhdon tė na lėrė pa gjumė) tė gjitha vrasjet e tjera
janė tė motivuara me etiketime nga mė tė ndryshme si:vrasje pėr
motive banale, pėr cėshtje prone pėr motive politike e besimeve
fetare por e tyre shumica kanė qenė pėr cėshtje nderi.
-
-
Ndonėse bėhet fjalė pėr qindra
mijra jetė tė fikura pėr cėshtje nderi nė pikun e moshės sė
tyre, ajo qė e bėn mė shqetėsues e dhimbės kėtė fakt ka qenė
heshtja e opinionit dhe e vetė shtetit duke u mjaftuar me
marrjen e tyre pas ndodhjes.
-
-
Po tė ishte bėrė njė kujdes qė na
hapat e parė kur filloi ky ekzekutim barbar,duke ju bėrė njė
analizė tė hollėsishme kontraditave por dhe pėr faktorėve qė
sollėn kėto ngjarje ndoshta do tė ishte ulur ndjeshėm numri i
tyre. Pėr kėtė pra faj kemi tė gjithė.
-
-
Shoqeria shqiptare pasi u hap pas
njė mbylljeje shumė tė gjatė (qė nė fakt nuk qe thjesht njė
hapje por njė cthurje e vėrtetė) provoi tė gjitha mirėsitė por
edhe poshtėrsitė e asaj jete qė pėr shumė dekada kishte
ėndėrruar.
-
-
Ndėrsa kur sheh lotėt mbi tregun e
luleve qė ėshtė spostuar nė vorreza pėr njerėzit e tyre tė
dashur, tė larguar pėr arėsye krejtėsisht tė pamotivuara, kushdo
duhet ta ndjejė veten fajtor, pasi nuk arritėm tė bėnim tė
pamundurėn. Tani vec lotėve qė derdhen cdo autokritike qė mund
tė bėjmė ėshtė e kotė pasi ata kanė ikur pėr tu mos u kthyer mė
nė kėtė jetė.
-
-
Por meqėnse ky refren i dhėmbshėm
vazhdon ende tė cfaqet dukshėm nė vendin tonė, akoma nuk ėshtė
vonė pėr tė dhėnė alarminSOS.
-
-
Nėse do ti referohemi ndonjė fakti
konkret pėr tė dhenė ghykimin tonė pėr kėtė problem qė nė
momente tė vecanta merr shifra alarmante e cfaqet me skena tė
llahtarshme ju kėrkojmė falje tė afėrmve tė tyre por edhe tė
gjithė tė tjerėve qė kanė pėsuar drama tė tilla.
-
-
Nė Mirditė babai vret vajzėn. U tha
pėr cėshtje nderi. Opinioni reagoi I lumtė pushka. Tė tjerėt
mė tolerantė nuk duhet ta kishte bėrė. Pati dhe abstenimeqė
personalisht jam kundėr tyre sidomos kur bėhet fjalė pėr jetė
njerėzish.
-
-
Pra burri nga Mirdita respektoi me
fanatizėm Kanunin pėr moralin shqiptar dhe harroise po ky
Kanun ka ardhur deri nė ditėt tona i pėrpunuar duke e
konsideruar moralin si gjėnė mė tė shtrenjtė por qė ndalon ti
marrėsh jetėn tjetrit.
-
-
Le tė imagjinojmė skemėn makabre, tė
kėtij burri qė vėrtet ka qenė burrė, por me aktin e bėrė ai
vertet hyri nė histori por jo si burrė. I mbushur me njė mal
urrejte pėr vajzėn qė e paskish koritur, rrėmbeu armėn qė ju
dhurua nė vitin 1997 dhe pa ju dredhur fare dora e qerpiku ja
derdhi disa herė krijesės sė vet.
-
-
Pėr momentin ai harroi se nė tokė
vec kafshėve jetojnė edhe njerėz qė natyrisht dallojnė ose qė
duhet tė dallojnė midis tyre. Harroi qė jetojnė njerėz qė luajnė
me dollarė e tė tjerė lypsa,tė ndershėm e tė
cthurur,shkencėtarė e psikopatė, tė prishur e tė ndyrė ne
mendime e nė pamje tė jashtme.
-
-
Harroi se pėr tė gjithė kėta tipa qė
pėrmendėm prej dikujt ju ėshtė dhuruar jeta dhe po ky dikush
thotė se askush ska tė drejtė tjua u marri atė pėr cfarėdo
arėsye. Sė fundi burri nga Mirdita harroise nė Shqipėri ka
disa vite qė ėshtė hequr dėnimi me vdekje duke i dhėnė pėrparėsi
edukimit e pas kėsaj gjykimit e dėnimit.
-
-
Por ky burrė nuk ėshtė i vetmi.
