|
17 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (16.11.2005),
Laura Konda
Alush Gashi,
kryetar i grupit parlamentar tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės tha
dje nė njė intervistė me Zėrin e Amerikės se njė Kosovė e pavarur do
tė ishte nė tė mirė jo vetėm tė saj, por edhe tė rajonit dhe tė
Serbisė dhe shtoi se shteti i Kosovės do tė garantonte tė drejtat e
pakicės serbe. Zoti Gashi ndodhet pėr vizitė nė Washington pėr
takime me nė Departamentin e Shtetit, Kongres dhe nė organizata qė
janė marrė me ēėshtjen e Kosovės, pėr bisedime para hapjes sė
negociatave. Kolegia Laura Konda e intervistoi zotin Gashi, i cili
foli fillimisht pėr rezolutėn qė diskutohet sot nė Kuvend dhe ku do
tė shprehet qėndrimi pėr pavarėsi pa kushte:
Zėri i
Amerikės:
Zoti Gashi parlamenti pritet tė diskutojė lidhur me
rezolutėn mbi pavarėsinė e Kosovės, ndėrkohė qė pėrfaqėsuesi i zyrės
amerikane nė Prishtinė dhe kryeadministratori i Kosovės kanė
shprehur shqetėsim qė kjo ėshtė e parakohėshme nė kushtet e tanishme
tė Kosovės. Ēfarė pritet nga sesioni i parlamentit?
Alush Gashi:
Nė seancėn e tre shtatorit u mor vendim qė tė formohet grupi pėr
hartimin e rezolutės, e cila do ti ofrohet seancės plenare pėr
shqyrtim, besoj pėr miratim. Grupet parlamentare kanė punuar sė
bashku dhe kanė arritur njė konsensus lidhur me tekstin tė cilin e
kanė nėnshkruar dhe ia kanė ofruar kryesisė sė Kuvendit pėr procedim
tė mėtejshėm dhe mendoj se ėshtė njė tekst i cili ėshtė shumė
korrekt nė regjistrin e sė kaluarės sonė. Ėshtė njė tekst qė shpreh
gjithashtu njė transparencė dhe njė korrektėsi pėr atė sesi e sheh
kuvendi Kosovėn:
Njė
Kosovė e cila do tė ketė njė kushtetutė evropiane, njė Kosovė e cila
do tė garantojė tė drejta pėr gjithė qytetarėt tanė, tė drejta tė
posaēme pėr minoritetet e kėshtu me radhė, por edhe qė kėrkon njohje
ndėrkombėtare tė njė Kosove tė pavarur, me njė pavarėsi tė plotė, pa
kushtėzime dhe mendoj se nė kėtė pjesė mund tė jetė mosmarrėveshja
lidhur me qendrat e ndryshme tė vendosjes, tė cilat janė tė bindura
se sot Kosova nuk mund tė njihet e pavarur, ndoshta duhet pritur
edhe disa muaj.
Zėri i Amerikės:
Nėnsekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns dhe zyrtarė tė tjerė
tė lartė ndėrkombėtarė kanė shprehur shqetėsim se gjendja
shėndetėsore e zotit Rugova mund tė ndikojė nė bisedimet pėr
statusin...
Alush Gashi:
Presidenti Rugova ka qenė nė njė shėndet tė mirė dhe ėshtė hera e
parė qė ka ankesa. Ato shqetėsime sigurisht qė janė tė datave mė tė
hershme tė para disa muajve. Fatmirėsisht pėrgjigjia ndaj terapisė
ėshtė shumė impresive dhe unė jam i bindur qė procesin e negociatave
presidenti do ta udhėheqė me shumė sukses.
Zėri i
Amerikės:
Aktualisht tani Lidhja Demokratike e Kosovės ėshtė pa
njė kryetar. Si po funksionon partia juaj nė kėto kushte?
Alush Gashi:
Jo, faktet tregojnė qė Lidhja Demokratike e ka kryetarin...
Zėri i
Amerikės:
E kam fjalėn qė kur kėrkoi dorėheqjen zoti
Rugova...
Alush Gashi:
Ne veprojmė nė bazė tė statutit i cili ėshtė i pranuar nga OSBE-ja
dhe nė bazė tė atij statuti, ne vjet i kemi patur zgjedhjet nė
parti, kemi pasur njė kuvend, ku doktor Ibrahim Rugova u zgjodh
kryetar i Lidhjes Demokratike dhe ai vazhdon tė jetė kryetar.
President Rugova me iniciativėn e tij ka ofruar dorėheqjen nė kryesi
tė LDK-sė qė pėr shkak tė angazhimeve ditore, qė nė kuadėr tė
statusit ne tė bėjmė njė zgjedhje tjetėr.
Statuti i Lidhjes Demokratike tė Kosovės cakton qė nė rast tė
angazhimeve tė kryetarit, atė punė mund ta kryejnė nėnkryetarėt,
Sekretari i Pėrgjithshėm, apo njė anėtar i kryesisė dhe mendoj se
ēėshtja e Kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, nė bazė tė
statusit do tė shqyrtohet nė kuvendin e ardhshėm, ku unė pres qė
zoti Rugova do tė zgjidhet pėrsėri Kryetar i Partisė Demokratike tė
Kosovės.
