|
19 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (18.11.2005),
Piter Fedinski
Nesėr Presidenti Bush fillon njė vizitė tri ditėshe nė Kinė, ku
pritet tė diskutojė rreth rrugėve pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve
dypalėshe, qė zyrtarėt amerikanė i cilėsojnė si shumė tė mira.
Ndėrsa dy vendet bashkėpunojnė pėr njė numėr ēėshtjesh nė fushat e
sigurisė dhe tregėtisė, marrėdhėniet mes tyre komplikohen herė pas
here pėr shkak tė shqetėsimeve pėr tė drejtat e njeriut dhe
Tajvanin. Nė vazhdim do ti hedhim njė vėshtrim marrėdhėnieve
amerikano-kineze nė prag tė vizitės sė Presidentit Bush.
Duke folur javėn e kaluar pėr qėndrimin amerikan, Kėshilltari i
Presidentit Bush pėr Sigurimin Kombėtar, Stephen Hadley tha se
marrėdhėniet amerikano-kineze nuk kanė qėnė kurrė mė tė mira se
tani.
Marrėdhėniet
tona janė tė forta dhe na lejojnė tė punojmė nė mėnyrė tė sinqertė
me njeri tjetrin pėr njė sėrė ēėshtjesh, si luftėn kundėr
terrorizmit, tregėtinė, dhe bisedimet 6 palėshe.
- tha zoti Hadli.
Gjatė njė fjalimi nė Kioto tė Japonisė, Presidenti Bush u dėrgoi njė
mesazh udhėheqėsve kinezė para fillimit tė vizitės atje.
Duke
pėrqafuar lirinė nė tė gjitha nivelet, Tajvani i ka sjellė begati
popullit dhe ka krijuar nė shoqėri tė lirė e demokratike kineze.
- tha Presidenti.
Komenti i hapur pėr lirinė nė Tajvan, qė Kina e konsideron si njė
provincė separatiste, tėrhoqi menjėherė vėmendje nė Kinė. Ministri i
Jashtėm kinez Li Zhao Xing u pėrgjigj me shpejtėsi.
Ne duhet tė
punojmė shumė dhe mos tu kushtojmė vėmendje njerėzve qė flasin pėr
kėtė apo atė, qė pėrpiqen tė trondisin besimin tonė, veēanėrisht kur
ėshtė fjala pėr dashurinė pėr atdheun.
- tha ministri.
Presidenti Bush shkon nė Kinė nė njė kohė bumi ekonomik nė kėtė
vend. Kina sot prodhon aeroplanė, sonda hapėsire, ndėrton
qiejgėrvishės, po ndryshon peisazhin urban, dhe eksportet po mbushin
tregjet globale, pėrfshirė Shtetet e Bashkuara.
Megjithatė ekonomistėt amerikanė thonė se ky zgjerim ekonomik nxitet
nga paga artificialisht tė ulta dhe nga monedha me njė kurs
shkėmbimi fiks. Jing Huang, studiues pranė Institutit Brookings,
thotė se njė gjendje e tillė dėmton punėtorėt kinezė dhe u sjell
pėrfitime vetėm elitave udhėheqėse dhe korporatave ndėrkombėtare.
Kjo u krijon
mundėsi ti mbajnė pagat tė ulta. Nuk i lejon punėtorėt kinezė tė
organizohen nė sindikata dhe u jep mundėsi udhėheqėsve tu heqin
punėtorėve disa pėrfitime qė i meritojnė. -tha
studjuesi.
Zyrtarėt amerikanė kanė ngritur shqetėsime rreth lirisė fetare nė
Kinė, duke pėrmendur veēanėrisht udhėheqėsin shpirtėror tė Tibetit,
Dalai Lama. Presidenti Bush ka nė plan gjatė vizitės tė marė pjesė
nė njė meshė tė djelėn nė njė kishė nė Pekin dhe tė bėjė thirrje pėr
liri tė fjalės.
Populli i
Kinės dėshiron mė shumė liri tė shprehuri, liri besimi pa kontroll
shtetėror, qė tė botojė Biblėn dhe tekste tė tjera tė shenjta pa
patur frikėn e dėnimit.-
tha ai.
E
drejta e pronės intelektuale, po ashtu pritet tė jetė nė rendin e
ditės tė vizitės sė Presidentit Bush. Megjithatė, Gjing Huang thotė
se kjo ėshtė njė ēėshtje e komplikuar qė vė pėrballė udhėheqėsit e
Pekinit me zyrtarėt vendorė.
Nė
se bisedon me udhėheqėsit nė Pekin, ata janė tė sinqertė dhe duan tė
bashkėpunojnė me ne pėrsa i pėrket tė drejtave tė autorit. Por nė se
ulesh nė nivel vendor, gjendja ėshtė krejt ndryshe. Pra pėrpjekjet
tona janė nė fakt me qeveritė lokale nė Siēuan, Henan, Shandong e
rajone tė tjera. Kėto qeveri nuk janė tė interesuara pėr mbrojtjen e
tė drejtave tė autorit, pasi ato pėrfitojnė nga shkeljet e tyre.
Administrata amerikane ėshtė shprehur e kėnaqur me komentet qė bėnė
zyrtarėt kinezė gjatė vizitė snė Nju Jork tė Presidentit Hu Gjin
Tao. Kėshilltari i Sigurimit Kombėtar Stephen Hadley tha se problemi
tani ėshtė qė kėtė deklarata tė kthehen nė masa konkrete.
|