|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Noris: Sfida mė e madhe pėr Shtetet e Bashkuara ėshtė qė tė mbeten tė angazhuara nė ēėshtjen e Kosovės

 
 

 

19 nėntor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (18.11.2005), Zamira Edwards

Tani qė fillojnė pėrgatitjet pėr bisedimet mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės, komuniteti ndėrkombėtar po u bėn thirrje udhėheqėsve politikė tė Kosovės dhe grupit negociator qė tė punojnė dhe tė mos humbasin kohė nė kėto pėrgatitje. Ndėrsa Prishtina, Beogradi dhe komuniteti ndėrkombėtar pėrgatiten tė gjejnė njė zgjidhje tė statusit tė Kosovės, analistėt shprehen se kjo nuk do tė jetė e lehtė.

Njėri prej tyre ėshtė John Norris i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, i cili shpreh skepticizėm rreth propozimit tė Beogradit, qė Kosovės t’i jepet autonomi, por jo pavarėsi. Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, zoti Norris tha se shqiptarėt duhet tė garantojnė respektimin e tė drejtave tė pakicave, duke i dėrguar kėshtu komunitetit ndėrkombėtar njė mesazh tė fuqishėm se shqiptarėt e Kosovės e shikojnė me seriozitet bashkė-ekzistencėn me sėrbėt. Lidhur me angazhimin amerikan, ai theksoi se sfida mė e madhe pėr Shtetet e Bashkuara ėshtė qė tė mbeten tė angazhuara.

Zėri i Amerikės: Zoti Norris, Ju keni shprehur kritika nė adresė tė udhėheqėsve politikė tė Kosovės. Sa i rėndėsishėm ėshtė roli i tyre nė procesin e bisedimeve pėr statusin.

Xhon Noris: Mendoj se ėshtė shumė e rėndėsishme qė udhėheqėsit politikė tė shqiptarėve tė Kosovės tė dėrgojnė njė mesazh pozitiv tani qė fillojnė pėrgatitjet pėr bisedimet mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Grupi Negocues nė fakt nuk ka qėnė njė ekip i bashkuar, ata nuk janė mbledhur aq shpesh sa popullata ka pritur prej tyre.

Mes disa prej anėtarėve ka pasur mosmarrėveshje tė hapura. Ėshtė harxhuar energji dhe kohė nė pėrpjekje pėr tė siguruar njė deklaratė pėr pavarėsi nė parlament. Prandaj mendoj se kėto nuk janė format mė tė mirat dhe mė konstruktivet pėr sa i pėrket shfrytėzimit tė kohės para fillimit tė bisedimeve kaq tė rėndėsishme dhe tė ndėrlikuara. Mendoj se do tė ishte mė e dobishme qė udhėheqėsit politikė tė Kosovės tė angazhohen mė pak nė grindje politike dhe mė shumė nė pėrgatitje serioze pėr bisedimet.

Zėri i Amerikės: Ju pėrmendėt pavarėsinė e Kosovės. Duke pasur parasysh qėndrimet e ndryshme tė Prishtinės dhe Beogradit, a mendoni ju se kėto dy palė do tė gjejnė njė gjuhė tė pėrbashkėt pėr tė arritur nė njė zgjidhje pėr statusin e Kosovės.

Xhon Noris: Me siguri qė nuk do tė jetė diēka e lehtė. Unė jam skeptik lidhur me propozimin e Sėrbisė qė Kosovės t’i jepet autonomi, por jo pavarėsi. E them kėtė duke pasur parasysh gjendjen nė Mal tė Zi. Pra do tė jetė shumė e vėshtirė tė sugjerohet qė Kosova tė jetė pjesė e njė federate me Beogradin, ndėrkohė qė i vetmi model i tillė, ai me Malin e Zi, po shpėrbėhet.

Mendoj se do tė kėrkohet shumė punė nga Grupi i Kontaktit, i dėrguari i posaēėm Ahtisari, pala shqiptare e ajo sėrbe nė bisedime pėr tė gjetur njė zgjidhje qė u shėrben tė gjithėve dhe tė sigurohen qė ēėshtjet shqetėsuese pėr tė gjithė tė zgjidhen nė mėnyrė tė arsyeshme dhe t’i qėndrojnė kohės.

Zėri i Amerikės: E megjithatė po shtohen zėrat gjithnjė e mė shumė se pavarėsia e Kosovės ėshtė zgjidhja mė e mirė e mė e arsyeshme. A mendoni ju se kjo ėshtė zgjidhja mė e mirė?

Xhon Noris: Grupi Ndėrkombėtar i Krizave ka mbėshtetur pėr njė kohė tė gjatė njė farė pavarėsie tė kushtėzuar pėr Kosovėn si zgjidhja e vetme e arsyeshme. Ambasadori Richard Holbruk tha javėn e kaluar se e shikonte tė pamundur qė nga bisedimet tė dilte njė zgjidhje tjetėr veē njė farė pavarėsie e kushtėzuar. Mendoj se nė fund tė fundit, njė zgjidhje e tillė ėshtė mė e arsyeshme.

Por ėshtė gjithashtu e rėndėsishme pėr komunitetin shqiptar tė kuptojė se sa tė rėndėsishėm janė elementėt e tjerė tė procesit dhe qė ato tė zgjidhen brėnda njė kohe tė pėrshtatshme. Komuniteti ndėrkombėtar nuk ėshtė i kėnaqur me pėrparimin e bėrė nga ekipi negociues Tė gjithė e kuptojnė se shqiptarėt kėrkojnė pavarėsinė dhe gjithnjė e mė shumė po arrihet nė pėrfundimin se kjo do tė jetė rezultati i bisedimeve, por vetė shqiptarėt nuk duhet tė humbasin kohe, por tė pėrqėndrohen nė zgjidhjen e tė gjitha hollėsive tė nevojshme pėr tė finalizuar statusin e Kosovės.

