| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Ēfarė
kam thėnė nė debatin e zhvilluar rreth Kosovės nė Universitetin e
Wupertalit nė Gjermani, me pjesėmarrjen e shqiptarėve,
serbėve dhe gjermanėve (15 nėntor 2005) |
|
| |
Rruga e paqes ėshtė njohja e tė
drejtės sė Kosovės pėr shtet sovran dhe tė pavarur |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
18
nėntor 2005 /TN
-
-
- E tashmja e Kosovės nuk mund tė kuptohet pa tė kaluarėn e saj,
po sikurse qė e ardhmja e Kosovės nuk mund tė ndėrtohet pa
njohjen e realiteteve tė sė tashmes sė saj -
-
-
Shkruan: Esat STAVILECI profesor i Universitetit tė Prishtinės
-
-
Nuk mund tė zhvillohet debat pėr konfliktet shqiptaro-serbe qė,
si temė ėshtė shtruar nga organizatori, pa ndriēimin
shkencor tė tyre dhe tė rrjedhave tė tyre.
-
-
Nga ngjarjet e ngjeshura historike mund tė nxirret njė pėrfundim
i qėndrueshėm:sė pari, se konfrontimi ndėrmjet kombit serb dhe
kombit shqiptar nė Ballkan, u zhvillua nė kushte tejet tė
pabarabarta pėr kombin shqiptardhe, sė dyti, se kjo epėrsi e
pushtetit nė anėn e palės serbe, u pėrcoll si vertikale
historike edhe gjatė konfliktėsisė shqiptaro-serbe nė kuadėr tė
Federatės multinacionale tė Jugosllavisė. Prandaj, ndodhi
qė Kosova tė pėrfshihet nė kuadėr tė shtetit
serbo-kroato-slloven, tė krijuar pas Luftės sė Parė Botėrore,
po sikurse qė ndodhi qė ajo u gjet nė pėrbėrje tė Jugosllavisė
sė pas Luftės sė Dytė Botėrore, tė themeluar, siē ėshtė e
njohur, si shtet federativ multinacional.
-
-
Shqiptarėt nė Jugosllavinė e pas Luftės sė Dytė Botėrore
shquheshin me shumė karakteristika specifike demogragike,
territoriale dhe interetnike. Kėto karakteristika akademik
Gazmend Zajmi i pėrmblidhte nė katėr mė kryesore, duke theksuar
se ato pėrkah permasa e tyre, janė dhe karakteristika unike
gjeopolitike dhe tno-politike:gjysma e kombit shqiptar nė
Ballkan u pėrfshi brenda kufijve, si tė Jugosllavisė sė para
Luftės sė Dytė Botėrore, ashtu edhe tė Jugosllavisė sė pas kėsaj
lufte; territoret jetėsore tė gjysmės sė kombit shqiptar nė
Ballkan brenda kufijve tė Jugosllavisė dhe tė rreth gjysmės
tjetėr nė Shqipėri pėrbėjnė njė zonė unike terrtoriale nė
Ballkan tė vazhdimėsisė sė shumicės etniko-territoriale
shqiptare;shqiptarėt nė ish-Federatėn multinacionale tė
Jugosllavisė pėrbėnin njėrin ndėr kolektivitetet nacionale mė tė
mėdha pėrkah numri nė mesin e kolektiviteteve tė tjera
nacionale, qė pėrbėnin shoqėrinė multinacionale tė
ish-Federatės.
-
-
Nga kėto dhe karakteristika tė tjera ėshtė e rėndėsishme e dhėna
se shqiptarėt, nė fakt, qenė kolektivitet nacional mė i madh
se, pėr shembull, qoftė sllovenėt, qoftė maqedonėt, qoftė
malazezėt.
-
-
Nė
tė vėrtetė, ata pėrbėnin popullatėn pėr rreth dy herė mė tė
madhe se maqedonėt ose rreth shtatė herė mė tė madhe se
malazezėt. Edhe nė raport me numrin e pėrgjithshėm tė
shqiptarėve nė ish-Jugosllavi, shqiptarėt e Kosovės, si popull
dominant i saj nė aspektin demografik, pėrbėnin dy tė tretat.
