|
17 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (16.11.2005),
Ardita Simiēia
Kosova
pėrgatitet pėr negociatat mbi statusin pėrfundimtar. Me emėrimin e
tė dėrguarit tė posaēėm tė Kombeve tė Bashkuara pėr kėtė proces,
Marti Ahtisari, pritet qė sė shpejti si Beogradi dhe Prishtina tė
fillojnė ti japin formė kėrkesave tė tyre pėr kėtė proces. Por siē
theksuan pjesėmarrėsit nė njė konferencė tė organizuar dje nė Klubin
Metropolitan, procesi i negociatave pritet tė jetė i vėshtirė, dhe
rezultati pėrfundimtar mund tė mos vijė pėrmes kompromisit, por si
imponim nga fuqitė perėndimore nė kėtė proces:
Konferenca e organizuar nga Aleanca pėr Kosovėn e re, theksoi
presidenti i saj Samuel Hoskinson, synon tė shqyrtojė perspektivėn
politike dhe ekonomike tė sė ardhmes sė Kosovės. Diskutimet u
pėrqėndruan kryesisht nė procesin e negociatave, pėrgatitjet dhe
kohėzgjatjen e tij dhe rezultatin e mundshėm pėrfundimtar:
"Ēfarė shansi kanė bisedimet Prishtinė-Beograd pėr tė pėrfunduar me
sukses, pra pėr tė dalė me njė marrėveshje tė mbėshtetur nga tė dyja
palėt? Unė shoh fare pak gjasa pėr njė marrėveshje tė tillė. Nėse
ndodh kjo, deri nė ēnivel mund tė imponojė komuniteti ndėrkombėtar
njė zgjidhje, nėse shqiptarėt qė pėrbėjnė 90 pėr qind tė popullatės
nė Kosovė nuk e mbėshtesin kėtė zgjidhje? A mund ti lejohet
Beogradit tė mbajė peng tė zhvillimeve tė brendshme politike tė
ardhmen e Kosovės dhe zhvillimin dhe qėndrueshmėrinė e mbarė
rajonit?" pyet ish-ambasadori Uilliam Uoker.
Profesor Sami Repishti thekson se pala shqiptare ėshtė shprehur
qartė se nuk do tė ketė kompromis pėr pavarėsinė dhe se edhe
komuniteti ndėrkombėtar duhet ta pranojė pavarėsinė si alternativa
qė i shėrben mė sė miri qėndrueshmėrisė dhe demokratizimit tė
Kosovės: "Demokratizimi i plotė i shoqėrisė, veēanėrisht mbrojtja e
pakicave mund tė arrihet mė sė miri pas shpalljes sė njė shteti tė
pavarur. Nocioni i pavarėsisė sė kushtėzuar nuk pranohet nė Kosovė.
Atje flitet tani pėr pavarėsi tė plotė me kushtėzimin e antarėsimit
nė Bashkimin Evropian dhe nė Nato."
Janush Bugajski i Qendrės pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare
thekson se sa mė shumė tė zgjasin negociatat pa arritjen e njė
rezultati pėrfundimtar, aq mė shumė do tė rriten tensionet si brenda
nė Kosovė, ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, dhe ndėrmjet Shteteve tė
Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Rusisė. Analisti foli edhe pėr
lidhjen ndėrmjet statusit dhe standarteve. "Standartet nuk mund tė
plotėsohen pa njė program tė qartė drejt statusit pėrfundimtar."
Por
Xhon Norris i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave thekson se vetė
shqiptarėt po e vėshtirėsojnė pozitėn e tyre duke u marrė me luftė
politike dhe duke mos u pėrqėndruar nė ēėshtjet thelbėsore: "Ka vend
pėr tu shqetėsuar shumė pėr qėndrimin e shqiptarėve tė Kosovės nė
kėtė proces. Nė njė kohė qė duhet tė luajnė njė rol shumė historik
partitė politike tė shqiptarėve janė angazhuar nė zėnka tė vogla
politike.
Ndėrkohė qė figura si Riēard Holbrook janė shprehur haptazi se nuk
duhet tė ketė asgjė mė pak se njė pavarėsi tė kushtėzuar, duket se
shqiptarėt po ia vėshtirėsojnė komunitetit ndėrkombėtar realizimin e
kėtij objektivi," thotė zoti Norris. Analisti thekson se politikanėt
shqiptarė po pėrpiqen tani tė tregojnė kush e do mė shumė
pavarėsinė, nė vend qė tė pėrpiqen ti provojnė komunitetit
ndėrkombėtar se janė tė aftė ta administrojnė Kosovėn.
