|
15 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (14.11.2005)
Nė
prag tė daljes nėpėr raftet e librarive amerikane tė romanit tė parė
tė Ismail Kadaresė, qė kur ai fitoi ēmimin Man Booker International,
kritikėt nė Shtetet e Bashkuara po luajnė njė rol tė dyfishtė: atė
tė analizės sė librit, por njėkohėsisht edhe tė prezantimit tė
autorit para publikut jo shumė tė njohur me tė. Gazeta Nju Jork
Tajms, botoi nė seksionin e saj tė sė dielės qė ia kushton kritikės
sė librave Book Review, analizėn pėr librin Trashėgimtari.
Kritikja Lorraine Adams e quan romanin Trashėgimtari njė
tragji-komedi pėr vdekjen e njė komunisti tė betuar para se tė
merrte pushtetin. Pasi vė nė dukje se Kadareja ishte nė garė me
Gabriel Garsia Markesin, Milan Kunderėn, Margaret Atvudin, Filip
Rothin dhe Xhon Apdajkun, pėr ēmimin Man Booker International, Adams
thotė se vepra e tij ėshtė mė e vėshtirė pėr tu gjetur, sidomos nė
anglisht, dhe nė njė farė kuptimi thotė ajo mė e vėshtirė pėr tu
rekomanduar.
Ėshtė njė prozė pėr tė frikshmen, me ngjarje qė zhvillohen nė njė
reliev shiu dhe gurėsh, ku tė vetmet shkėndija qė ndriēojnė rrugėn
janė mendimet mė tė thella tė qenieve tė trazuara njerėzore.
Ajo
shton se toni i romanit ėshtė i fuqishėm. Megjithėse nė
anglisht libri vjen nga frėngjishtja, pasi ėshtė pėrkthyer mė parė
nga shqipja, kritikja, qė edhe vetė romanciere vė nė dukje se
fjalitė e zhdėrvjellėta tė Kadaresė janė njėkohėsisht turbulluese
dhe me humor.
Nė
artikull, thuhet se shpesh Kadareja ėshtė krahasuar me Kafkėn,
Oruellin, apo Kunderėn, por theksohet se biografia e tij ėshtė shumė
e ndryshme nga ajo e tyre.
Ai
e ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės, nė njė vend ku tmerri ishte
real, jo psikologjik. Ai nuk e krijoi nė imagjinatėn e tij mizorinė
e despotizmit, nga qetėsia e mbrojtur e demokracisė. Ndryshe nga
Kundera, Kadareja nė njė farė mėnyre arriti ta shmangte burgun,
thuhet nė analizėn e titulluar: Trashėgimtari: Njė natė e frikshme
nė Shqipėri.
Duke folur pėr Trashėgimtarin, kritikja pėrmend faktin qė Kadareja
ėshtė mbėshtetur tek vetėvrasja e dyshuar e Mehmet Shehut. Romani
fillon me thjeshtėsinė qė sipas analizės, karakterizon stilin e
Kadaresė.
Ndėrsa hamendjet
pėr pyetjet qė shtrohen nė libėr, marrin forma tė ndryshme, Kadareja
i paraqet lexuesit monologjet e brendshme intime tė personazheve tė
tij.
Ne
pėrjetojmė ankthin e ēmendur tė arkitektit dhe pastaj tė doktorit tė
cilit i kėrkohet tė bėjė autopsinė, i cili nuk ka dyshim se
pėrgjigjia e tij do tė shėnojė fundin e tij. Me zhvillimin e
ngjarjeve, dėgjojmė zėrin e vajzės, djalit, rivalit, Udhėrrėfyesit
dhe nė fund nga varri, atė tė vetė Trashėgimtarit, shkruan
kritikja.
Ajo
thotė se tė gjithė personazhet qė janė gjallė mendojnė e rikujtojnė
veprimet e asaj nate, tė vetat dhe tė tė tjerėve, duke imagjinuar
dhe duke ndryshuar variantet e ngjarjeve qė mund ti nxjerrin tė
pafajshėm, apo fajtorė si veten e tyre, ashtu edhe tė tjerėt. Vetėm
mendimet e gruas sė Trashėgimtarit, pėr arsye qė bėhen tė qarta nė
fund tė romanit, nuk dalin nė dritė.
Adams shprehet se Trashėgimtari mund tė interpretohet si njė
koment i koduar i vetė jetės sė Kadaresė.
Ashtu siē
presim me ankth tė marrim vesh shkakun e vdekjes sė Trashėgimtarit,
po ashtu do tė donim ta njihnim se ēvend ka patur nė tė vėrtetė
Kadareja nė Shqipėrinė e Enver Hoxhės. Mund tė vijė njė ditė qė roli
i Kadaresė tė bėhet mė i qartė. A do ta marrim vesh ndonjėherė? Ky
roman e zbulon tė vėrtetėn tek fjalėt imagjinare tė njė tė
vdekuri, duke nxjerrė individin, mbi shumicėn. I jep
vlerė imagjinatės, duke argumetuar se e vėrteta e njė njeriu, nuk
gjendet gjithmonė tek veprat, apo fjalėt e tij, por tek shpirti.
Pikėrisht atij i falet e gjithė letėrsia e madhe.
Para disa ditėsh edhe gazetar Los Angelos Times botoi njė kritikė
pozitive tė Trashėgimtarit. Kritiku James Marcus shkruante se ashtu
si librat mė tė mėdhenj, libri meriton vlerėsimin maksimal nga ana e
lexuesit: qė tė lexohet pėr sė dyti.
Trashėgimtari, qė del nėpėr librari nė Shtetet e Bashkuara nė shkurt
tė vitit tė ardhshėm, ėshtė pėrkthyer nga David Bellosi, i cili u
zgjodh nga Kadareja pėr tė marrė ēmimin e pėrkthyesit Man Booker
International. Shtėpia botuese Arcade qė botoi librin, ka nė proces
botimi edhe Vajzėn e Agamemnonit.
|