|
-
19 nėntor 2005 /TN
-
-
Prof.
Shaban DEMIRAJ*
-
-
Nė kėtė 450 vjetor
tė botimit tė librit tė parė shqip tė zbuluar deri sot jemi
mbledhur sot kėtu nė kėtė tubim shkencor pėr tė pėrkujtuar me
njė varg kumtesash kėtė ngjarje me rėndėsi tė jashtėzakonshme
pėr historinė e shkrimit shqip dhe tė kulturės shqiptare nė
pėrgjithėsi.
-
-
Kjo konferencė
shkencore ndėrkombėtare, e organizuar nga Instituti i Gjuhėsisė
dhe Letėrsisė i ASH, kurorėzon njė varg tubimesh shkencore tė
organizuara nė Prishtinė, Tetovė, Ulqin, Mynih, etj. pėr tė
pėrkujtuar dhe vlerėsuar nė kėtė vit jubilar njė nga ngjarjet mė
tė shėnuara tė historisė sė kulturės shqiptare.
-
-
Dhe pa dyshim qė njė
ngjarje e tillė aq e rėndėsishme e meritonte tė pėrkujtohej jo
vetėm nga studiuesit shqiptarė, por edhe nga mjaft albanologė tė
huaj, sepse tė gjithė kėta nė veprėn e Buzukut gjejnė njė burim
tė pashtershėm pėr tė ndriēuar njė varg problemesh tė lidhura jo
vetėm me historinė e shkrimit tė shqipes por edhe me evolucionin
historik tė kėsaj gjuhe.
-
-
Dhe mund tė pohohet
pa mėdyshje se, me gjithė ndihmesat e shumta tė bėra deri sot
nga studiues tė tillė si: Pal Skiroi, Norbert Jokli, Eqrem
Ēabej, Namik Resuli, Justin Rrota, Selman Riza, Kolė Ashta,
Wilfied Fiedler, Idriz Ajeti, etj, si edhe nga njė varg
studiuesish tė tjerė sidomos nėpėr tubimet e shumta shkencore
kushtuar jetės, veprės dhe gjuhės sė kėtij pioneri tė shkrimit
shqip, prapė mbeten ende tė pasqaruara bindshėm disa ēėshtje tė
rėndėsishme, qė kanė tė bėjnė me vėtė personin e Gjon Bdek
Buzukut, me trajtėn dialektore tė gjuhės sė tij edhe me vendin e
botimit tė veprės sė tij.
-
-
E njė dėshmi e qartė
pėr kėtė ėshtė edhe tematika e kumtesave tė kėsaj kpnference.
Gjithsesi, njė gjė ėshtė e sigurt se, kur para mė shumė se 450
vjetėsh njė famulltar shqiptar, qė shėrbente nė njė kishė as
shumė afėr por as shumė larg vendit tė botimit tė librit tė tij,
"tue u kujtuom shumė herė se gluha jonė nuk kish gjaa tė
endigluom en sė shkruomit shenjtė", iu pėrvesh me zell punės sė
vėshtirė pėr tė shkruar njė libėr mjaft tė vėllimshėm nė gjuhėn
amtare , i nxitur, siē na e thotė vetė, "en sė dashunit sė
botėsė sanė".
-
-
Ai, pra, ishte i
vetdijshėm se po i hynte njė pune tė guximshme dhe do tė merrte
edhe mė shumė zemėr, sikur ta dinte se me kėtė ndėrmarrje tė
vėshtirė po hidhte themelet e njė tradite shkrimore, qė lulėzoi
nė Dheun e Arbėnit nė shekujt e mėpasmė me shkrimet e Budit,
Bardhit, Bogdanit, etj, pėr tė mos rikujtuar kėtu edhe autorė tė
tjerė tė panjohur si frat Pali prej Hasi, qė pėrmend Budi nė
veprėn e tij mbi Doktrinėn e kėrshtenė tė vitit 1618.
-
-
Rrethanat
historiko-shoqėrore, qė bėnė tė mundur zhvillimin e kėsaj
tradite nė trevat shqiptare, ku nė shėrbesat fetare pėrdoreshin
rregullisht latinishtja dhe greqishtja, mbeten pėr t'u hulumtuar
mė tej. Gjithsesi, krijimi dhe zhvillimi i traditės pėr tė
shkruar shqip nuk mund tė mendohen pa vetėdijshmėrinė dhe
vendosmėrinė e Buzukut dhe tė autorėve tė tjerė pas tij pėr tė
lėvruar gjuhėn amtare nė shėrbim tė popullit tė vet. Dhe e
njėjta gjė vlen tė vihet nė dukje edhe pėr Matrėngėn dhe autorėt
e tjerė arbėreshė pas tij nė ngulimet arbėreshe pėrtej brigjeve
tė Adriatikut.
-
-
Buzuku dhe Matrėnga
mbeten sot pėr sot tė parėt autorė, qė vunė themelet e njė
tradite tė lėvrimit tė shqipes pėrkėtej dhe pėrtej brigjeve tė
Adriatikut, megjithėse nuk mungojnė tė dhėna, qė dėshmojnė se
kjo gjuhė duhet tė jetė shkruar edhe para tyre. Duke falenderuar
autorėt e kumtesave tė kėsaj konference shkencore pėr ndihmesat
e tyre, u uroj atyre suksese tė mėtejshme nė punėn e tyre pėr
ndriēimin e problemeve tė shumta tė historisė sė gjuhės shqipe.
-
-
(*Ish kryetar i
Akademisė sė Shkencave)
|
|