Zėri i Amerikės: Zoti Norris, a mendoni ju se shqiptarėt e Kosovės kanė bėrė pėrparimin e duhur pėr sa i pėrket mbrojtjes dhe respektimit tė tė drejtave tė pakicave, nė mėnyrė qė kėto pakica tė ndjehen tė pakėrcėnuara pėr tė banuar nė Kosovė.

Xhon Noris: Vlerėsimet kanė qėnė tė ndryshme. Pėr sa i pėrket qėndrimit tė Kombeve tė Bashkuara, rishqyrtimi i standarteve nė pėrgjithėsi u vlerėsua si pozitiv, megjithėse jo ēdo gjė ishte arritur. Me siguri qė shumė njerėz nuk i kanė harruar ngjarrjet e marsit tė vitit tė kaluar. Shqetėsohem qė disa elementė tė partive politike mendojnė se jemi ende nė vitet 1998, 1999 dhe jo 2005.

Disa prej taktikave, qė u pėrdorėn atėhere dhe qė tėrhoqėn vemendjen e komunitetit ndėrkombėtar ndoshta nuk janė mė tė pėrshtatshme. Mendoj se ekziston gjithnjė rreziku se disa njerėz e shikojnė dhunėn si mėnyrėn pėr tė pėrshpejtuar bisedimet, ndėrkohė qė ajo ka ndikim tė kundėrt. Gjithashtu kemi tė bėjmė me mėnyrėn se si perceptohen gjėrat.

Gjendja e pakicės sėrbe nuk ėshtė keq, por sėrbėt nuk janė gjithnjė tė mirėpritur nga komuniteti shqiptar. Ende ekziston perceptimi se mes dy komuniteteve ka armiqėsi.

Megjithėse tė dyja palėt mund dhe duhet tė ndihmojnė nė krijimin e marrėdhėnieve tė mira dy-palėshe, shqiptarėt duhet tė garantojnė respektimin e tė drejtave tė pakicave, duke i dėrguar kėshtu komunitetit ndėrkombėtar njė mesazh tė fuqishėm se shqiptarėt e Kosovės e shikojnė me seriozitet bashkė-ekzistencėn me sėrbėt.

Zėri i Amerikės: Shqiptarėt e Kosovės shikojnė gjithashtu si shumė tė rėndėsishėm angazhimin e Shteteve tė Bashkuara nė bisedimet pėr statusin. Si e shikoni angazhimin amerikan tė kohėve tė fundit amerikan nė ēėshtjen e Kosovės.

Xhon Noris: Mendoj se fillimi ėshtė premtues. Zoti Nicholas Burns ėshtė zyrtar i lartė dhe diplomat me pėrvojė. Mendoj se deklarata e parimeve, qė u hartua nga Grupi i Kontaktit, ishte njė dokument shumė i arsyeshėm dhe i shkruar mirė, qė mendoj se do tė mbėshtetet nė pėrgjithėsi nga tė gjithė. Mendoj se sfida mė e madhe pėr Shtetet e Bashkuara ėshtė qė tė mbeten tė angazhuara.

Qėndrimi qė Shtetet e Bashkuara kanė shprehur hapur se do tė mbėshtesin zgjidhjen qė do tė dalė nga bisedimet, nuk mendoj se do t’i qėndrojė kohės, por shumica e diplomatėve nė prapa skenė mbėshtesin njė farė pavarėsie tė kushtėzuar. Mendoj se Shteteve tė Bashkuara do t’u duhet ta shprehin kėtė qėndrim hapur mė mirė herėt se sa vonė.

Nė mėnyrė qė tė arrihet njė zgjidhje nė bisedime, e pranushme nga tė gjitha palėt, Shtetet e Bashkuara nuk mund tė mbajnė njė qėndrim strategjik tė paqartė, me dy kuptime midis dėshirės dhe qėndrimit tė vėrtetė lidhur me ēėshtjen e Kosovės. Zoti Ahtisari ėshtė njė emisar dhe negociator i talentuar, por nė fund tė fundit shumė njerėz do tė shikojnė nga Washingtoni pėr njė sinjal tė qartė rreth qėndrimit tė tij.

Ndėrkohė qė Washingtoni pėrballet me shumė ēėshtje tė vėshtira qė tėrheqin vemendjen e tij, ēėshtja e Kosovės duhet tė ketė pėrparėsi pėr qeverinė amerikane. Ka shumė diplomatė dhe zyrtarė tė lartė qė ndjekin zhvillimet nė Ballkan, pėr tė parė se ēfarė forme do tė marė ky rajon, se cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Sėrbisė, Malit tė Zi e Kosovės.

Dhe kjo mendoj do tė jetė fillimi i njė kapitulli tė ri pėr Ballkanin. Zgjidhja e kėtyre ēėshtjeve do tė pėrmirėsojė ndjeshėm gjendjen nė Bosnje, do tė ndihmojė bisedimet mbi statusin e Kosovės e kėshtu me radhė. Pra mendoj se nuk ėshtė vetėm nė interesin e Amerikės, por edhe tė Evropės e gjithė Ballkanit, qė ēėshtja e Kosovės tė zgjidhet pėrfundimisht.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.