|
-
20 nėntor 2005 /TN
-
-
Shkruan:
Faton Abdullahu*, Londėr (Britania e Madhe)
-
-
Dallimi
kryesor ndėrmjet nacionalizmave tė popujve tė Evropės, ėshtė
se, nacionalizmat e popujve europerėndimor kanė lindur pasi qė
nė ato vende janė vendosur kufinjėt shtetror, ndėrkaq shumica e
kufinjėve tė shteteve tė Evropės lindore janė vendosur pas
lindjes sė nacionalizmave. Si rrjedhojė para nacionalizmave
evrolindor krijimi i shteteve-kombe ėshtė shtruar si detyra
primare, prandaj edhe ndodhnin rivendosjet dhe ndryshimet e
mėdha e tė shpeshta tė kufinjėve qė mė sė miri shihet me
shpėrbėrjen e Perandorisė Osmane dhe asaj Austro-Hungareze.
-
-
Pėrderisa
nacionalizmat e evroperėndimorėve p.sh. mundoheshin ta
pėrmbysnin monarkun dhe nė kuadėr tė kufinjėve ekzistues tė
krijonin pushtet tė ri mė popullor, qė i jepte atij karakter
edhe liberaldemokrat, nacionalizmat evrolindor kishin qėllim
tjetėr primar, krijimin e njė pushteti tė ri mbi baza etnike
dhe ridefinimin e kufinjėve deri ku ky pushtet do tė shtrihej, ēka
pėr dallim e shtynte atė domosdoshmėrisht nė konflikte tė gjata
e tė rėnda etnike me fqinjėt.
-
-
Edhe mė vonė,
pėrafėrsisht sipas kėtij koncepti, shpėrbėrja e Bashkimit
Sovjetik e Jugosllavisė, Qekosllovakisė, bėhen edhe njė dėshmi
se, pėrpjekja pėr rivėnje tė kufinjėve tė rinjė etnik dhe
krijim tė shteteve tė reja kombe, riaktivizoj nacionalizmin. Nė
disa vende, pėrmasa e aktivizimit tė tij vrazhdėsohej duke i
berė konfliktet edhe njėherė tė pėrgjakshme, sikundėr ndėrmjet
kombeve nė ish Jugosllavi, por nė disa tė tjera edhe duke i
relaksuar dhe amortizuar ato posaēėrisht kur pėrmbushej misioni
i tyre pėr krijimin e shtetit komb, si nė Sllovaki, Qeki apo
nė shtetet baltike.
-
-
Pavarėsisht
mospajtimeve ndėrmjet shkenctarėve mbi atė se nė cilėn periudhė
saktėsisht shfaqet nacionalizmi nė Evropė e vėrteta ėshtė se
jeta e kėsaj ideologjie ėshtė e gjatė, ēka pėr rrjedhojė, nė
mėnyra tė ndryshme, rrethana dhe kohra tė ndryshme, kjo
ideologji ka krijuar lidhje aktive, raporte shumėdimensionale
dhe tė veēanta me ideologjitė e tjera tė cilat kanė lindur dhe
kanė bėrė ndryshime dhe ridefinime tė mėdha jo vetėm politike nė
gjithė Evropėn.
-
-
Kjo lidhje
dhe ky raport i kėsaj ideologjie ka qenė posaēėrisht i theksuar
atje ku kemi pasur cenimin e parimit kryesor tė nacionalizmit i
cili ndodhė sikundėr thotė studiuesi german Gellner atėherė kur
kufinjėt politik dhe etnik nuk pėrputhen. Kėshtu nėpėr vite, ideologjia
nacionaliste ka ridėshmuar prirje tė shkathtė dhe shumė aktive
qė tė bashkėpunoj, bashkėveproj por edhe shfrytėzoj ideologjitė
e tjera evropiane me qėllim qė ti pėrmbush sa mė shumė qėllimet
e veta tė parashtruara qė mė parė.
-
-
Ajo kėtė
prirje aktive e ka dėshmuar duke qenė herė e durueshme dhe e
kamufluar por nė tė njejtėn kohė tė mos lejoj fikjen e
identitetit nacional dhe ta kthej atė pėr pėrfitime progresiste,
herė tė reagoj papritmas por e fortė, shpejt dhe me vrazhdėsi
tė skajshme joprogresive.
