|
-
Shkodėr, 20 nėntor 2005 / TN
- Gazeta "Shkodra" me hidhėrim e dhimbje tė thellė njofton
tė gjithė shqiptarėt anaembanė botės sė pas nji sėmundje tė
randė nė moshen 80 vjeēare, nderroi jetė, Dr. Safete Musa Juka,
intelektualja ma e madhe shqiptare.
-
-
Ajo lindi nė qytetin e Shkodrės, nė
familjen e njohur Juka. Mbaroi nė Tiranė Institutin Femėror Nana
Mbretneshė dhe me ramjen e mbretnisė, sė bashku me familjen
emigroi nė Turqi, Egjipt e ma nė fund nė SHBA. Ishte e bija e
Fushesė shqiptar, Musa Juka, ish ministri i Brendshėm i
Mbretnisė Shqiptare.
-
-
Kreu studimet e larta dhe dha mesim
edhe nė disa Universitete amerikane.Ishte nji studiuese e
analiste e mire e problemeve kosovare, ku dha nji kontribut tė
ēmuar ne kete fushė. Ajo bashkėpunoi shumė me gazetėn Shkodra.
-
-
Gjithė jetėn e saj ia kushtoi
letrave dhe Kadareja e ka cilesuar si intelektualen ma tė madhe
shqiptare.
-
-
Varrimi i Zonjes Juka do tė bahet
sot nė ora 12 nė varrezat e qytetit tė Shkodrės nė Stom Golem,
sipas porosisė sė tė ndjerės. Arkivoli i Safetes do tė dalė nga
shtepia e djalit tė Axhes sė saj, zotni Xhelala Juka nė Zdrale.
-
-
Me vdekjen e Safetes, Shkodra humbi
bijen e saj tė dashun e tė ditun. I perjetshėm kujtimi i Safete
Jukes.
-
-
Redaksia e Gazetes sė Pavarun
"Shkodra"
|
|