|
15 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (14.11.2005),
Besim Abazi, Prishtinė
Grupi Politik-Strategjik i Delegacionit tė Kosovės pėr bisedimet
rreth statusit tė saj, ka pėrgatitur tri dokumente qė do t'i
dėrgohen pėr miratim ekipit tė negociuesve.
Pas
mbledhjes se sotme te grupit politik qė u mbajt me dyer tė mbyllura,
ėshtė bėrė e ditur se kėto dokumente pėrfshijnė pikat themelore tė
Pozicionit tė Delegacionit tė Kosovės rreth procesit tė zgjidhjės sė
statusit final tė Kosovės, pastaj struktura organizative e grupeve
punuese tė ekspertėve dhe segmenti logjistik i organizimit tė punės
sė grupit politik/strategjik dhe tė grupeve punuese.
Grupi Politik, qė pėrbėhet nga pėrfaqėsuesit e forcave kryesore
politike nė Kosovė, ėshtė themeluar nga ekipi i negociuesve pėr
statusin e Kosovės dhe ai ka pėr detyrė tė hartojė platformėn e
bisedimeve.
Miratimi i tij ka ndikuar nė zbutjen e mospajtimeve tė thella qė
kanė karakterizuar fillimin e pėrgatitjeve pėr bisedimet rreth
statusit tė Kosovės. Bisedimet pritet tė fillojnė sė shpejti, ndėrsa
njė shtytje kėtij fillimi pritet t'i japė vizita e tė dėrguarit tė
posacėm tė Kombeve tė Bashkuara Marti Ahtisaari i cili pritet tė
vizitojė Prishtinėn dhe Beogradin mė 21 nėntor.
|