|
20
nėntor 2005 /TN
Zef AHMETI
Shefqet Dibrani, <LIBRA
DHE MBRESA venerime letrare>, botoi, Instituti Shqiptar nė St.
Gallen/Zvicėr, fq. 672.
Kėto dite doli nga shtypi libri Libra
dhe mbresa i autorit kosovar Sh.Dibrani i cili jeton dhe vepron nė
Kantonin St. Gallen tė Zvicrės. Libri ėshtė botuar nga Instituti
Shqiptar, kurse ėshtė shtypur nė Shtypshkronjėn Dukagjini nė
Pejė. Siē potencohet edhe nė nėntitullin e librit, ai ėshtė me
venerime-vėzhgime letrare, duke sublimuar pėrpjekjet e autorit edhe
nė fushėn e kritikės letrare.
Libri ėshtė strukturuar nė formė
recensionesh duke pėrmbledhur njė numėr tė madh librash nga autor tė
ndryshėm, ndėrsa mė tė privilegjuar janė autorėt nga diaspora,
veēmas ata qė jetojnė nė Zvicėr. Libri ėshtė konceptuar nė tre
pjesė:
Nė pjesėn e parė ai ka shtjelluar 101
libra, duke pėrfshirė kompletin prej 8 vėllimesh tė prof.Aganit, 6
ese pėr poezi tė caktuara dhe njė shėnim pėr njė dramatizim poetik
tė pėrmbledhura nė 103 shkrime tė veēanta. Shkrimet shoqėrohen edhe
me ballinėn e librave tė trajtuar si dhe shėnimet biografike pėr
autorėt e tyre.
Pjesa e dytė e emėruar Revista dhe
Gazeta pėrmban njėmbėdhjetė shėnime pėr revista dhe gazeta qė
kryesisht janė rezultat i diasporės, ndėrsa pjesa e tretė e ndarė si
Vitrina e librit, Sh. Dibrani ka dhėnė shėnime informative edhe
pėr 19 vepra tė tjera tė cilat janė tė botuara nė mėrgim.
Libri me kritikė letrare LIBRA DHE
MBRESA i Shefqet Dibranit pėrveē vlerės letrare ka edhe vlerėn
leksikologjike, pra ai jep tė dhėna pėr autorė e krijues tė ndryshėm
shqiptarė qė veprojnė jashtė vendlindjes. Por duke mos i pėrjashtuar
edhe disa autor nga vendlindja, sikur i ka dhėnė peshė mė
profesionale njohjeve tė tija nė fushėn e kritikės letrare duke e
artikuluar zėrin e tij prej njė kritiku tė pasionuar dhe ligjėruesi
tė zellshėm si njė njohje e thellė profesionale.
Venerimet, pėrkatėsisht vėzhgimet
letrare tė Dibranit, janė pėrmbledhur nė njė libėr voluminozė prej
672 faqesh duke e bėrė atė njėrin nga autorėt mė serioz nė diasporėn
shqiptare nė Zvicėr dhe mė larg. I lindur mė 1960 nė fshatin Gėrdofc
tė Podujevės, Sh.Dibrani ka tė mbaruar Shkollėn e Lartė Pedagogjike
nė Gjakovė pėr biologji kimi, kurse nga viti 1984 jeton nė Zvicėr.
Autori njihet edhe mė parė tek lexuesi
shqiptarė me veprat poetike, por zėri i tij u shqua sidomos me
analizat qė i bėnė dhe i ka bėrė nė media tė ndryshme tė shkruara
dhe ato elektronike duke ia dal tė bėhet i veēantė dhe me kėtė edhe
anėtar i Lidhjes sė Gazetarėve tė Kosovės (1998), anėtar i Lidhjes
sė Shkrimtarėve dhe Shkrimtareve nė Zvicėr 2001, (tash Lidhja e
Autorėve dhe Autoreve AdS 2003).
Anėtar i Shoqatės Ndėrkombėtare
Kulturore International Kulturbrücken, Zürich/Zvicėr 2002 etj. Me
gjithė angazhimet e ditės pėr ta nxjerrė jetėn qė e preokupojnė njė
emigrant, ai i ka sfiduar me sukses tė gjitha vėshtirėsitė,
prapėshtitė dhe pėrbuzjet qė i kanė ardhur qoftė kėtu nė perėndim
apo edhe injorimet nė vendlindje, duke realizuar njė vepėr kapitale
dhe mjaftė tė rrallė qė mund ta bėjė njė autor, posaēėrisht kur
ėshtė i mėrguar.
Sh. Dibrani, pėrveē poezisė dhe kritikės
letrare merret edhe me gazetari. Ka shkruar dhe bashkėpunuar me
shumicėn e shtypit shqiptarė qė botohet nė Kosovė, Shqipėri dhe
mėrgim. Qė prej njė viti shkruan rregullisht analiza politike pėr
ēėshtje tė Ballkanit, pėrkatėsisht pėr zhvillimet politike nė
Kosovė, pėr gazetėn Illyria nė New York.
Poezia e tij ėshtė pėrkthyer nė
gjermanisht, italisht, frėngjisht, turqisht, rumanisht dhe
sllovakisht, dhe ėshtė prezantuar nė kėto antologji dhe libra:
Pema e ėndrrave Lalbero dei sogni, Bari - Itali
1995, Poezia e Kosovės Poesia dal Kosovo Nardo -
Itali 1999, Njė alfabet i poezisė shqipe - Un alfabet al
poeziei albaneze, Bukuresht - Rumani 2003, Fremde Heimat
Zürich - Zvicėr 2003, Hapa nėpėr natė, MNL Ditėt e
Naimit - Tetovė 2003, Ana tjetėr e pasqyrės
intervista, Dallas USA 2003. Po ashtu Sh.Dibrani ka botuar gjer mė
tash edhe kėto libra me poezi: Larg pikon hėna
Tiranė 1994, kurse nė Prishtinė: Pse e urrejė Kadarenė
dhe poezi tė tjera, 1996, Qershia e pikėlluar, 1997,
(vjersha pėr fėmijė), Ditar mėrgimi, 1998 dhe librin Strehėt
e gjakut nė vitin 2000.
Kėto ditė Shtėpia Botuese Faik
Konica nė Prishtinė e nxori edhe pjesėn e parė tė librit me ese dhe
trajtesa politike Zhgėnjimi Ballkanik.
|
|