|
17 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (17.11.2005),
Barry Wood
Ndėrkohė qė statusi i marrėdhėnieve tė Serbisė me Kosovėn dhe Malin
e Zi do tė jetė shumė shpejt subjekt diskutimesh, politikanėt serbė
mund tė jenė duke hyrė nė njė fazė tė re e tė paparashikueshme
Nė
Serbi, koalicioni reformist i Kryeministrit Vijosllav Koshtunica
vazhdon tė qendrojė nė pushtet pėr shkak se ka mbėshtetjen jozyrtare
tė Partisė Socialiste tė Sllobodan Millosheviqit tė akuzuar pėr
krime lufte. Por, qeveria do tė pėrballet shumė shpejt me prova
kritike ndėrkohė qė pėrfytet me marrėdhėniet e Serbisė me Kosovėn
dhe Malin e Zi.
Ndėrkohė qė negociatat e organizuara nga Kombet e Bashkuara mbi
statusin e ardhshėm tė Kosovės pritet tė fillojnė shumė shpejt,
Kryeministri Koshtunica ėshtė nė procesin e formulimit tė pozitės sė
qeverisė sė tij. Edhe parlamenti po pėrgatitet tė hapė debatin rreth
ēėshtjes sė Kosovės.
Megjithėse formalisht ėshtė ende pjesė e Serbisė, Kosova ėshtė
administruar nga Kombet e Bashkuara pėr gjashtė vjet, qė kur forcat
e Natos dėbuan trupat serbe nga krahina. Shumica shqiptare prej 95
pėr qind e Kosovės kėrkon pavarėsinė dhe fuqitė e mėdha janė tani mė
afėr pranimit tė kėsaj mundėsie.
Por
nė Serbi, Kosova ėshtė njė ēėshtje shpėrthyese politike. Asnjė nga
partitė kryesore politike tė Serbisė nuk ėshtė e gatshme as tė
diskutojė rreth humbjes sė mundshme tė Kosovės, qė sipas tyre ėshtė
djepi i Krishterimit Ortodoks tė Serbisė. Morėpo privatisht,
politikanėt serbė pranojnė qė ka shumė tė ngjarė qė Kosova do tė
shkėputet nga Serbia. Fuqitė perėndimore tė pėrfshira mė shumė nė
negociatat e ardhshme ngulin kėmbė qė shqiptarėt e Kosovės duhet tė
garantojnė tė drejtat e pakicės dhe tė lejojnė frekuentimin e
faltoreve fetare serbe.
Edhe Mali i Zi ėshtė problem pėr Koshtunicėn. Ky territor i vogėl
dhe me popullsi tė rrallė ėshtė aktualisht i lidhur me Serbinė nė
njė federatė tė lirshme, por ai shtyp monedhėn e tij dhe gėzon
autonomi tė gjerė. Qeveria malazeze kėrkon pavarėsi tė plotė pėr
republikėn malore bregdetare dhe pritet qė vitin tjetėr Mali i Zi
tė mbajė njė referendum mbi pavarėsinė.
Analisti politik, Xhejms Lion, pėrfaqėsuesi i Grupit Ndėrkombėtar tė
Krizave nė Beograd, thotė se gjasat janė qė Mali i Zi tė shkėputet
nga Serbia. Ai pajtohet me shumicėn e analistėve, tė cilėt
parashikojnė qė edhe Kosova do tė fitojė njė lloj pavarėsie.
Analisti politik dhe ekonomik, Mirosllav Prokopijeviē, parashikon qė
humbja e tė dy territoreve mund tė pėrforcojė elementin nacionalist
nė politikat e Serbisė. Ai thotė se kur tė zhvillohen zgjedhjet nė
Serbi, ndoshta gjatė vitit tė ardhshėm, Partia nacionaliste ekstreme
Radikale do tė vijė nė pushtet:
Kjo ėshtė e sigurt, pėr shkak se sipas tė gjitha anketave tė
opinionit, ajo gėzon mbėshtetjen e 35 pėr qind tė qytetarėve dhe
pasi sipas sistemit tonė tė pėrfaqėsimit proporcional, me njė
pjesėmarrje prej 45 pėr qind ose mė pak nė zgjedhje, Partia Radikale
do tė ketė mundėsinė tė formojė vetėm qeverinė. Kjo do tė thotė,
theksoi analisti Prokopijeviē, se radikalėt do tė mbajnė tė paktėn
126 nga 250 vendet nė parlament.
Radikalėt, udhėheqėsi i tė cilėve, Vijosllav Sheshel, ėshtė hedhur
nė gjyq nė Hagė nėn akuzat pėr krime lufte, kanė qenė prej kohėsh
aleatė tė ish presidentit tė diskredituar Sllobodan
Millosheviē.
Zoti Koshtunica, njė avokat kushtetues, ka qeverisur nė krye tė njė
koalicion shumėpartiak tė pėrēarė. Si shumica e politikanėve
reformistė, ai kėrkon qė njė ditė Serbia tė jetė pjesė e Bashkimit
Evropian.
Negociatat paraprake kanė filluar, por Evropa dhe Shtetet e ashkuara
e kanė kushtėzuar pėrparimin e mėtejshėm drejt integrimit nė
institucionet perėndimore me ekstradimin brenda kėtij vitit tė Ratko
Mlladiēit, ish komandanti ushtarak i serbėve tė Bosnjės, ndaj tė
cilit janė ngritur akuza pėr krime lufte. Mendohet se zoti Mlladiē
ndodhet i fshehur nė Serbi.
|