-
-
Nė historitė
e popujve tė Evropės lindore mund tė gjenden lidhje dhe raporte
nga mė tė ndryshme tė ideologjisė sė nacionalizmit me ideologjin
komuniste, gjithashtu edhe me ideologjinė fashiste dhe tani sė
fundi nė disa vende tė Evropės juglindore, nacionalizmi ka
krijuar lidhje dhe raporte tė reja e tė veēanta me
demokracinė-liberale pėr tė ridėshmuar kėshtu se sa di tė jetė
aktiv i zhdėrvjellėt por edhe konsekuent nė rrugėn e vet.
-
-
Bashkėveprimi me komunizmin
-
-
Pavarėsisht
synimit dhe bazės dalluese ndėrmjet ta zėmė ideologjisė
komuniste dhe asaj nacionaliste e para duke marė pėr bazė
klasoren, ndėrkaq e dyta kombėtaren, duke qenė tė dyja
ideologji kolektiviste tė dytės i ka shkuar pėr dore tė nxjerrė
pėrfitime dhe tė zbatoj nė jetė jo pak nga qėllmet e veta mu nė
kohėn e komunizmit.
-
-
Pėrfitime tė
tilla nė kėtė kohė ka nxjerrė nacionalizmi kur ka pasur afirmime
kombėtar, sado qė jo shpesh dhe jo shumė, si pėr shembull
njohja dhe afirmimi i kombit boshnjak dhe atij maqedon nė ish
Jugosllavi. Mirėpo ky bashkėfunksionim i kėtyre dy ideologjive
ka qenė larg mė aktiv dhe gjithsesi mė regresiv, kur kemi pasur
tė bėjmė me ēėshtjet e lirive dhe tė drejtave tė njeriut dhe
posaēėrisht tė lirive dhe tė drejtave kombėtare tė minoritetetve
tė ndryshme apo kombeve mė tė vogla nė Evropėn Lindore. Nė tė
tilla raporte nacionalizmi nuk davaritej sikundėr pandehej nė
atė kohė, por rishfaqej i kamufluar nė tė kuqe, sidomos
nacionalizmi i kombeve mė tė mėdha.
-
-
Ndėr mė tė
theksuarat nė qasjet e tilla regresive dhe qė kishin nxjerė
pėrfitime tė mėdha ishin nacionalizmi rus nė Bashkimin Sovjetik,
nacionalizmi serb nė Jugosllavi, por edhe nacionalizmi bullgar
ndaj minoritetit turk, apo ai i cekė ndaj sllovakėve. Tek tė
gjithė kėta komunist, shihej prirja aktive e nacionalizmave tė
kombit tė tyre, nė dobėsimin e identitetit dhe kulturės
kombėtare tė pjestarėve tjerė posaēėrisht minoriteteve, nė
persekutimin e lirive dhe tė drejtave tė njeriut, por tė
shpeshtėn tė njeriut qė i takonte identitetit dhe kulturės
tjetėr kombėtare, nga ai i kombit mė tė madhė.
-
-
Kjo qasje
vrehej posaēėrisht tek mosdhėnja e tė drjtave pėr shkollim
kombėtar, tek diskriminimet mbi pėrdorimin e gjuhės, deri tek
shpernguljet me dhunė, burgosjet dhe vrasjet pėr ta ndruar
strukturėn kombėtare tė njė territori dhe pėr ta shtrirė
pushtetin atje ku gjatė luftės komunistėt nuk kishin arritur.
Janė tė njohura kėto qasje tė nacionalkomunistėve rus ndaj
popujve tjerė mė tė vegjėl, duke u bazuar nė pėrpjkjen pėr ta
formuar tė ashtuquajturin homosovjetikus.
-
-
Janė tė
njohura gjithashtu pėrpjkjet e nacionalkomunistėve serb pėr tė
shtrir vepimet e tyre asimiluese p.sh. me gjuhėn serbe, tek
kroatėt dhe boshnjakėt, apo me format mė tė vrazhta si dhunė e
hapur me qėllim shpėrngulje, ndaj shqiptarėve. Kėshtu nė kėtė
bashkėveprim ideologjish, sidomos nė shtetet multietnike,
pėrkatėsisht federative, asnjėherė nuk mund tė vihej vija e
qartė dalluese se ku fillonte komunizmi e ku nacionalizmi.
