|
- 19
nėntoe 2005 /TN
-
-
Anila Ēuli, Jeton Kelmendi
-
-
Ismail Kadare pas shumė kohėsh
tėrheqjeje, ėshtė shfaqur me njė promovim tė veēantė me librin e
tij mė tė ri me poezi. Nisur me njė deklarim tė tillė, e me
theksin se, tė gjithė ne nė kėsi takimesh duhet ta kujtojmė dhe
duhet tė biem nė mendime pėr kėtė gjė, Kadare ka folur pas
shumė e shumė kohėsh pėr poezinė e tij e veēanėrisht pėr njė
poezi tė hershme qė i ka falur edhe titullin kėtij libri.
-
-
Pa formė ėshtė qielli, njė
pėrmbledhje me 100 poezi dhe poema shkruar nė 50 vjet krijimtari
letrare, pėrmbledh nė vetvete dy krijime tė pabotuara mė parė,
kėtė poezi tė hershme qė i takon vitit 1957, dhe njė poemė tė
shkruar nė mars-prill 2005 me titull Tirana nė dimėr.
-
-
Ky titull nuk ėshtė rastėsishėm.
Madje lidhet me njė nostalgji tė rinisė sė hershme tė
shkrimtarit Ismail kadare. I cilėsuar si njė titull absurd, Pa
formė ėshtė qielli, sipas tij mund tė quhet mė tepėr si njė
titull pak i pazakonshėm njė ēikė ekstravagant, ndoshta dhe pak
cinik.
-
-
Ky ėshtė njė varg qė e kam shkruar
kur unė kam qenė student nė Universitetin e Tiranės nė vitin
1957 gati gjysmėshekulli mė parė, nė kohėn kur me intuitė
kėrkoja nė poezinė shqipe sikurse kėrkonin dhe shumė tė rinj,
njė qiell tjetėr.
-
-
Duke nxjerrė nė pah njė kuptim
simbolik tė kėtij titulli, Kadare komentoi: Zakonisht qielli i
kryeqytetit socialist si ēdo kryeqytet socialist nė botė, quhej
i gėzueshėm, me shpresė, me diell dhe unė shkrova kėtė varg: Pa
formė ėshtė qielli si tru idioti. Sigurisht, ishte e
papranueshme dhe kjo vjershė nuk ka hyrė nė asnjė botim timin
gjatė 50 vjetėve.
-
-
E tashmė pas gjysmė shekulli, pas
shumė kohėsh heshtje sirtarėve, pėr nostalgji tė rinisė e vura
kėtė titull i cili ka njė kuptim simbolik, sepse shprehte njė
aspiratė, njė dėshirė, qė ishte tepėr e vėshtirė pėr tu kryer
nė atė kohė.
-
-
Shkrimtari Kadare kishte ardhur
enkas pėr kėtė botim nga Franca, vetėm njė ditė pėrpara
publikimit tė kėtij libri. Nė kėtė promovim merrnin pjesė mjaft
miq dhe kolegė tė shkrimtarit. Bujar Hudhri, botues i Shtėpisė
Botuese Onufri, ka prezantuar librin mė tė ri. Nė fjalėn e tij
ai shtoi se pėr tė ėshtė njė kėnaqėsi qė shkrimtari i madh
Kadare ka bashkėpunuar pėrgjatė kėtyre viteve.
-
-
Vetė Kadare, falėnderoi shtėpinė
botuese si dhe mbėshtetėsin kryesor tė kėtij botimi, Tirana
Bank. Ai tregoi se arsyeja e ardhjes sė tij ishte pikėrisht ky
botim dhe dėshira pėr ti vėnė njė titull, tė cilin e kishte
dobėsi qė nė rini tė tij. Pas njė qėndrimi relativisht tė
shkurtėr, Kadare pritet tė niset pėr Krishtlindje, drejt qytetit
ku ai jeton, Parisit
|
|