|
-
16
nėntor 2005 /TN
-
-
Nga
Mark Bregu
-
-
Po afrohet 28 Nėntori, dita e
Shpalljes sė Pavarėsisė, dita qė shėnon shkėputjen pėrfundimtare
nga pushtimi pesėshekullor osman. Demokratėt, kėtė datė
historike (duke e bashkuar dhe me 28 nėntorin e kthimit tė
Gjergj Kastriotit nė Krujė dhe ēlirimin e saj), menduan ta
quajnė si njė datė unikale dhe pėrgjithėsuese, bashkė me
ēlirimin nga thundra nazi-fashiste (dhe kėtu nuk shoh asgjė
negative). Faktikisht, mė 28-29 Nėntor 1944 (ndonėse kam qenė
afro 9 vjeē) nuk kam qenė nė Shkodėr, por sipas mendjes time
asnjė tė keqe nuk shoh nė kėtė mes pėr ēėshtjen e datės 28
nėntor, nėse kėtė do ta quajmė ditėn e lirisė.
-
-
Ky konfondim datash mė duket tepėr
abstrakt dhe mė shuė se njė kapriēio. Jam i mendimit se njė
shtet, kur ēlirohet kryeqyteti duhet konsideruar i ēliruar.
Tirana u ēlirua mė 17 nėntor. Mbas kėsaj date kemi vetėm 12 ditė
luftė, d.m.th. pushtuesi ishte nė ikje. Atėherė, pėr tė shuar
grindjet me dy forcave mė tė mėdha politike ofroj mendimin qė
data 17 nėntor 1944 tė quhet dita e lirisė (ose dita e ēlirimit
nga okupatorėt nazi-fashistė). Kjo ishte nė formėn e njė
paranteze, ndėrsa titullin e shkrimit do tė mundohem ta trajtoj
me besnikėri sipas referencave historike.
-
-
Mė parė se tė flasim pėr ditėn e
shenjtė tė Pavarėsisė na duhet tė kalojmė nė ekranin e kujtesės
ato figura titanėsh qė pėrgatitėn premisat, sepse Pavarėsia nuk
erdhi nė mėnyrė spontane, por si njė anije triumfatorėsh qė
lundroi pėrmes lumenjve tė gjakut, pėr tė arritur nė bregdetin e
Vlorės.
-
-
Rezistenca antiosmane e ka
zanafillėn nė vitin 1389 (nė betejėn e Fushė-Kosovės), kur
Drenica trime nxjerr nga gjoksi i saj obeliqin qė ther njėrin
nga sulltanėt mė tė pėrbindshėm tė Perandorisė Osmane, Sulltan
Muratin. Pastaj kemi Kastriotėt, Gjon dhe Gjergj Kastriotin dhe
tė gjithė prijėsit e tjerė tė Arbėrisė. Mbi 100 kryengritje
antiosmane kemi mbas vdekjes sė Gjergj Kastriotit. Rrethimi i
fundit i Shkodrės shėnon "preludin" e lavdisė sė rezistencės
supernjerėzore, ku pėr afro njėvit rrethim (1478-1479)
shkodranėt, tė udhėhequr nga Anton Loredani, komandanti
legjendar venedikas, shkruajnė njė ndėr faqet mė tė ndritura tė
historisė. Cilit mė parė se kėtij trimi duhej t'i ishte ngritur
monumenti nė Kėshtjellėn e Rozafės?!
-
-
Qėndresa e klerikut dhe filozofit
Pjetėr Bogdani ėsht njė "zjarr" tjetėr i pashuar qė mban tė
ndezur kujtesėn e ēdo atdhetari tė ndershėm. Lidhja e Prizrenit
ėshtė "sirena" mė e fuqishme e zgjimit tė ndėrgjegjes nacionale.
Fatosat e kėsaj lidhjeje i japin "mesazhin" mė tė fuqishėm
Perandorisė Osmane dhe "lajmėrojnė" Europėn se ne jemi pasardhės
tė ilirėve dhe jo tė turko-tartarėve. Iljaz Pashė Dibra, Ymer
Prizreni, Sulejman Vokshi, janė martirėt e pavdekshėm tė kėtij
evenimenti madhor. Lidhja e dytė, na sjell nė skenė Haxhi Zekėn
(1880), shkodranin e madh Hodo Sokolin, qė shkul me pėrbuzje
gradat e Stambollės pėr t'i kthyer krenarinė Shkodrės.
