|
18 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (17.11.2005),
Laura Konda
Pėr tė
diskutuar mbi pėrmbajtjen e rezolutės sė miratuar sot nga Parlamenti
i Kosovės, Zėri i Amerikės intervistoi Kryetarin e Grupit
Parlamentar tė Partisė Demokratike tė Kosovės, Jakup Krasniqi.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Krasniqi, Rezoluta u miratua me disa ndryshime
tė variantit tė parė tė paraqitur nga Partia Demokratike. Ēfarė
ndryshimesh i janė bėrė kėtij varianti?
Jakup
Krasniqi:
Nė fakt, sot nė Kuvendin e Kosovės ėshtė miratuar rezoluta, pėr tė
shprehur vullnetin politik tė popullit tė Kosovės, pėr Kosovėn shtet
tė pavarur dhe sovran. Rezoluta qė ėshtė miratuar sot nga deputetėt
e Kuvendit qė kanė qenė prezent, ėshtė nė esencė rezoluta, qė kohė
mė pare ka ofruar Grupi Parlamentar i Partisė Demokratike tė
Kosovės; dhe sot, tė gjitha grupet parlamentare, nė unitet tė plotė,
kanė harmonizuar (lexo: formuluar) tekstin dhe teksti ėshtė lexuar
nė Parlamentin e Kosovės. Teksti ėshtė i harmonizuar dhe shpreh
qėndrimin dhe vullnetin e tė gjithė pėrfaqėsuesve politikė tė tė
gjithė qytetarėve tė Kosovės, pėrveē palės sė minoritetit serb.
Zėri i
Amerikės:
Mė konkretisht, ēfarė ndryshimesh ju bėnė
variantit tė parė tė rezolutės, pėr tė cilėn pati debat?
Jakup
Krasniqi:
Ndryshimi i parė ėshtė se rezoluta nė tekstin e harmonizuar kohė mė
pare nga shefat e grupeve, ka qenė Resolutė pėr Kosovėn shtet tė
pavarur dhe Sovran; ndėrsa tani, teksti ėshtė: Rezolutė pėr
rikonfirmin e vullnetit tė popullit tė Kosovės, pėr Kosovėn shtet tė
pavarur dhe Sovran. Kurse ndryshimi tjetėr ėshtė nė pikėn njė. Nė
rezolutėn e mėparshme thuhej se Kuvendi i Kosovės rikonfirmon
shpalljen e vullnetit tė popullit tė Kosovės pėr Kosovėn shtet tė
pavarur dhe Sovran dhe tani fjala shpallja ėshtė hequr dhe thuhet
Kuvendi i Kosovės rikonfirmon vullnetin e popullit tė Kosovės pėr
Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran.
Zėri i
Amerikės:
Zyrtarėt ndėrkombėtarė nė Kosovė u shprehėn
dje me rezerva ndaj rezolutės. A mendoni qė pas kėtyre ndryshimeve,
ajo do tė jetė mė e pranueshme
Jakup
Krasniqi:
Ne besojmė qė me ndryshimet qė janė bėrė dhe me tekstin qė ėshtė mė
i konkretizuar, nė disa drejtime, nuk do tė hasė nė kundėrshtimin e
faktorit ndėrkombėtar dhe jam i bindur qė kjo ėshtė e pranueshme dhe
nė fakt shpreh nė njė formė dhe vlerėson edhe kontributin e
bashkėsisė ndėrkombėtare pėr realitetin e ri qė ėshtė krijuar nė
Kosovė.
Zėri i
Amerikės:
Njė nga pikat e rezolutės, ėshtė edhe respektimi dhe
garantimi i tė drejtave tė minoriteteve, njė ēėshtje pėr tė cilėn
zyrtarėt ndėrkombėtarė kanė shprehur vazhdimisht shqetėsime. Si
mendoni se do tė arrihet realizimi i tyre?
Jakup
Krasniqi:
Deri tani, zyrtarėt e Kosovės kanė patur shumė kufizime nė ushtrimin
e detyrave tė tyre ekzekutive. Ne shpresojmė qė me marrjen e
pėrgjegjėsive nga institucionet e Kosovės, ato do tė garantojnė njė
jetė tė lirė dhe tė qėndrueshme me tė gjithė komunitetet qė jetojnė
dhe dėshirojnė ta ndėrtojnė jetėn e tyre tė re nė shoqėrinė
demokratike nė Kosovė.
Zėri i Amerikės:
Zoti Krasniqi, zyrtarėt ndėrkombėtarė jo
vetėm nė Kosovė, por edhe nė diskutimet qė janė zhvilluar kėtu nė
Washington, kanė shprehur shqetėsime lidhur me mosvarrėveshjet mes
politikanėve shqiptarė dhe ndikimin qė mund tė kenė ato nė bisedimet
pėr statusin. Me miratimin e rezolutės, a mund tė thuhet se janė
kapėrcyer kėto mosmarrėveshje?
Jakup
Krasniqi:
Mendoj qė rezoluta qė ėshtė miratuar sot nė Kuvendin e Kosovės i ka
kapėrcyer tė gjitha divergjencat qė kanė ekzistuar mes subjekteve
politike nė Kosovė, ose liderėve politikė nė Kosovė. Tani kėta
liderė politikė kanė pėrpara njė projekt tė rezolutės e cila i jep
tė drejtėn dhe obligim Kuvendit tė Kosovės qė tė monitorojė tė
gjithė procesin politik nė bisedimet pėr tė ardhmen e Kosovės.
Zėri i
Amerikės:
Negociatat pėr statusin pritet tė fillojnė
sė shpejti. Deri nė ēfazė kanė arritur tashmė pėrgatitjet e grupit
negociator tė Kosovės dhe si do ta gjykonit ju pėrgatitjen e tyre?
Jakup
Krasniqi:
Mendoj qė rezoluta ka hapur perspektiva tė reja, janė bėrė
pėrpjekjet e para nga grupi politik strategjik qė do ti ofrojė
dokumentet pėrkatėse grupit negociator dhe jemi tė bindur se
pėrfaqėsuesit politikė tė Kosovės do tė jenė tė pėrgatitur pėr tė
hyrė nė kėtė proces qė nuk do tė jetė i lehtė; do tė jetė njė
proces, por kemi bindjen, se me ndihmėn dhe me mbėshtetjen e
komunitetit ndėrkombėtar Kosova dhe pėrfaqėsuesit e saj do tė dalin
me sukses edhe nė kėtė proces tė vėshtirė.
|