|
16 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (15.11.2005),
Naser Pajaziti, Shkup
Me miratimin
e njė deklarate tė pėrbashkėt pėrfundoi sot nė Shkup Konferenca e
ministrave tė mbrojtjes tė vendeve tė Kartės sė Adriatikut.
Nė deklaratė
theksohet se aktiviteti i vendeve pjesėmarrėse duhet tė orientohet
nė vazhdimin e bashkėpunimit rajonal, sigurimin e qėndrueshmėrisė nė
rajon, vazhdimin e reformave dhe partneritetin nė luftėn globale
kundėr terrorizimit.
Ministrat e
mbrojtjes deklaruan se ėshtė i nevojshėm sigurimi i njė zhvillimi
pozitiv pėr bisedimet pėr statusin e Kosovės. Gjithashtu u theksua
nevoja pėr mbėshtetjen e Bosnjė Hercegovinės dhe Serbisė e Malit tė
Zi nė Partneritetin pėr Paqe.
Ministrat e
mbrojtjes tė Maqedonisė, Shqipėrisė dhe sekretari i mbrojtjes i
Kroacisė nėnvizuan se vendet e tyre po vazhdojnė zbatimin e
reformave tė rėndėsishme ushtarake dhe juridike nė pėrpjekje pėr tė
arritur antarėsimin nė NATO nė njė tė ardhme tė afėrt.
Ministri
maqedonas i Mbrojtjes, Jovan Manasievski deklaroi se vendet e Kartės
sė Adriatikut deri tani kanė arritur rezultate tė suksesshme nė
fushėn e reformave tė brendshme dhe bashkėpunimin rajonal. Zoti
Manasievski tha se vendet e rajonit shpresojnė qė Aleanca e
Atlantikut Verior edhe mė tej do tė aplikojė politikėn e dyerve tė
hapura pėr vendet qė synojnė integrimin nė gjirin e saj.
Ministri
shqiptar i Mbrojtjes, Fatmir Mediu tha se Shqipėria ka bėrė
pėrparime tė ndjeshme nė drejtim tė pėrmbushjes sė kritereve pėr
anėtarėsim nė NATO.
"Shpresoj qė nė Samitin
e ardhshem te kete nje vleresim te qarte sa i perket progresit qe
eshte bere ne rrugen drejt integrimit ne NATO dhe me tej te merret
nje vendim i qarte per anetaresimin e Shqiperise dhe vendeve te
tjera te rajonit ne NATO-s ne nje te ardhme te afert",
tha zoti Mediu.
Nė konferencė
ishte i pranishėm edhe Peter Flory, ndihmėsi i Sekretarit amerikan
tė Mbrojtjes, i cili tha se Shtetet e Bashkuara do tė mbėshtesin
pėrpjekjet pėr integrimin sa mė tė shpejt tė vendeve tė rajonit tė
Ballkanit nė struktuar e Aleancės Veriatlantike.
Karta e
Adriatikut e mbėshtetur nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės u
nėnshkrua 2 vjet mė parė mes Shqipėrisė, Kroacisė dhe Maqedonisė, si
njė marrėveshje bashkėpunimi mes kėtyre vendeve qė aspirojnė njė
anėtarėsim sa mė tė shpejtė nė Aleancėn Atlantike.
|