-
-
Vėshtruar nga ky kėnd, atėbotė shtrohej, me tė drejtė,
pyetja:Pėrse njė kolektivitet nacional qė, pėrnga numri ėshtė
mė i madh dhe territorialisht mė kompakt se pjesa mė e madhe e
kolektiviteteve tė tjera nacionale, tė jetė e hendikepuar me
mosbarazi politiko-institucionale nė strukturėn interetnike,
territoriale dhe institucionale tė federalizmit multinacional
?, po qe se kihet parasysh fakti se pėrgjatė historiesė, pa
vullnetin e tij, kombi shqiptar, pėsoi njė hendikep me faktin e
ndarjes gjeopolitike tė tij.
-
-
Nga tė qenėt e shqiptarėve nė suaza tė federalizmit
multinacional, qė nga pėrfshirja e tyre nė to, u pa qartė
qėndrimi i pasinqetė i forcave politike tė Jugosllavisė ndaj
tyre. Kėshtu, nuk u realizua asgjė nga deklarata politike mbi
zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės pėrmes plebishitit pas Luftės
sė Dytė Botėrore.
-
-
Pėrkundrazi, nė kuadėr tė trajtave tė para tė federalizmit
polinacional, u paragjykua fati politik i Kosovės dhe i
popullit shumicė tė saj. Ilustrimin mė tė mirė pėr kėte e
paraqet reagimi i forcave udhėheqėse tė Jugosllavisė, pa dyshim
nėn ndikimin e fuqishėm tė faktorit serb, ndaj Rezolutės sė
Konferencės sė Bujanit(mbarimi i 43-it dhe fillimi i 44-it), njė
dokumenti qė mbėshteste tė drejtėn e vetėvendosjes, e drejtė kjo
qė garantohej atėherė pėrveē se nga dy ushtritė
nacional-ēlirimtare tė Shqipėrisė dhe Jugosllavisė, edhe
nga Bashkimi Sovjetik, Britania e Madhe dhe SHBA. Ēdo tė
thoshte reagimi i forcave politike tė Jugosllavisė ndaj kėtij
dokumenti, nuk ishte vėshtirė tė kuptohej.
-
-
Ai
reagim, nė fakt, pretendonte ta mbyllte mundėsinė e zgjidhjes
sė ēėshtjes sė Kosovės jashtė Serbisė, pretendim ky qė u
shoqėrua me vendosjen e gjendjes ushtarake nė Kosovė nga
autoritetet jugosllave pas Luftės sė Dytė Botėrore.
-
-
Theksimi i kėtyre fakteve dhe pėrqėndrimi i vėmendjes nė
mendimin shkencor politik, juridik e ndėrkombėtar, krijon
mundėsinė e nxjerrjes sė pėrfundimeve tė qėndrueshme mbi
lėvizjet dhe proceset institucionale dhe jashtinstitucionale nė
hapėsirėn e ish-Jugosllavisė dhe pėrjashtimin e Kosovės nga ato
lėvizje dhe procese, me shtypjen e vullnetit tė popullit tė saj
pėr subjektivitet tė barabartė me popujt e tjerė.
-
-
Ėshtė njė rast i mirė qė tė theksohet se lansimi dhe vėnia nė
lėvizje e slloganit se Jugosllavia mbrohet nė Kosovėnė tė
vėrtetė, kishte arsyetim tė dyfishtė:sė pari, justifikim tė
paqėndrueshėm para botėspėr numrin e madh tė viktimave
njerėzore nė Kosovė dhe, sė dyti, justifikim, sėrish tė
paqėndrueshėm, pėr instalimin e gjendjeve tė jashtėzakonshme nė
Kosovė.
