|
- 18
nėntor 2005 /TN
-
-
Skėnder GASHI - Vjenė (Austri)
-
-
Nė numrin 6 / 2005 tė revistės Österreichische Militärische
Zeitschrift, qė doli nga shtypi para njė jave, ėshtė botuar njė
punim i gjatė i autorit Rastislav Bachora. [Autori ėshtė i
lindur nė Bratisllavė. Ka studiuar shkencat politike, histori
dhe sllavistikė; studimet e specializimit nė fushėn e
terrorizmit dhe tė krimit tė organizuar i ka bėrė nė Beograd.
-
-
Ka poste prej funksioni nė revstėn nga e cila u nxorr kjo pjesė
e punmit tė tij, nė Institutin pėr politikė tė sigurisė dhe nė
Institutin Gjuhėsor tė armatės austriake.] Punimi ėshtė
titulluar Serbia e Mali i Zi - Korniza kushtetuse- juridike dhe
realpolitike e sigurisė. Mė poshtė po e sjellim tekstin
integral tė shqipėruar tė pjesės sė kėtij punimi nga
nėnkapitulli Ēėshtje juridike tė sovranitetit -pjesė qė
ka tė bėjė me Kosovėn. Nė dy pasuset e gjata tė kėtij kapitulli
autori sqaron se:
-
-
Tėrėsia territoriale dhe sovraniteti i bashkėsisė shtetėrore
kushtėzohet nga dy rrafshe tė administrimit: nga njėra anė nga
ēėshtja ende e hapur e statusit ndėrkombėtar tė Kosovės dhe, nga
ana tjetėr, nga aspiratat pėr pavarėsi tė elitės malazeze.
-
-
Kosova ėshtė de jure pjesė integrale e Serbisė mirėpo, qė nga
nėnshkrimi i Marrėveshjes Ushtarake - Teknike me NATO -n mė 9
qershor 1999 - marrėveshje qė e pėrmbylli luftėn pėr Kosovėn -
Kosova ėshtė njė protektorat ndėrkombėtar nėn administrimin e
OKB -ės. Rezoluta 1244 e KS tė OKB ės. e 10 qershorit 1999 ia
garanton Serbisė, ēėshtė e drejta, paprekshmėrinė territoriale
e bashkė me kėtė edhe pėrkatėsinė e Kosovės Serbisė. Mirėpo,
pasojė e drejtpėrdrejtė e luftės dhe e intervenimit tė NATO -s
ėshtė rrethana qė Beogradi tanimė i ka humbur tė gjitha llojet e
sovranitetit mbi Krahinėn.
-
-
Duke qenė se Kosova e banuar nga rrreth 2 milionė shqiparė (90%
shqiptarė, ndėrsa pjesėn tjetėr e pėrbėjnė nė rend tė parė
pakica serbe dhe tė tjerat) teorikisht mund ti plotėsojė, sipas
tė drejtės ndėrkombėtare, atributet mė tė rėndėsishme pėr
shtetformim (Popullin, Territorin, Administratėn), pavarėsia e
Kosovės nė njė tė ardhme tė afėrt nuk pėrjashtohet.
-
-
Elita shtetėrore serbe po pėrpiqet, ta merr mendja, ta pengojė
kėtė. Se kundėr sovranitetit shtetėror tė Kosovės janė edhe
elitat e orientuara hapur proeuropiane, u pa me rastin e vizitės
sė presidentit tė Serbisė Boris Tadić nė Kosovė mė 12 - 13
shkurt 2005. Me rastin e vizitės sė parė tė njė kreu shtetėror
serb nė Krahinė qė nga viti 1999, Tadić tha se pėr tė ėshtė e
papranueshme njė Kosovė e pavarur dhe e ritheksoi edhe njė herė
integritetin territorial tė Serbisė.
-
-
Ēėshtja e hapur e statusit tė Kosovės dhe konfliktet e interesit
tė lidhura me tė paraqesin aktualisht sfidat mė tė mėdha
politike e tė sigurisė pėr BE -nė. Bartėsit e vendimmarrjes tė
bashkėsisė ndėrkombėtare paralajmėruan, pas ngjarjeve tė
pėrgjakshme tė 17 marsit 2004 tė ekstremistėve shqiptarė, qė nė
vitin 2005 tė merret njė vendim (i pėrkohshėm) pėr zgjidhjen e
ēėshtjes sė statusit tė Kosovės.
-
-
Qė
atėherė kreu i Beogradit po pėrpiqet hapur qė pėrmes kanalesh
zyrtare e jozyrtare diplomatike tė ndikojnė tek vendimmarrėsit
nė BE e nė mėnyrė tė veēantė nė Washington. Vėshtruar nė
aspektin realpolitik vendimi mbi tė ardhmen e Kosovės do tė
merret, pas gjithė gjasėsh, nė Washington. Sė kėndejmi proceset
vendimmarrėse nė Shtėpinė e Bardhė dhe nė Kongresin e SHBA -ve
konsiderohen tė njė rėndėsie tė veēantė.
-
-
Pėrfaqėsues tė ndryshėm serbė kanė lidhje tė mira me kongresmenė
republikanė; nė fushatėn zgjedhore tė SHBA -ve serbėt qė jetojnė
nė SHBA e pėrkrahėn kandidatin republikan George Bush. Pas
fitores sė pėrsėdytshme tė Bush -it nė zgjedhjet presidenciale
tė 2 nėntorit 2004 nė Serbi lėshuan shtat shpresat se nė
Ballkanin Perėndimor nuk do tė ndodhin kurrfarė ndryshimesh tė
kufinjve.
-
-
Derisa demokrati John Kerry gjatė fushatės paralajmėronte se do
t'i pėrkushtohej energjikisht problematikės sė Ballkanit
Perėndimor, pėr Bush -in nė qendėr tė vėmendjes ėshtė edhe sot e
gjithė ditėn luftimi i terrorizmit global dhe Rregullimi i Ri nė
Lindjen e Afėrme. Sė kėndejmi, sipas pikėpamjeve tė ekspertėve,
njė ndryshim i kufinjve nė jug tė Serbisė gjatė mandatit tė dytė
presidencial tė Bush it, sadoqė nuk mund tė pėrjashtohet ėshtė,
megjithatė, i vėshtirė pėr t'u besuar.
|
|