-
-
Nacionalizmi dhe liberal-demokracia
-
-
Edhe pse pėr
kohė tė gjatė, komunizmi nė lindje duke e vėnė primatin e
klasės punėtore dhe liberal-demokracia nė perėndim duke e vėnė
primatin e qytetarit dhe lirive dhe tė drejtave tė njeriut,
konstatonin, secila me shpjegime tė ndryshme, se nacionalizmi
ėshtė tejkaluar dhe nuk ka ndikim tė theksuar, ideologjia
nacionaliste nė dhjetėvjetshin e fundit tė shekullit tė kaluar
do tė rishfqet edhe njėherė me forcėn e saj dinamike dhe me
bazėn e saj tė fortė identitetin kombėtar, pėr tė dėshmuar
pėrsėri se ėshtė aktive dhe e aftė pėr tė inicuar dhe bėr
ndryshime tė mėdha.
-
-
Edhe njė herė
nė kėtė periudhė ndryshimesh tė mėdha pėr Evropėn Lindore do tė
dėshmohet prirja e nacionalizmit pėr tė bashkėvepruar mė
ideologjitė e tjera. Nė kėtė rast nacionalizmi do tė jetė nė
bashkėveprim me ideologjinė liberal-demokratike.Qė tė dyja do ta
ken rol primar, pėrmbysjen e komunizmit. Kėshtu pėr herė tė
parė nė Evropėn qendrore, nacionalizmat do tė jenė nė pozitėn
nė tė cilėn mė heret kishin qenė nacionalizmat e Evrpės
perėndimore, dhe do tė kenė qėllime tė ngjajshme, ndryshimin
dhe demokratizimin e pushtetit e jo ndryshimin e kufinjėve.
-
-
Edhe kur pati
pėrjashtime dhe ndryshuan kufinjėt, si nė rastin e
Qekosllovakisė, nacionalizmat e dy popujve, me krijimin e
shteteve kombe, u amortizuan dhe u ndanė paqėsisht. Ishte
misioni progresiv i nacionalizmave tė Evropės qendrore, qė duke
ndryshuar pushtetin komunist, parandaloj tė qenit kundėr etnive
tė tjera, kundėr minoriteteve dhe kundėr tė drejtave tė
njeriut. Nė tė vėrtetė ishte prirja e saj pėr tė bashkėvepruar
me liberal-demokracinė evroperendimore, ajo qė kėsaj radhe ia
siguroj progresiven nė pėrmbajtje.
-
-
Shtetet e
dala nga periudha komuniste, me legjitimiteti tė ri shtetror,
tani mė jo komunist, por bagazh tė trashėguar dhe rilindur
nacional, korrespondonin lirshėm me tregun e lirė, me
pluralizmin politik dhe me mbrojtjen dhe begatimin e lirive dhe
tė drejtave tė njeriut dhe minoriteteve. Kėshtu nė Evropėn
qendrore pas pėrmbysjes sė komunizmit, nacionalizmi detyrimisht
do tia lėshoj vendin liberal-demokraciė fitimprurse e cila do
tė filloj tė jetėsohet pėrmbajtėsisht. Tani mė me bazė tė
qėndrueshme tė shteteve kombe, ky rajon ka stabilitet tė
theksuar politik, ka zhvillim tė theksuar ekonomik dhe prirje
pėr tė qenė aktive dhe kreative nė koalicione dhe aleanca tė
ndryshme ekonomike dhe gjeo-politike.
-
-
Ballkandemokracia si ideologji kolektiviste
-
-
Edhe pse
erėrat liberal-demokratike tė fundshekullit tė kaluar do ta
kaplojnė edhe Evropėn juglindore, pėr shumė arsye zhvillimet
dhe posaēėrisht pasojat do tė jenė tė ndryshme. Nė Ballkan,
ashtu sikundėr nė fillimet e dikurshme tė shpėrbėrjes sė
Perandorisė Osmane dhe asaj Austro-Hungareze, edhe njėherė tani
pas pėrmbysjes sė Jugosllavisė shumėkombėshe, nacionalizmat jo
vetėm qė do tė shfaqen, por ata do tė jen tė vrazhdė dhe me
detyrėn primare, jo aq pėr ta pėrmbysur pushtetin komunist,
por pėr tė vendosur e rivendosur kufinjė tė ri ndėrmjet kombev.
