|
16 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės
(15.11.2005)
Qeveria e
Serbisė njoftoi se ka miratuar direktivat pėr bisedimet e ardhshme
pėr statusin e Kosovės, sipas tė cilave hidhet poshtė ēdo lloj
zgjidhjeje qė ka tė bėjė me pavarėsinė.
Dokumenti qė
do ti paraqitet ligjvėnėsve nė Beograd ditėt e ardhshme, mbėshtet
pėrpjekjet pėr njė marrėveshje kompromisi mbi tė ardhmen e Kosovės.
Por nė dokument hidhet poshtė si pa forcė ligjore ēdo zgjidhje qė do
tė vinte nė pikėpyetje sovranitetin e Serbisė dhe integritetin e saj
territorial.
Shumica
shqiptare e banorėve tė Kosovės kėrkojnė pavarėsinė, ndėrsa serbėt
kėmbėngulin qė ajo tė mbetet pjesė e Serbisė.
Nė njė takim
nė Moskė, presidenti i Serbisė Boris Tadiē dhe presidenti rus
Vladimir Putin bėnė paralajmėrim kundėr ēdo zgjidhjeje qė do tė
destabilizonte Ballkanin.
Zoti Putin
shprehu shqetėsim tė veēantė lidhur me gjendjen e rreth 200 mijė
serbėve qė u larguan nga Kosova pas ndėrhyrjes ajrore tė NATO-s nė
vitin 1999, qė i detyroi forcat serbe dhe jugosllave tė sigurisė tė
largoheshin nga Kosova. Qė nga mesi i atij viti, Kosova ėshtė nėn
administrimin e OKB-sė.
|