|
16 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (15.11.2005),
Armand Mero, Tiranė
Ėshtė mbyllur
me tension dhe njė vendim ekstrem tė opozitės seanca pėr debat
lidhur me fenomenin e korrupsionit. Acarimi nisi qė gjatė mbrėmjes
sė djeshme ku pak para mesnatės punimet e parlamentit u bllokuan pas
vendimit tė kryetares Jozefina Topalli pėr tė nxjerrė jashtė salle
njė deputet socialist.
Sot deputetėt
e partisė mė tė madhe tė opozitės nuk u ulėn sėrish nė sallė nė
shenjė proteste, por qėndruan lart nė llozhat e parlamentit, vetėm
pėr tė ndjekur deklaratėn e kryetarit tė grupit tė tyre parlamentar
Pandeli Majko qė njoftoi bojkotimin e punimeve:
"Nė saje tė
kryeministrit tuaj shumė dinjitoz pamė se seanca u kthye nė teatėr
absurd. Reforma antikorrupsion u kthye nė dhunė verbale. Ai grup
ėshtė vendosur nė llozhė por pėr tė shprehur protestėn karshi
kryeministrit tuaj dhe mėnyrės se si jeni sjellė dje nė parlament,
sjellje qė ju hedh poshtė atė qė keni thėnė se do tė jeni avokate e
opozitės. Po pėrsėrisni tė njėjtat gabime qė keni bėrė nė 1992 dhe
qė i konkluduat nė 1997. Ne kemi vendosur tė mos vijmė nė seancė
derisa tė jemi tė bindur se kjo frymė nė kėtė sallė nuk do tė jetė e
njejtė me atė tė djeshmen".
Punimet e
parlamentit vazhduan mė pas normalisht. Debati i nisur qė dje u
karakterizua nga akuzat e ashpra qė e djathta nė pushtet bėri ndaj
pararendėsve tė saj. Pothuajse ēdo ministėr bėri biografinė e atij
qė ka zėvendėsuar duke deklaruar se kanė konstatuar abuzime tė
shumta financiare. Kryetari i grupit parlamentar tė Partisė
Demokratike Baimr Topi deklaroi se mė e pakta qė socialistėt duhej
tė bėnin ishte tė reflektonin:
"Pamė njė
grup parlamentar tė opozitės, i cili duhej tė refkektonte pėr atė
dėm tė konsiderueshėm qė i kanė bėrė jetės sė instiotucioeve dhe tė
shqiptarėve.Ne e kemi shprehur dhe here tė tjera se parlamenti ka
nevojė pėr njė opozitė serioze qė di tė bashkėpunoj, pėr njė opozitė
e cila dje kur ishte nė mazhorancė ka pėrdorur mjaft demogogji pėr
luftėn kundėr korrupsionit, pėr njė sistem kundėr kėsaj sėmundjeje".
Por dhe
socialistėt nga ana e tyre janė kundėrpėrgjigjur se fushata
antikorrupsion e demokratėve dhe qeverisė sė kryeministrit Berisha
ėshtė vetėm njė alibi pėr tė ndėrmarrė spastrime politike. Nga selia
e partisė sė tij, kryetari Edi Rama u shpreh lufta e demokratėve
kunder korrupsionit e nuk ėshtė gjė tjetėr vecse pėrbaltje e
kundėrshtarėve dhe se korrupsioni sipas tij nuk luftohet me fjalė,
me fyerje, me akuza nė erė, por me reforma.
Socialistėt
vendosėn qė tė bojkotojnė punimet e parlamentit deri tė hėnėn e
ardhshme. Ndėrsa demokratėt miratuan rezolutėn e pėrgatitur prej
tyre nė tė cilėn i kėrkohet qeverisė reformimi dhe strukturimi i
shėrbimit sekret, njė objektiv tė cilin nė tė vėrtetė qeveria ka
kohė qė ja ka vėnė vetes. Po ashtu iu kėrkua prokurorisė qė tė rrisė
reagimin pėr luftėn kundėr korrupsionit duke ndjekur penalisht cdeo
zyrtar tė lartė tė pėrfshirė nė korrupsion.
Po ashtu
parlamenti me anė tė rezolutės angazhohet qė brenda vitit tė shmangė
gjendjen e konfliktit tė interesave nė Kėshillin e lartė tė
Drejtėsisė, edhe kjo njė ēėshtje pėr tė cilėn ka njė debat tė hapur,
vecanėrisht pėr faktin se vetė ky kėshill, apo dhe ministria e
Drejtėsisė si dhe programi i asisitencės ligjore tė Bashkimit
europian janė anashkaluar tėrėsisht.
|