Zėri i
Amerikės:
Qeveria e
Serbisė ka paraqitur disa direktiva lidhur me zgjidhjen e statusit
tė Kosovės, sipas sė cilave hidhet poshtė ēdo lloj zgjidhjeje qė ka
tė bėjė me pavarėsinė dhe mbėshtet pėrpjekjet pėr njė marrėveshje
kompromisi. Sipas mendimit tuaj, sa do tė ndikonte kjo nė synimin qė
kanė shqiptarėt, synimin e sė ardhmes sė Kosovės qė ėshtė pavarėsia?
Alush Gashi:
Ne njohim tė drejtėn e Beogradit qė tė interesohet pėr minoritetin
serb nė Kosovė dhe lidhur me kėtė ēėshtje ne jemi shumė tė
interesuar qė tė bashkėpunojmė me tė. Sa pėr statusin e Kosovės,
Beogradi nuk ka tė drejtė dhe mendojmė qė njė pavarėsi e plotė dhe e
menjėherėshme do tė ndikonte mirė pėr rajonin, do tė jetė mirė edhe
pėr serbėt, si nė Kosovė, por ashtu nėse ėshtė mirė pėr nė Serbi, ne
nuk na pengon.
Ato
deklarata janė 50 vjet tė vonuara dhe mendoj se ēdo pėrpjekje e
Serbisė pėr ta ndėrruar kahjen e vėmendjes ėshtė gabim. Qeveria e
Serbisė ėshtė mirė tua shpjegojė qytetarėve tė Serbisė se Kosova do
tė jetė e pavarur, do tė jetė njė shtet normal i cili ofron fqinjėsi
tė mirė, i cili ofron garantim tė plotė tė sė drejtave tė
minoriteteve, kėtė radhė tė minoritetit serb, qė ofron edhe
mekanizma tė sigurtė, tė qėndrueshėm pėr garantimin e tė drejtave.
Prandaj si propozim i tillė, apo vendim i tillė pėr ne ėshtė
plotėsisht i papranueshėm.
Zėri i Amerikės:
Ditėt e fundit presiedenti i Serbisė, Boris Tadic ishte pėr njė
vizitė nė Moskė ku presidenti Putin nė bisedimet me tė shprehu
shqetėsim lidhur me fatin e 200 mijė serbėve tė zhvendosur nga
Kosova qė nga periudha e luftės. Sa reale ėshtė kjo shifėr?
Alush Gashi:
Kur diskutohet ēėshtja e tė drejtave tė njeriut, numrat ndoshta nuk
kanė edhe aq rėndėsi. Sigurisht, zoti Putin ka menduar se Kosova
kurrė nuk ka patur mė tepėr se 200 mijė serbė. Ne jemi zotuar dhe
kemi njė konsensus tė plotė qė ti sigurojmė tė drejtat e minoriteve
dhe nė kuadėr tė saj edhe tė drejtat e minoritetit serb. Kėshtuqė
presidenti rus nuk ka arsye tė shqetėsohet, sepse pėrpjekjet tona
janė shumė tė qėndrueshme. Ne nuk do tė lejojmė qė asnjė qytetar i
Kosovės tė diskriminohet dhe nė kuadėr tė saj, as minoriteti serb.
Zėri i
Amerikės:
A janė marrė masa konkrete pėr garantimin e tė
drejtave tė minoriteteve, kryesisht atij serb nė Kosovė?
Alush Gashi:
Me kornizėn kushtetuese janė specifikuar tė gjitha tė drejtat. Me
kushtetutėn qė ne ofrojmė si pjesė e kėtij procesi qė tani ka
filluar, do tė krijojmė mekanizma tė cilat i garantojnė ato tė
drejta dhe do tė ftojmė edhe institucione ndėrkombėtare pėr tė
mbikqyrur procesin. Nė Kosovėn e pavarur, sovrane, demokratike ne do
ta ftojmė edhe bashkėsinė ndėrkombėtare qė ndihmon pėr ēėshtjet e
sigurisė pėr gjithė qytetarėt e Kosovės.
Mendoj qė do tė jetė njė shtet i pavar me praninė e NATO-s, me
praninė e institucioneve ndėrkombėtare qė do ti vėzhgojnė
institucionet demokratike nė Kosovė dhe jam i bindur qė Kosova do tė
jetė shembull i mirė i zhvillimit tė njė demokracie nė Evropėn
Lindore.
Zėri i
Amerikės:
Cili ėshtė synimi i vizitės suaj kėtu nė Washington?
Alush Gashi:
Nė Washington ndodhem pėr takime nė Departamentin e Shtetit dhe nė
Shtėpinė e Bardhė, nė senat dhe Kongres si edhe nė njė numėr
organizatash qė kanė punuar pėr shumė vite pėr ēėshtjen e Kosovės.
Natyrisht nė fillim tė procesit tė negociatave, ne kemi arsye pėr tė
kėrkuar sqarime, pėr disa ēėshtje qė nuk janė tė specifikuara aty
dhe natyrisht si Kosovė e cila synon tė ketė lidhje speciale me
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ne me kapacitetin tonė modest e
ofrojmė fillimin e njė procesi tė tillė.
|