-
-
Ēdo analizė, qoftė edhe e sipėrfaqshme politologjike, do tė
dėshmojė padrejtėsitė e mėdha ndaj kombit shqiptar nė Ballkan
pėrgjithėsisht dhe ndaj atij nė Kosovė veēanėrisht, padrejtėsi
kėto qė vėshtruar edhe aktualisht nė kohėn kur Kosovės i mohohet
e drejta e vetėvendosjes dhe i kushtėzohet tė bėrit shtet
sovran dhe tė pavarur, lėnė tė hapur burimin e jostabilitetit tė
lartė nė planin ndėrkombėtar. Prandaj, nė kuadėr tė pėrvijimeve
tė ēfarėdo varianti pėr paqe stabile nė rajon, nuk mund tė
largohemi nga pyetja se nėse dimė pėrgjigjet pėr shkaktarėt e
jostabilitetit, pse nuk ecim rrugės sė paqes. Rruga e paqes
ėshtė njohja e tė drejtės sė Kosovės pėr shtet sovran dhe tė
pavarur.
-
-
Organizatori i debatit ka shtruar pyetjen se i ēfarė natyre
ėshtė konflikti shqiptaro-serb:konflikt etnik apo ekonomik?Duke
qenė njė konflikt pėr territorin, Kosova ėshtė padyshim, dhe
konflikt pėr pasuritė qė ndodhen brenda territorit tė saj.
Nėntoka e Kosovės, veēanėrisht nė pjesėn veriore tė saj, ėshtė
shumė e pasur me minerale qė, nė fakt, e bėjnė Kosovėn njė basen
tė pashterrur pėr njė periudhė relativisht tė gjatė kohore.
-
-
Prandaj, posesivizmi serb mbi territorin qė, mė shumė se mbi
fakte, ndėrtohet mbi mite, ėshtė nė tė vėrtetė, synimi pėr tė
mbajtur nėn kontrollrajonin mė tė pasur natyror tė Kosovės.
Mirėpo, pėrpjekja pėr tė pėrthekuar dhunshėmnjė pjesė te
territorit tė Kosovės, ėshtė jashtė ēdo kriteri etnik dhe
demografik tė Kosovės dhe jashtė ēdo realiteti tė bazuar mbi atė
kriter. Nuk mund tė injorohet fakti pėr kuantume dhe
proporcione relative demografike dhe kombėtare shprehimisht tė
ndryshme, si dhe fakti tjetėr se Kosova nuk paraqet territor
diversifikativ tė karakterit enklav.
-
-
Kėtu u paraqitėn dėshmise Kosova ėshtė serbe. Mirėpo, janė
argumentet qė i kundėrvihen retorikave boshe. Argumentet
historike flasin bindshėm se serbėt janė vendosur nė Kosovė me
rastin e zgjerimit tė shtetit serb nė kėtė drejtim nga
nemanjiqėt. Nė librin qė po u shpėrndaj pjesėmarrėsve tė
debatitTė vėrteta pėr Kosovėn do tė ndeshni realitetin se nė
territorin etnik shqiptar, pėr pasojė pushtimesh, nė Mesjetė dhe
nė kohėn e Perandorisė Osmane, janė vendosur pakica sllave,
turke dhe rome.
-
-
Pakica serbe ėshtė shtuar ndjeshėm me kolonizimin e dhunshėm
midis dy luftėrave botėrore, megjithėse kurrė nuk ka arritur tė
jetė mbi 10% tė popullatės nė tėrėsi. Prandaj, nuk ėshtė e
mundshme qė Kosova tė trajtohet si mozaik nacional, po sikurse
qė nuk ėshtė e themeltė pėrpjekja e pseudoshkencės serbe qė
qėndrimet posesive serbe ndaj Kosovės ti mbėshtet nė histori.
Ato qėndrime janė dyfish tė pathemelta.
