|
18 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (17.11.2005),
Armand Mero
Kosova ka qenė sot tema kryesore e bisedimeve mes ministrit tė
jashtėm shqiptar Besnik Mustafaj dhe atij tė Unionit Serbi-Mali i
Zi, Vuk Drashkovic nė Strasburg ku ka zhvilluar punimet asambleja
parlamentare e Kėshillit tė Europės.
Nė
njoftimin zyrtar tė ministrisė shqiptare tė jashtme thuhet se takimi
ka qenė i gjatė dhe se tė dy ministrat kanė mbrojtur hapur
pikėpamjet e secilės palė lidhur me statusin pėrfundimtar tė
Kosovės.
Pikėpamje tė cilat siē dihet janė shumė larg njėra tjetrės. Tirana
zyrtare, pavarėsisht formulimeve, i ėshtė pėrmbajtur idesė sė
pavarėsisė sė Kosovės. Ky qėndrim ėshtė mbėshtetur dhe nė tekstin e
njė rezolute qė pritet tė miratohet dhe nga parlamenti shqiptar.
Megjithė dallimet e dukshme pėr kėtė ēėshtje, Tirana ka kėmbėngulur
nė nevojėn e forcimit tė bashkėpunimit dypalėsh me Beogradin. Dhe
kjo ėshtė theksuar edhe nė takimin e sotėm ky tė dy ministrat e
jashtėm kanė rėnė dakort qė marrėdhėniet tė zgjerohen pavarėsisht
pozicioneve tė ndryshme pėr tė ardhmen e Kosovės.
Takimi i sotėm ėshtė i dyti mes ministrave tė jashtėm tė Shqipėrisė
dhe Unionit Serbi-Mali i zi, pas atij tė shtatorit nė Nju Jork,
gjatė asamblesė sė Kombeve tė Bashkuara.
|