Internohet nė shkretėtirat dhe burgjet e Anadollit.
-
-
Kush duhet tė kishte pėrmendore nė
Shkodėr para kėtij martiri?! Preng Bibė Doda kalon 29 vjet i
internuar nė shkretėtirat e Anadollit (1880-1909). Idriz Seferit
i vendoset litari nė majėn e lisit, por sfidon vdekjen duke u
pėrjetėsuar nė histori si martir. Kosova nuk hesht. Si njė
feniks ngrihet Isa Boletini, qė dridh portat e Stambollit. Dasho
Shkreli me kohė ia ka "zbardhur" faqen Shkodrės duke e mbushur
tokėn me koka asqerėsh turq. Ēuditėrisht edhe ky s'ka monument!
Dedė Gjon Luli e Mehmet Shpendi hyjnė triumfalisht nė eposin e
kreshnikėve duke i zbardhur faqen Shkodrės, Malėsisė, Dukagjinit
e mbarė Shqipėrisė. Ēuditėrisht asnjėri nuk ka monument!
-
-
Si "tufane" ngrihen Dom Nikollė
Kaēorri e Gjin Pjetėr Previzi, njėri nga Lura e tjetri nga
Kurbini. Ideatori dhe projektuesi i Pavarėsisė ėshtė
"superstati" i qytetarisė shkodrane, Luigj Gurakuqi.
-
-
Tė gjithė kėta "lumenj" zbresin nė
Vlorė, pėr t'i vėnė asaj "kurorėn" e lirisė. Nė Vlorė zbresin
trimat nga tė katėr anėt e Shqipėrisė, tė gjithė me kontributet
dhe vlerat e tyre. Ismail Qemali ngre flamurin dhe shpallet
mvetėsia e Shqipėrisė. Aktiviteti i Ismail Qemalit pėr
Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe krijimin e Shtetit tė parė Shqiptar
ėshtė i njohur dhe askush nuk mund ta mohojė, por nė tė njėjtėn
kohė ky aktivitet duhet tė vendoset (me shumė kujdes) nė
peshoren e historisė, duke i bashkangjitur edhe gabimet e mėdha
dhe fajet tė cilat mund tė na japin njė konstante reale pėr kėtė
figurė tė cilėn e kthyen nė "mit" dhe qė nė raport me figurat qė
trajtuam mė lart nuk na rezulton si i tillė (mendimi im).
-
-
Duke iu referuar librit tė Profesor
Arben Putos "Pavarėsia e Shqipėrisė dhe Diplomacia e Fuqive tė
Mėdha, 1912-1914", do tė shohim bashkėpunimin e fshehtė tė
Ismail Qemalit me majorin turk Beqir Gabreneja. Pra, Ismaili
bėnte lojė tė dyfishtė, nga njėra anė me gjashtė Fuqitė e Mėdha,
dhe nga ana tjetėr me Portėn e Lartė. Dėshira e tij pėr tė
sjellė nė Shqipėri njė prijės turk dhe pikėrisht Izet Pashėn,
ėshtė shfaqja mė konkrete e nostalgjisė sė tij pėr Perandorinė
sė cilės i kishte shėrbyer disa dekada, madje duke harruar edhe
shuplakėn qė pati ngrėnė nga Kryeministri turk brenda sallės sė
Parlamentit. Kėtė episod dhe bashkėpunimin e Ismail Qemalit me
majorin turk (tė sipėrpėrmendur) e kam trajtuar gjerėsisht nė
librin tim "Shakaxhinjtė" e Nacionalizmit.
-
-
Por ky episod nuk i kishte pėlqyer
njė mikut tim, dhe mė sugjeroi se burimi historik nga e kisha
marrė informacionin i pėrket periudhės komuniste. Vlen tė
theksojmė se ishte pikėrisht ky bashkėpunim i fshehtė i Ismail
Qemalit me Xhon-turqit qė i detyroi Fuqitė e Mėdha tė ndalonin
ēdo formė bashkėpunimi me Portėn e Lartė, dhe ky vendim u mor mė
datėn 29 korrik 1913, ku citohet: 1-Shqipėria formohet si
Principatė Autonome Sovrane... nėn garancinė e gjashtė Fuqive tė
Mėdha..."; 2- Ēdo lidhje Syzereniteti midis Shqipėrisė dhe
Turqisė pėrjashtohet.
