|
15 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (14.11.2005),
Armand Mero, Tiranė
Ambasadorja
e Shteteve tė Bashkuara nė Shqipėri, Marsi Ris, tha sot se pėrveē
qeverisė apo institucioneve tė tjera jo shtetėrore, udhėheqėsit
fetarė mund tė japin njė ndihmesė tė veēantė dhe tė rėndėsishme nė
luftėn kundėr trafikut tė qenieve njerėzore.
Duke folur nė
Konferencėn Ndėrfetare pėr tė luftuar trafikimin e personave,
ambasadorja Ris tha se udhėheqėsit fetarė hyjnė nė komunitetet ku
gratė dhe fėmijet joshen me anė premtimesh tė rreme nga trafikantėt
dhe ata mund tė flasin mbi tema tabu nė njė mėnyrė tė tillė, qė
njerėzit ti dėgjojnė.
Sipas
ambasadores amerikane udhėheqėsit fetarė janė nė pozitėn pėr tė
paralajmėruar e mbrojtur, apo pėr tu pėrjekur pėr shėrim aty ku
parandalimi dėshton. Zonja Ris u shpreh se udhėheqėsit fetarė, mė
mirė se kushdo tjetėr, kuptojnė nevojat materiale, shpirtėrore dhe
arsimore, si dhe kulturėn dhe veēoritė delikate tė komuniteteve tė
cilave u shėrbejnė.
Qeveria
njofton dyfishimin e importimit tė energjisė
Qeveria
shqiptare njoftoi, se duke nisur qė nga dita e nesėrme do tė
dyfishohet importi i energjisė elektrike.Sipas Ministrit tė
Ekonomisė dhe Energjisė, nga 4 milionė kilovat orė, importi do tė
arrijė nė 8 deri 10 milionė, duke shfrytėzuar kėshtu tė gjithė
kapacitetin e mundshėm tė linjave tė transmetimit.
Falė rritjes
si importit do tė reduktohen edhe kufizimet drastike tė zbatuara nga
Korporata Energjitike nė ditėt e fundit. Sipas ministrit Ruli,
ndėrprerjet me energji mund edhe tė pėrgjysmohen. Sasitė e energjisė
qė po blihen nga jashtė do tė pėrdoren sipas zotit Ruli, me shumė
kujdes pėr tė ruajtur edhe rezervat hidrike tė vendit, tė cilat
aktualisht janė nė nivele kritike.
|