-
-
Sė
pari, janė tė pathemelta nė aspektin metodologjik tė cilėsimit
tė karakterit kombėtar tė territorit, meqė po tė merrej historia
si kriter, me gjithė realitetet nacionale-territoriale
bashkėkohore, Hungaria do tė kishte tė drejtė tė vinte
dorė mbi pjesėn jugosllave tė Panonisė;Bullgaria dhe Hungaria
do tė rivalizonin rreth Beogradit;Greqia do tė vinte dorė mbi
Stambollin; Shqipėria mbi Janinėn;Meksiko mbi Floridėn dhe
Kaliforninė;Suedia mbi Norvegjinė dhe Finlandėn;Gjermania mbi
pjesėt e rajoneve tė Shlezisė dhe Suedeteve;Danimarka mbi
Shlezvikun;Iraku mbi Kuvajtinetj.
-
-
Sė
dyti, qėndrimet posesive tė pėrmendura janė tė pabaza edhe nė
aspektin e tė vėrtetės materiale historike, meqė Kosova
pėrkundėr pohimeve me karakter tė tillė, nuk ėshtė as djep i
popullit serb, as djep i shtetit serb. Nė njė libėr timin me
titull Nė mbrojtje tė pavarėsisė sė Kosovės(1998)kisha shkruar
se Po qe se serbėt mendojnė se Kosova ėshtėzemėr dhe djep
i shtetit serb, duhet tė kuptojnė se transplatimiėshtė bėrė
nė trup tė huaj, sikurse qė edhe fėmija qė pėrkundet nė
djepėshtė fėmijė i huaj.
-
-
Shkenca e mirėfilltė ėshtė shumė rigoroze nė raport me
pseudoshkencėn qė braktisė rregullat dhe parimet mbi tė cilat
mbėshteten ligjsitė objektive.
-
-
Ka
shumė fakte dhe argumente qė objektivisht flasin se Kosova nuk
ka qenė fare nė kadėr tė Serbisė me konstituimin e saj si
shtet i pavarur nė Kongresin e Berlinit tė vitit 1878; se nuk ka
qenė nė kuadėr politik tė Serbisė me rastin e konstituimit tė
bazės sė Federatės sė ish-Jugosllavisė multinacionale nė nėntor
tė vitit 1943; se Kosova nuk ka qenė nė kuadėr politik tė
Serbisė me rastin e konstituimit tė saj si njėsi e veēantė
federale e Jugosllavisė me 9-12 nėntor 1944 nė Beograd, po
sikurse qė shumė fakte dhe argumente flasin se Kosova ėshtė
aneksuar nga Serbia nė vitin 1912 dhe 1918, se i ėshtė
bashkangjitur Serbisė nėn gjendje ushtarake (1945); se ėshtė
deklaruar pėr amendamentet e Serbisė nėn gjendje tė presioneve
tė jashtėzakonshme (1989), edhe pse votimi pėr ėshtė bėrė
edhe nga persona tė paautorizuar dhe se ka pasur shkelje
procedurash;se Kosova, me plebishit (1991), ėshtė deklaruar pėr
shtet sovran dhe tė pavarur; se Kosova me asnjė akt tė vetin
nuk ka dhėnė miratimin pėr krijimin e ish-Republikės Federative
tė Jugosllavisė dhe tė Unionit Serbi-Mali i Zi.
-
-
Edhe po qe se i referohemi teorisė kushtetuese dhe tė drejtės
ndėrkombėtare, do tė mėsojmė se vetėvendosja, si parim, dhe
pėrcaktimi i njė populli pėr tė ardhmen e tij, pėrbėjnė
pėrcaktuesin themelor dhe qėndror tė secilit popull pėr shtetin
e vet, nė truallin e vet jetėsor. Shqiptarėt pėr asnjė arsye nuk
mund tė pėrjashtohen nga kjo e drejtė, e cila, u takon qoftė si
e drejtė kombėtare, qoftė si e drejtė e njė territori tė
individualizuar.
-
-
Mbi bazėn e fakteve dhe argumenteve qė u theksuan dhe mbi njė
numėr tjetėr faktesh dhe argumentesh qė mund tė gjeni nė botimet
e mia qė po u shpėrndaj, Kosova nuk mund tė privohet nga e
drejta e tė qenėt shtet sovran dhe i pavarur.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2005
Trepca. net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|