-
-
Duke qenė se libri i
lartpėrmendur ėshtė shkruar nė periudhėn komuniste, dhe qė nė
mendjen e mikut tim apo tė ndonjė tjetri ėshtė krijuar bindja se
ēdo gjė qė ėshtė shkruar nė atė kohė ėshtė "antihistorike",
mendova qė tė servir njė fakt tjetėr historik, nga njė
historishkrues mjaft prestigjioz dhe qė askush nuk mund ta
akuzojė si komunist, dhe ky historian ėshtė mjaft i njohur:
"Historia e Shqipėrisė" (mendimi shqiptar), Tajar Zavalani,
1998, fq.248-249.
-
-
Citimi i drejtpėrdrejtė i autorit:
"Kupa e helmit pėr nacionalistėt shqiptarė u mbush kur Ismail
Qemali u kthye nė Shqipėri pikėrisht ndėrsa po luhej akti iu
fundit i dramės shqiptare. Duke ardhur nga Zvicra, ai ishte
ndalur nė Romė dhe ishte takuar me Ministrin e Jashtėm italian,
San Ciulianon. Ata bashkė kishin hartuar njė plan pėr tė
zbėrthyer njėherė e mirė ēėshtjen shqiptare. Mbasi zbritėn nė
Vlorė, Ismail Qemali shkoi nė Durrės, i shoqėruar nga paria e
Vlorės. Nė Durrės u mblodh kabineti nėn kryesinė e Princ Vidit,
pėr tė dėgjuar hollėsirat e planit shpėtimtar. Thelbi i
projektit ishte qė Shqipėria tė ndahej nė tri kantone tė
vetėqeverisura sipas modelit zviceran.
-
-
Princ Vidi duhej tė largohej,
kabineti tė jepte dorėheqjen dhe Shqipėria tė qeverisej nga
Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit (KNK). Princ Vidi, bashkė me
tė gjithė ata qė u ndodhėn nė atė mbledhje, duke pėrfshirė edhe
Isa Boletinin, e hodhėn poshtė me zemėrim dhe indinjatė planin e
Ismail Qemalit. Ismail Qemali, kur e pa se nuk i ndezi, u kthye
nė Vlorė dhe formoi "Komitetin e Shpėtimit Kombėtar" me disa
vlonjatė dhe refugjatė nga Shqipėria e Jugut. Komiteti i dėrgoi
njė shkresė Fuqive tė Mėdha, duke kėrkuar qė Komisioni
Ndėrkombėtar i Kontrollit ta autorizojė kėtė komitet tė marrė
qeverinė nė dorė dhe tė instalohej nė Vlorė duke caktuar Vlorėn
kryeqytet.
-
-
Ta bėnin Shqipėrinė, Zvicrėn e
Ballkanit, kishte qenė ėndrra e pionierėve tė Rilindjes
Kombėtare. Por tė krijohen tre kantone autonome nė rrethanat e
verės sė vitit 1914 nuk ishte gjė tjetėr veēse tė krijoheshin
tri zona influence: Austriake nė Veri, Italiane nė qendėr dhe
Greke nė Jug...! Prandaj nuk ėshtė aspak ēudi qė plani i Ismail
Qemalit u kritikua ashpėr nga opinioni nacionalist shqiptar dhe
mė nė fund autori u detyrua tė shkojė nė Itali, ku vdiq mė 1918.
-
-
Pėr tė shlyer ēdo acarim ndjenjash
mbas kėtij episodi tė vajtueshėm, Princ Vidi shkoi tinėz pėr tė
vizituar Vlorėn, ku u prit me shumė entusiazėm. Delegatėt e
qytetit dhe tė refugjatėve nga viset e okupuara iu lutėn qė tė
kujdesej pėr fatin e tyre. Porsa u kthye nė Durrės, Princ Vidi
mblodhi pėrfaqėsuesit e Fuqive tė Mėdha duke i porositur tė
bėjnė demarrshe pranė qeverive tė tyre qė tė pėrmbushin
detyrimet qė kishin marrė ndaj Shqipėrisė dhe ndaj atij
personalisht.