-
-
Kjo do tė
determinoj luftra tė pėrgjakshme sidomos nė Kroaci, Bosnje dhe
Kosovė. Mirėpo as pėrfundimi i luftrave nuk do ta sjell
gjithkund qetėsimin dhe amortizimin e nacionalizmave. Kėshtu
edhe njėherė nacionalizmat tė cilėt konsideruan se nuk i
pėrmbushėn qėllimet e veta, edhe pse tė lodhur dhe tė shtyrė
anash si rezultat i presionit dhe ndikimit tė bashkėsisė
ndėrkombėtare dhe ofrimit tė ideologjisė liberal-demokratike si
model, jo vetėm qė nuk u davaritėn por mbetėn aktive dhe me
potencial tė konsiderueshėm.
-
-
Kėshtu
shqiptarėt e Kosovės do tė vazhdojnė pėrpjekjen pėr pavarėsimin
e Kosovės, gjithashtu edhe malazezėt pėr pavarėsinė e Malit tė
Zi, maqedonėt qė ta mbajnė shtetin e Maqedonisė si shtet unik e
jo multietnik, ndėrkaq serbėt pėr ta kthyer Kosovėn dhe mbajtur
Malin e Zi nė kuadėr tė tėrsėsis sė tyre shtetrore. Nga kjo
pozitė tė cilėn e karakterizojnė edhe vėshtirsitė ekonomike dhe
tė tjera tė tranzicionit, nacionalizmat nė hapsirat problemore
tė ish Jugosllavisė, me qėllim tė pėrmbushjes tė disa pjesėve
tė synimeve tė veta, pėrsėri do ta pėrpiqen pėr tė rivendosur
marrėdhėnje tė caktuara me ideologjinė e radhės, pėrkatėsisht
me liberal-demokracinė e ofruar nga evroperėndimorėt.
-
-
Nga ky
gėrshetim i radhės, ku gjithnjė e mė shumė do tė jetė vėshtirė
tė vihet vija dalluese ndėrmjet nacionalizmit dhe
liberal-demokracisė, do tė krijohet njė bazė mbi tė cilėn
sendėrtohen parakushtet pėr njė koncept tė ri politik, qė do tė
gjendet gjithnjė e mė shumė nė agjendat e shumė partive politike
me ndikim, por edhe nė agjendat e qeverive tė kėtyre vendeve.
Kėtė koncept tė ri politik unė e quaj ballkandemokraci. Ky
koncept herė zyrtarisht e herė jo, herė nė mėnyrė
gjysmėklandestine e herė gati tė plotė, pėr shumė ēka ka qasje
nacionaliste, me ēka jo rrallė zė frymėn vlerave tė
liberalizmit dhe demokracisė pėr tė cilat ato vende zotohen dhe
tė cilave vazhdimisht u servohen dhe ju kėrkohen nga faktorė tė
ndryshėm ndėrkombėtar me ndikim nė rajon.
-
-
Ballkandemokracia ėshtė politikė qė pulson ndėrmjet trysnis
ndėrkombėtare dhe qėllimeve nacionaliste tė partive dhe qeverive
tė vendeve me probleme etnike dhe statusore. Ballkandemokracia
edhe kur ngėrthen nė vete diēka nga liberal-demokracia ajo
aplikohet me hezitim tė shtuar, posaēėrisht kur kemi tė bėjmė
me liritė dhe tė drejtat e njeriut dhe liritė e minoriteteve. Nė
tė ka mungesė sinqeriteti dhe debalanc ndėrmjet asaj qė
proklamohet si primare dhe asaj pėr tė cilėn me tė vėrtetė
punohet dhe mendohet. Ajo nuk ėshtė demokraci pėrmbajtėsore por
vetėm sipėrfaqėsore, thjesht sepse ėshtė e ndikuar nga
ideologjia nacionaliste e cila bėn roje nga friga qė mos kėto
vlera mund tė kthehen nė pengesa pėr jetėsimin e synimeve tė
saja.
