|
17 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (16.11.2005),
Andre de Nesnera
Gjyqi i ish-Presidentit irakian Saddam Hussein pritet tė rifillojė
nė Bagdad gjatė kėtij muaji. Nė kėtė material nga Uashingtoni,
korrespondenti i Zėrit tė Amerikės Andre de Nesnera bėn njė
krahasim mes gjyqit tė Saddamit dhe atij tė ish-Presidentit
jugosllav Slobodan Millosheviē nė Hagė:
Mė
19 tetor, ish-presidenti irakian Saddam Hussein doli para njė
gjykatė nė Bagdad. Sė bashku me shtatė persona tė tjerė, ai ėshtė
akuzuar pėr krime kundėr njerėzimit, pėr torturimin dhe vrasjen e
mbi 140 burrave dhe djemve pas njė atentati kundėr tij nė vitin 1982
nė qytetin e Duxhailit. Ish-udhėheqėsi irakian deklaroi se ishte i
pafajshėm.
Pas
njė seance prej rreth tri orėsh, u vendos qė gjyqi tė rifillonte mė
28 nėntor. Gjatė seancės sė parė Sadam Huseini dhe avokatėt e tij
menjėherė sfiduan autoritetin e gjykatės sė posaēme. Laurel Miller,
eksperte pėr krimet e luftės nė Institutin e Paqes thotė se edhe njė
i pandehur tjetėr i njė profili tė tillė, e ka pėrdorur kėtė lloj
taktike. Tė njėjtėn gjė e kemi parė me gjyqin e ish-Presidentit
Jugosllav Sllobodan Millosheviē nė Hagė. Gjatė gjithė procesit, ai
ėshtė pėrpjekur tė sulmojė besueshmėrinė e gjykatės dhe tė sfidojė
legjitimitetin e saj. Dhe mendoj edhe nė gjyqin e Sadam Huseinit do
tė vazhdojmė tė shohim tė njėjtėn gjė, por nuk mendoj se kjo linjė
mbrojtjeje do tė jetė e suksesshme.
Krahasimi mes dy gjyqeve ėshtė i pashmangshėm. Bėhet fjalė pėr dy
ish-udhėheqės tė akuzuar pėr tė njėjtat krime: genocid, krime kundėr
njerėzimit dhe krime lufte. Por ekspertėt thonė se nuk ka ngjashmėri
tė tjera. Njė nga ndryshimet ėshtė se Sllobodan Millosheviēi po
vetėmbrohet, ndėrsa Sadam Huseini mbrohet nga njė ekip avokatėsh
ndėrkombėtarė.
Njė
ndryshim tjetėr ėshtė se Sllobodan Millosheviēi po gjykohet nga njė
gjykatė ndėrkombėtare, ndėrsa Sadam Huseini gjykohet nė vendin ku
akuzohet dhe gjykatėsit janė irakianė. Michael Scharf, njė ekspert i
njohur i sė drejtės penale ndėrkombėtare nė Fakultetin Juridik nė
universitetin Case tė Ohajos thotė se shumė njerėz donin qė Sadam
Huseini tė gjykohej nga njė gjykatė ndėrkombėtare.
Por
zoti Scharf thotė se zyrtarėt irakianė donin qė procesi tė kryhej nė
Irak, kėshtuqė krijuan atė qė ai e quan njė gjykatė vendase tė
ndėrkombėtarizuar: Ėshtė gjyq vendas sepse gjykatėsit,
prokurorėt janė irakianė dhe zhvillohet nė Bagdad. Por ėshtė i
ndėrkombėtarizuar sepse po pėrdor statutet e gjykatave pėr
Jugosllavinė dhe Ruandėn qė pėrcaktojnė krimet, mbrojtjen dhe
procedurėn. Dhe gjykatėsit dhe prokurorėt janė kualifikuar nga
organizata ndėrkombėtare joqeveritare dhe njė grup institucionesh
akademike po ndihojnė gjykatėsit, Pra ėshtė njė gjykatė hibride.
Ekspertėt thonė se njė ndryshim tjetėr mes dy proceseve ėshtė se
gjykatat ndėrkombėtare nuk parashikojnė dėnimin me vdekje. Kėshtuqė
dėnimi maksimal i Sllobodan Millosheviēit nėse shpallet fajtor do tė
ishte ai me vdekje. Ndėrsa Saddam Husseini mund tė dėnohet me
vdekje. Ekspertėt thonė se njė shqetėsim i shprehur nga zyrtarėt
irakianė ėshtė se sa gjatė po shkon gjyqi i Millosheviēit, pothuajse
katėr vjet.
Zonja Miller e Institutit tė Paqes thotė se nė Irak mund tė ketė
presion qė gjyqi i Saddam Huseinit tė jetė i shpejtė dhe tė mos
zgjasė aq shumė sa ai i Millosheviēit: Nga njėra anė, njerėzit
shqetėsohen qė procesi i Milloshevicit po zgjat kaq shumė, sepse
krijohet pėrshtypja qė drejtėsia po vonon dhe nuk po vendoset nė
vend. Por nga ana tjetėr, nė fund tė fundit nė gjyqin e
Millosheviēit, do tė ishte e pamundur qė dikush tė mbronte
argumentin qė procesi ka qenė i padrejtė. Kėshtuqė ndonjėherė nuk
ėshtė e thėnė qė shpejtėsia e procesit tė ketė lidhje direkt me
drejtėsinė.
Analistėt thonė se ėshtė thelbėsore qė gjyqi i Sadam Huseinit tė
jetė i drejtė. Por nga ana tjetėr ata janė tė njė mendjeje se do tė
jetė njė detyrė e vėshtirė duke patur parasysh gjendjen e tensionuar
politike nė Irak dhe praninė e njė tė pandehuri qė ngjall aq shumė
acarim tek popullsia.
|