-
-
Por Fuqitė e Mėdha nuk kishin
ndėrmend tė merreshin me ēėshtjen shqiptare, veēse pėr tė bėrė
intriga kundėr njėra-tjetrės. Ato ishin duke zėnė pozita nė
parashikimin e luftės sė pėrgjithshme qė pritej tė fillonte
fatalisht me njė shpėrthim tė vrullshėm mbas vrasjes nė Sarajevė
tė Arqidukės Franc Ferdinand, i cili ra viktimė e njė grupi
terrorist serb. Durrėsi ngjasonte me njė vapor qė po mbytej.
Rebelėt e kishin rrethuar dhe gati izoluar nga pjesa tjetėr e
Shqipėrisė.
-
-
Fuqitė e Mėdha, me pėrjashtim tė
Italisė, i tėrhoqėn luftanijet e tyre nga limani. Hasan
Prishtina me Isa Boletinin bėnin plane pėr tė filluar
kryengritjen nė Kosovė. Italia donte tė shkėpuste konēesione
duke pėrfituar nga kriza financiare e qeverisė kombėtare.
Austro-Hungaria orvatej tė shtynte Princ Vidin t'i shpallte
luftė Serbisė, megjithėse ambasadori i saj nė Londėr kishte
votuar kundėr dhe pėr neutralitetin e Shqipėrisė. Misioni
ushtarak hollandez u largua nga Durrėsi, ku tė huajt po bėheshin
gjithnjė e mė tė rrallė.
-
-
Edhe Princ Vidin e kėshillojnė nga
ēdo anė tė kthehej nė vendin e tij. Ai nis mė sė pari dy fėmijėt
dhe vetė qėndroi me shpresa se diēka do tė ndryshojė nė kėtė
situatė qė ishte krijuar. Ndėrkaq, rebelėt okupojnė Vlorėn pa
luftė, mbasi Osman Haxhiu i Komitetit tė Shpėtimit Kombėtar i
bindi se ēdo rezistencė ishte e kotė. Mė nė fund, Princ Vidi
vetėvendosė ta lėrė Shqipėrinė mė 3 shtator 1914.
-
-
Me njė proklamatė drejtuar popullit
shqiptar, ai shpjegon se po shkonte nė Perėndim pėr tė vazhduar
punėn qė kishte nisur nė Shqipėri. Nė mungesė tė tij, Komisioni
Ndėrkombėtar i Kontrollit do tė merrej me punėt e Qeverisė.
Princi dhe Princesha Vid lundruan nėpėr Adriatik dhe u degdisėn
nė Gjermani duke kaluar nėpėr Lugano. Shqiptarėt vėzhgonin me
trishtim largimin e mbretit tė tyre sikur tė ishte njė shpresė
qė po venitej.
-
-
Europa ishte nė buzė tė humnerės dhe
Shqipėria e dizintegruar do tė pėrlahej sė shpejti nga njė tufan
u stuhishėm. Ēėshtja nėse Ismail Qemali kishte vepruar mirė apo
keq, kur ai kėrkoi ta ndante Shqipėrinė nė tre kantone, tashmė
besoj se ėshtė mė se e kuptueshme nga ēdo shqiptar i vėrtetė.
Ajo qė na ēudit ėshtė fakti qė kėtė veprim e marrim vesh me kaq
vonesė dhe ēudia e dytė ėshtė: Kujt i intereson tė fshehė apo tė
vjedhė historinė?!
-
-
Cilido, me tė drejtė mund tė pyesė:
Kujt i ka interesuar ta kthejė Ismail Qemalin nė njė "mit", kur
nė "peshoren" e historisė vlerat e tij janė nėn kuotėn e atyre
burrave qė trajtuam qė nė fillimin e kėtij shkrimi. A nuk kemi
tė drejtė tė pyesim pėrse nė "Monumentin" e Shpalljes sė
Pavarėsisė (tė vendosur nė Vlorė) nuk janė skalitur figurat e dy
personaliteteve nga mė tė shquarat nė Shpalljen e Pavarėsisė,
Luigj Gurakuqit dhe Dom Nikollė Kaēorrit?! Jam i mendimit se
qėndresa ndaj ēdo pushtuesi ka qenė gjithėpėrfshirėse, qė nga
Mitrovica deri nė Gjirin e Artės.
-
-
Por, kur flasim pėr figurat e
dimensioneve tė larta, nuk duhet tė ndryshojmė "polet" ose e
thėnė mė shqip, nuk duhet t'i spostojmė nga Veriu nė Jug.
