|
- 14
nėntor 2005 /TN
-
-
Nga Kabil BUSHATI, editor i gazetės Shkodra
-
-
I
gjithė lidershipi mbarė shqiptar, gjatė negocimit pėr pavarėsinė
e Kosovės, sot po konvergon nė nji pikė:atė tė mbrojtjes sė tė
drejtave tė pakicės sėrbe, ku nji vend tė randėsishėm zė dhe e
drejta pėr ushtrimin e lirė tė besimit religjioz dhe mbrojtjen e
objekteve tė kultit. Nė fakt liria e besimit asht gur themeli nė
nji shtet demokratik dhe gjer kėtu nuk ka asgja tė keqe.
-
-
Por po vihet re nji farė potencimi tė kėtij problemi nga i tanė
lidershipi shqiptar. Pra po maksimalizohen problemet e pakicės
sėrbe dhe po minimalizohen ato tė shumicės shqiptare. Kemi nji
servilosje tė kėtij lidershipi deri nė pėshtirosje.
-
-
E
thanun ma shkoqun, tė gjitha kėto probleme tė pakicės sėrbe nė
Kosovė dhe pakicave tė tjera rregullohen me nji Kushtetutė,
ashtu siē veprohet rėndom nė tė gjitha shtetet demokratike tė
botės. Biles kryetari i shtetit tė Kosovės nesėr mund tė firmosė
Kartėn e Helsinkit dhe atyė tė Parisit pėr tė Drejtat e Njeriut,
ashtu siē e kanė firmosė tė tjerėt.
-
-
Pra nuk ka nevojė pėr nji sikletosje tė tillė, kur nji siklet
kaq tė madh nuk e ka as vetė Koshtunica. Por duke pa kėtė
gadishmėri tė pa cak tė lidershipit shqiptar nė kėtė drejtim,
pala sėrbe sot po mundohet tė nxjerrė pėrfitimė sa ma maksimale.
Nuk mbetet mbprapa as Kisha Ortodokse helene. Skenari ėshtė
ndertuar nėpėr Sillose tė dyshimta mesjetare.
-
-
Sipas kėtij skenari sot diskutohet qė edhe Manastiri i
Deēanit(sikur tė ishte Manastiri i Parmės)tė mbetet objekt
ekstraterritorial sėrb brėnda Kosovės, sikur tė ishte ambasadė.
Mbetet vetėm tė pyetet pala sėrbe se sa hektarė oborr dėshiron,
a thue se atė tokjė shqiptare Koshtunicės ja ka pasė lanė baba.
Le tė shkojmė ma tej, ortodoksia sėrbe, duke pa servilosjen e
lidershipit shqiptar, po jargavitet dhe po ndermerr sulme tė
tjera nė kurriz tė popullit shqiptar.
-
-
Para pak kohėsh, nė malin e Rumisė, nė Krajė, arriti qė me
helikopterrėt e ushtrisė tė vendosė pjesėt metalike tė nji kishe
ortodokse. Paēka se Kraja nuk ka pasė asnjiherė nė historinė e
saj kishė ortodokse. Kraja ka pasė Kisha Katolike, trojet e tė
cilave janė tė ruajtuna edhe sot e kėsaj dite nga muslimanėt e
Krajės si prona tė Kishės Katolike tė Shkodrės.
-
-
Kraja ka vetėm dy fshatra me katolikė, qė janė Shestani e
Ljarja. Se ē'kėrkon kisha ortodokse nė malin e Rumisė kėtė vetėm
mėndjet e errta tė hierarkėve ortodoksė mund ta dijnė. . .
ndoshta edhe mendjet e shtetarėve shqiptarė qė nuk protestojnė
botnisht. . .
-
-
Ma
e bukura ndodhi nė Shkodėr para pak javėsh, gjithnji simbas
kėtij skenari. Nji fondacion qė edhe sot nuk i thuhet emni, nė
bashkepunim me Institutin e Monumenteve tė Shqipnisė, pėrmes
Ambasadės Amerikane kalon nji shumė prej 30 mijė eurosh pėr
rindėrtimin e nji Kishe tė Shėn Stefanit nė majė tė Kalasė sė
Rozafatit nė Shkodėr, bash mbi temelet e Xhamisė 500 vjeēare tė
Sulltan Mehmedit tė Dytė, Fatihut.
-
-
Pra besimtarėt muslimanė , nė shumicė, provokohen randė nga kjo
ambasadė. Dhe ku?Nė qytetin ma proamerikan tė Europės. Nė
Shkodėr kudo nėpėr shtepia e zyra mbahet flamuri amerikan dhe
portretet e Klintonit, Bushit Senjor e Bushit Junior.
-
-
Nė
Shkodėr ka lokale me emrin e ish Presidentit Klinton. Shkodranėt
ma razi do tė ishin sikur nė maje tė Kalasė tė Rozafatit tė
ngrihej sa Statuja e Lirisė, nji Pėrmendore pėr Klintonin, qė u
tregue mik me shqiptarėt nė ditėt ma tė vėshtira tė historisė.
Po ē'don Kisha Ortodokse nė Shkodėr. Prej shekujsh nė kėtė qytet
qarkullon nji fjalė e urtė, se nė Shkodėr gjithmonė ka pasė 99
ortodokse por 101 nuk janė ba kurrė.
-
-
Masandej mu nė mes tė Shkodrės, pėr besimtarėt ortodoksė u
ndertue nji Kishė Katedrale, paēka se Katedrale Ortodokse nė
Shkodėr nuk ka pasė asnjiherė. Si zakonisht, pėr kėtė ngjarje
qeveria shqiptare dhe Presidenti i Republikės, kanė mbyllur
gojėn. Ka reaguar vetėm Myftiu i Shkodrės Bashkim Bajraktari, i
cili ka akcentuar se nuk do tė mbajė asnji pėrgjegjėsi nėse
shkodranėt do tė reagojnė ashpėr.
-
-
Siē shihet ky skenar murgesk, nji Zot e di se ku e ka fundin.
Fillon nė Deēan e mbaron nė Rozafė. Por sipas tė gjitha gjasave,
nji skenar i tillė synon qė t'u tėrheqė vemendjen shqiptarėve
nga Kosova Lindore, Preshevė-Bujanovci, dhe tenton ti detyrojė
shqiptarėt qė tė merren me historina Manastiresh e Kishash. . .
Vallė nė kėtė fillim shekulli, jemi nė epilogun e Manastirit tė
Parmės?
|
|