Pjesėmarrėsit nė diskutim shprehėn shqetėsimin se me qėndrimet e
tyre, Prishtina dhe Beogradi do ta bėjnė tė pamundur arritjen e njė
kompromisi dhe si rezultat komuniteti ndėrkombėtar do tė detyrohet
tė imponojė njė zgjidhje. "Shumė vende perėndimore nuk janė me ngut
pėr tė arritur njė zgjidhje dhe pėr momentin po kėmbėngulin qė
zgjidhja duhet arritur nga palėt e angazhuara.
Por
meqė kjo do tė jetė thuajse e pamundur, kėto negociata do tė
vazhdojnė pafundėsisht, ose perėndimi do tė marrė nė dorė vendimin
pėr ta zgjidhur kėtė ēėshtje," thotė ish-Sekretari amerikan i
Mbrojtjes Morton Abramovic. Ish-zyrtari amerikan shpreh besimin se
pala shqiptare nė negociata do tė arrijė tė organizohet mė mirė dhe
do ti pėrmbahet njė qėndrimi maksimalist nė kėrkesat e tyre. Nėse
ndodh kjo, parashikon zoti Abramovic, sfida kryesore do tė jetė
decentralizimi. Shqiptarėt do tė forconin pozitėn e tyre nėse qė
tani angazhohen mė seriozisht nė zbatimin e standarteve, veēanėrisht
nė mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave.
Nė
drejtim tė garantimit tė tė drejtave tė pakicave, profesori i
Universitetit Kombėtar tė Mbrojtjes Hans Binendjik thotė se zgjidhja
pėrfundimtare duhet tė pėrfshijė krijimin e njė territori
relativisht autonom brenda Kosovės pėr kėto pakica: "Njė ndėr tre
pėrjashtimet qė ka bėrė Grupi i Kontaktit ėshtė tė mos ketė ndarje
tė Kosovės. Por nė realitet Kosova funksionon si e ndarė. Njė ndėr
mėnyrat pėr ta zhbėrė kėtė ndarje ėshtė krijimi i njė zone tė
mbrojtur pėr pakicat, e cila tė ketė njė zyrtar tė veēantė
administrues."
Nė
diskutimet pėr tė ardhmen ekonomike tė Kosovės, pėrfaqėsues tė
Bashkimit Evropian dhe Agjencisė Amerikane pėr Zhvillim Ndėrkombėtar
theksuan se, pavarėsisht nga procesi i negociatave, ata po punojnė
pėr tė zhvilluar shtyllat e njė shoqėrie civile me institucione tė
forta dhe me njė ekonomi tė suksesshme nė Kosovė, nė kuadėr tė
ndihmave pėr zhvillimin e mbarė rajonit. Dorothi Roxhers punon nė
programin e ndihmave ekonomike pranė Departamentit tė Shtetit:
"Programet tona tė ndihmave kanė pėr qėllim tė krijojnė pavarėsinė
ekonomike.
Shpresojmė se investimet e drejtpėrdrejta tė bėhen njė faktor i
rėndėsishėm i zhvillimit ekonomik tė Kosovės dhe zhvillimit tė mbarė
rajonit, pasi integrimi i rajonit tė Evropės Jug lindore, si tė vetė
rajonit ashtu edhe integrimi nė Evropė do tė jetė njė objektiv
kryesor. Nė kėtė drejtim zgjidhja e statusit ėshtė shumė e
rėndėsishme nė vendosjen e qėndrueshmėrisė, gjė qė tėrheq edhe njė
numėr mė tė madh investuesish."
Ecejaket diplomatike tė tė dėrguarit tė Kombeve tė Bashkuara Marti
Ahtisarit nė Prishtinė dhe Beograd pritet tė fillojnė brenda njė
periudhe tė shkurtėr kohore. Por arritja e njė zgjidhjeje do tė
kėrkojė njė kohė shumė mė tė gjatė dhe njė angazhim serioz dhe
ndoshta imponues nga fuqitė perėndimore. Pėr Zėrin e Amerikės Ardita
Simiēia, Washington.
|