-
-
Edhe kur kėto
parti apo qeveri proklamojnė dhe angazhohen se duan tė hyjnė nė
partneritet pėr paqe apo NATO apo tė anėtarėsohen nė BE, edhe
kur japin tė drejta nacionale minoriteteve apo dėnojnė dhe
luftojnė terrorizmin ndėrkombėtar, para se ta bėjnė kėtė me
qėllim tė begatimit tė jetės sė qytetarit dhe ngritjen e
sigurisė dhe standardeve pėrgjithėsisht, ata e bėjnė kėtė mė
shumė me arsyetimin se kėshtu do tė pėrfitojmė miqė tė duhur dhe
mė me efikasitet do ti realizojmė interesat tona kolektive
varėsisht nga rasti. P.sh. shqiptarėt e Kosovės pėr bėrjen e
Kosovės shtet, malazezėt gjithashtu, serbėt pėr ta mbajtur
Malin e Zi dhe Kosovėn, ndėrkaq maqedonėt pėr ta mbajtur
shtetin me primatin e theksuar maqedon.
-
-
Thjesht
ballkandemokracia nuk ėshtė demokraci ajo e shfrytėzon
demokracinė e ofruar nga evroperendimorėt, ajo ėshtė ideologji
kolektiviste qė nuk prihet nga parimi bazė liberal-demokrat mbi
lirinė e individit, sepse vazhdon tė konsideroj se qėllimi i
kolektivit nuk ėshtė jetėsuar. Si e tillė ajo bėhet pengesė e
madhe e patejkalueshme pėr jetėsimin e liberal-demokracisė.
-
-
Menagjimi
i nacionalizmave
-
-
Tė gjithė ata
qė nė njė ose mėnyrė tjetėr kanė ndikim dhe janė tė involvuar nė
vėnjen e paqės, sigurisė dhe stabilitetit tė qėndrueshėm nė
vendet problemore tė ish-Jugosllavisė, duhet ta kuptojnė se
nacionalizmat janė tė fortė dhe menagjimi i tyre duhet tė bėhet
urgjentisht. Thjesht demokracia liberale nė kėto vende nuk mund
tė jetėsohet pėrmbajtėsisht, pavarėsisht trysnis sė
ndėrkombėtarėve sepse nacionalizmi nuk do tė amortizohet,
pėrveq se me pėrmbushjen e qėllimeve tė veta. Kjo ėshtė e
vėrtetė historike qė nė rastet e fundit e dėshmon Evropa
qendrore.
-
-
Megjithėkėtė
ky menagjim nuk mund tė bėhet me pėrmbushjen e qėllimeve tė tė
gjithė nacionalizmave, sepse dallimi ndėrmjet tyre ėshtė
primar. Kėshtu nuk mund tė kėnaqen e amortizohen nacionalizmi
serb dhe ai shqiptarė me rastin e Kosovės. Ai shqiptarė nė
rastin e Kosovės, sikundėr edhe ai malazez me kėrkesat e tyre
janė progresiv, sepse nė rastin konkret e kanė pėrparėsi
&ėshtjen etnike, ēka nuk mund tė thuhet pėr nacionalizmin
regresiv serb qė vazhdon tė mbetet mė i rrezikshmi nė Ballkan
por as pėr atė maqedon.
-
-
Kėshtu
pėrderisa nuk bėhet ky dallim, nė kėto vende nuk do tė
amortizohen nacionalizmat dhe vlerat liberal-demokratike nuk do
tė zėnė vend pėrmbajtėsisht me ēka, jeta, vlerat dhe interesat
e individit si bosht i shoqėrisė liberal-demokratike, do tė
vazhdojnė tė keqpėrdoren, cungohen dhe shkrihen nė politikat,
interesat dhe ideologjitė e ndryshme kolektiviste.
-
-
-
Adresa
elektronike e autorit:fatonabd@aol.com
-
-
*F.
Abdullahu ka lindur nė Prishtinė dhe jeton e punon nė Londėr. Ka
botuar librat Rezistenca dhe e mundshmja shqiptare dhe
Dimensionet e identitetit qytetrues Ka mbaruar studimet
postdiplomike (shkencat politike) nė SSEES nė University of
London nė Londėr.
|
|