Krahinorizmi, religjionizmi dhe idealizmi duhen respektuar nė
mėnyrė proporcionale sepse nė ēdo krahinė, nė ēdo besim dhe nė
ēdo ideologji ka kualitete dhe kėto duhen evidentuar pa
asnjėlloj paragjykimi dhe shkalla e pėrfaqėsimit duhet tė jetė
nė proporcion tė drejtė me sasinė numerike tė ēdo religjioni nė
tė gjitha institucionet. Urojmė qė 28 Nėntori, dita e Shpalljes
sė Pavarėsisė tė jetė dita e solidaritetit, unitetit dhe
bashkėjetesės si tė barabartė.
-
-
Urojmė nė tė njėjtėn kohė njė
rishikim dhe rishqyrtim tė historisė, duke nxjerrė nė dritėn e
diellit tė gjitha ato figura tė cilat (padrejtėsisht) qėndruan
nė hije. Urojmė gjithashtu qė Akademia e Shkencave, nė
bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit dhe Kulturės tė caktojnė njė
komision (kompetent profesionalisht dhe tė denjė moralisht) pėr
vlerėsimin e figurave dhe tė mos ngjasin mė gafa tė tilla, tė
hidhet baltė mbi figurat mė tė ndritura tė nacionalitetit tonė.
Urojmė qė nė 600-vjetorin e tė madhit Gjergj Kastrioti, tė
skuqet sadopak fytyra e atij qė deshi ta baltojė.
-
-
Kam lexuar para dy apo tre vjetėsh
nė gazetėn "Shqipėria Etnike" njė shkrim tė publicistit Ndue
Bacaj, me njė titull mjaft interesant dhe qė ngjasonte mė shumė
si njė satirė: "Flamuri nė Deēiq - shkopi nė Vlorė"! Me sa
konstatojmė, autori ka bėrė njė gjetje mjaft tė bukur dhe tė
bazuar mbi vlera dhe fakte historike.
-
-
Pėr tė ngritur flamurin e Arbėrisė
mbi Bratilė u derdh gjak i kulluar malėsorėsh trima, ndėrsa
ngritja e flamurit nė Vlorė ishte mė tepėr njė akt diplomatik, i
arritur pėrmes pushkėve, krismat e tė cilave zgjuan ndėrgjegjen
e trazuar tė Fuqive tė Mėsdha dhe vetė Ismail Qemali ishte njė
gjetje e kėsaj diplomacie pėr t'i treguar vetė Perandorisė
Osmane se ėshtė pikėrisht Ismail Qemali njėri nga diplomatėt dhe
personalitetet e asaj perandorie qė do tė mbajė nė dorė flamurin
e Arbėrisė dhe qė do ta konfirmojė shkėputjen pėrfundimtare tė
Shqipėrisė nga Perandoria Turko-Osmane.
-
-
Ngjarjet e mėvonėshme tė trajtuara
nė kėtė shkrim me njė korrektesė ndaj referencave historike, na
rezultojnė se Ismail Qemali, nga frika apo nga nostalgjia, e
kishte mjaft tė vėshtirė tė shkėputej nga "mitra" osmane. Sido
qė tė jetė edhe pėr aq sa mundi tė bėjė pėr Shqipėrinė, duhet
t'i rezervojmė respet e mirėnjohje, por nė asnjė mėnyrė nuk mund
t'i bėjmė "kult" duke e mitizuar. Ai, mė shumė se njė figurė
historike duhet tė mbetet simbolike si shpalosės i flamurit mbi
ballkonin e njė godine. Ndėrsa ata trima qė e ngritėn mbi
shkėmbinj, mbi shkėmbinj i kanė monumentet.
-
-
Ky shkrim duhet tė vlejė si njė
trokitje pėr mė shumė pėrkujdesje nė ngritjen e shtatoreve.
Qyteti im, Shkodra, duhet tė pasurohet me monumente duke e
filluar me Hodo Sokolin, Dasho Shkrelin, Dedė Gjon Lulin e
Mehmet Shpendin. Mbasi tė kemi kryer detyrėn ndaj kėtyre
korifejve, atėherė mund tė mendojmė pėr mbrojtėsin hoerik tė
Rozafės nė rrethimin e fundit tė Shkodrės, venedikasin trim,
komandantin e paepur, Anton Loredani. Monumenti i kėtij miku tė
madh tė qytetit tonė duhe tė ngrihet nė Kėshtjellėn e Rozafės,
si dėshmi e kulturės dhe mirėnjohjes shkodrane.
|
|