-
-
Nė Vlorė djali vret babin e vet.
Arėsye tė forta. Cėshtje morali. Djali banonte afėr njė shteti
pėrndimor dhe kishte disa vjet qė kishte punuar nė Itali. E
kishte jetuar e provuar, moralin e tipit perėndimor, por
krejtėsisht i qetė (alla shqiptarce) i nguli disa herė nė trup
thikėn tė jatit, duke i marrė jetėn, duke vėnė nė vend nderin.
Pėr momentin mendoi kotėsinė dhe jo rėndėsinė qė ka jeta. Ai
mendoi se jetohet kėshtu si dua unė dhe veprohet si veprova unė.
-
-
Tė dyja ngjarjet qė pėrmendėm sado
makabre e tė dėnueshme qė janė nė essencė shprehin moralin por
edhe krizėn qė ai kalon sot nė shoqėrinė shqiptare. Tė dy
ekzekutorėt mbase ndjehen krenarė edhe aty ku ndodhen nė qeli
pėr veprėn qė kryen, por ndoshta nuk janė tė bindur nėse me ato
veprime e zgjidhėn pėrfundimisht kėtė krizė.
-
-
Vrasėsit janė dėshmimtarė tė modelit
perėndimor tė jetesės sepse njeri e kishte parė me sy atė,
tjetri e kishte ndjekur nė televizion. Ata ishin tė bindur se
ajo jetė i ka tė gjitha: moralin, cthurjen, hotelin dhe motelin,
bashkėjetesėn pa martesė dhe martesėn me kontratė, kazinot e
pabet e tjerė. Mbi bazėn e kėtij realitei ata u qartėsuan se
jeta qenka njė mrekulli por edhe njė poshtėrsi kur i mendon tė
gjitha
-
-
Pra qė paska dhe njerėz qė pak
ndryshime kanė nga kafsha. Atėhere ci shtyu kėta njerėz qė mos
tė gjenin forca pėr tė gėlltitur kėtė realitet tė padurueshėm
pėr ta, pėr tė pėrfunduar nė vrasje. Turpi? Opinioni? Po kush
ju tha se opinioni paskish njė mendim me zgjidhjen qė ata
bėnė!?
-
-
Tej analizave tė kėtyre ngjarjeve
tipike (e dhjetra-qindrave tė ngjajshme me to) vlen tė ndalemi
nė shkaqe e faktorė tė tė cilėt shoqėria duhej tė kishte
mundėsinė pėr tė dhėnė ndihmesėn e saj duke i parandaluar.
-
-
Pėr tė qenė realistė krime tė
natyrės sė tillė edhe nė monizėm mungonin, ose ishin nė shifra
tė papėrfilleshme. Kjo nuk nėkupton qė ne duhet ti referohemi
recetave qė servirte sistemi pėr moralin, por tė interesuarit
gjejnė edhe aty praktika qė edhe mund tė merren nė konsideratė.
-
-
Varfėria ekonomike ėshtė njė nga
aresyet e cthurjes sė shoqėrisė, ashtu sic bėhet shkak i fortė
pėr cthurjen dhe degjenerimin e saj edhe bollėku nė kapitalizėm.
Shteti ka gjithashtu pėrgjegjėsitė e veta qė shpesh me
karshillėkun e vet apo me mosekzistencėn e vet ka krijuar kushte
qė jeta tju imponohet tju shthuret duke lejuar drogė, rrėmbim
pėr prostuticion.
-
-
Pėgjegjėsi ka dhe pushteti i katėrti
i cili shpesh nė emėr tė lirisė sė fjalės, mendimit e veprimit
jep emisione apo filma jo pėr edukim por shthurje tė shoqėrisė.
-
-
Emisionet e dhėna nėpėr medja
arrijnė deri atje sa tė bindin se si dhe kur mund tė vritet njė
njeri, se sa e pavlerė ėshtė morali nė shoqėrinė e sotme!
Sigurisht njeriu ėshtė i lirė tė zgjedhė kė tė dojė: disa
imitimin, tė tjerėt armėn.
-
-
E pasqyruar dhe e komentuar kėshtu
nė media,jeta ėshtė futur nė njė udhėkryq tė tillė sa drama te
tilla janė tė zakonshme por dhe te vėshtira pėr ti parandaluar
ato.
-
-
Atėhere ckuptim e vlerė do tė kishte
ngritja e qendrave reabilituese e riedukuese pėrpara
sensibilizimit mbarėshoqėror i cili ka vite qė ėshtė mėsuar me
shprehjen krim brenda familjes. Dhe kur mendon se familja
konsiderohet si qelizė e shoqėrisė, atėhere cmund tė themi pėr
tė!
|
|