|
14 nėntor 2005 /TN
E diel, 13
nėntor 2005 /
BBC -
I dėrguari
i posaēėm i Kombeve tė Bashkuara pėr shitjen, prostitucionin,
trafikimin dhe pornografinė e fėmijėve, Juan Miguel Petit, thotė se
edhe pse autoritetet nė Shqipėri kanė marrė masa ndaj shfrytėzimit
tė fėmijėve, ende duhet tė ndėrmerren politika sociale parandaluese.
Sipas tij,
duhet njė pėrfshirje e gjėrė e shoqėrisė dhe masa drastike pėr uljen
e varfėrisė, forcimin e kufijve dhe luftėn ndaj korrupsionit, si
fenomene negative qė mbėshtesin trafikimin dhe shfrytėzimin e
fėmijėve.
Korrespondenti i BBC-sė nė Tiranė, Ardi Pulaj, bisedoi me
zotin Petit dhe fillimisht e pyeti se si paraqitet gjendja
aktuale nė Shqipėri?
Juan
Miguel Petit:
Shqipėria ka hedhur hapa pėrpara dhe fillimi duket i mirė. Qeveria
ėshtė angazhuar dhe ka krijuar instanca tė posacme nė strukturat e
policisė, forcimin e kufijve, duke krijuar njėsi anti-trafikimi.
Por,
problemi mbetet ekzistent. Mund tė shkoni nė njė lagje tė varfėr tė
cdo qyteti nė Shqipėri dhe duke folur me familjet dhe fėmijėt, sheh
se ėshtė njė gjė e zakonshme qė fėmijėt tė ēohen jashtė shtetit.
Mbase ėshtė mėnyra e tyre pėr tė mbijetuar. Por, ata nuk janė
koshientė pėr rreziqet qė paraqiten.
Fėmijėt
pėrballen me trafikantė apo rrjete prostitucioni. Mendoj se pėr tė
eleminuar kėtė problem ėshtė tė zhduket varfėria, sepse ky ėshtė njė
nga shkaqet kryesore.
BBC:
Cilėt fėmijė janė mė shumė tė ekspozuar ndaj trafikimit apo
shfrytėzimit tė tyre?
Juan
Miguel Petit:
Ėshtė njė njė koincidencė e pėrgjithshmė qė popullsia rome apo
egjiptiane nė Shqipėri janė mė shumė tė ekspozuar, por ėshtė e
vėrtetė se nė cdo lagje tė varfėr, ka fėmijė qė shkojnė nė vende tė
tjera. Mjafton tė shkosh nė njė shkollė e tė pyesėsh fėmijėt: a keni
shokė qė kanė shkuar jashtė?
Dhe ata do
tė thonė - po. Ne kemi pasur raste qė fėmijėt kanė shkuar nėpėrmjet
maleve pėr tė hyrė nė Greqi, duke kontaktuar trafikantė. Nga ana
tjetėr, vajzat e vogla janė tė ekspozuara, pasi ato mund tė bien pre
e rrjeteve tė prositucionit apo pedofilisė.
Ato nuk
kanė njė tė ardhme nga komuniteti i tyre, nėse shkollat nuk
funksionojnė, nėse duhet tė kujdesen pėr familjen, nėse do tu duhet
tė martohen qė nė moshė tė vogėl, atėherė njė trafikant mund ti
ofrojė njė tė ashtuquajtur ėndėrr. Njė ėndėrr qė do tė kthehet nė
tmerr.
Tė
mbyllura nė njė apartament tė ndonjė vendi fqinj, tė shfrytėzuara
dhe tė keqtrajtuara. Ne duhet tė veprojmė pėrpara trafikantėve.
Shteti duhet tė jetė mė efiēent sesa trafikantėt apo mafia, duke
ofruar mundėsi, punė dhe t'i ndihmojė tė vegjlit tė shpalosin vlerat
e tyre.
BBC:
A konsiderohet Shqipėria njė vend origjine apo tranziti pėr
trafikimin e fėmijėve pėr nė vendet perėndimore?
Juan
Miguel Petit:
Trafikimi dhe lėvizja e fėmijėvė ėshtė njė realitet. Njė natė ne
shkuam nė pikėn e kufirit tė Shqipėrisė me Greqinė dhe aty po
riatdhesoheshin nė atė moment rreth 50 emigrantė, mes tė cilėve edhe
njė fėmijė. Ka pasur raste qė janė rikthyer edhe pesė apo gjashtė.
Tė dhėnat e organizatave ndėrkombėtare flasin se zyrtarisht nė vitet
e fundit, janė rregjistruar cdo vit rreth 400-500 raste tė kthimit
tė fėmijėve.
Por,
ekspertėt e tė drejtave tė fėmijėve do tė thonin se nė tė vėrtetė
rastet janė tre apo katėr herė mė shumė nga tė dhėnat zyrtare. Ne
mund tė mendojmė se ēdo gjashtė orė njė fėmijė shqiptar, i pa
shoqėruar, shkon nė Itali apo Greqi, duke kaluar kufirin. Nė disa
raste trafikantėt rregullojnė kushtet qė kėta fėmijė tė lypin pėr
familjen e tyre.
BBC:
Cili ėshtė rreziku qė i pret kėta fėmijė kur shkojnė nė vendet e
tjera?
Juan
Miguel Petit:
Pikėsėpari fėmijėt nuk ndjejnė se ata duhet tė shkojnė nė shkollė,
tė pėrgatiten pėr punė, tė shijojnė kohėn e fėmijėrisė dhe mė pas tė
bėhen tė rritur. Varfėria dhe dėshpėrimi ku ata jetojnė, i bėn ata
tė mendojnė se duhet tė punojnė dhe tė pėrfitojnė tė ardhura pėr
familjet e tyre.
Dhe ata
rriten shumė shpejt. Njė vajzė nėntė vjecare pėrshembull mund tė
lypė nė rrugė, por me kalimin e viteve kur ajo tė jetė 13 apo 14
vjeē, rreziqet pėr tu pėrfshirė nė prostitucion janė tė mėdha dhe
pėr tė do tė jetė e vėshtirė pėr tu larguar nga kjo. Mund tė them
se rreziqet janė tė mėdha.
BBC:
Cfarė duhet bėrė mė shumė pėr tė ndaluar kėtė fenomen?
Juan
Miguel Petit:
Mendoj dy gjėra kryesore duhen bėrė. E para, duhet implementuar njė
demokraci e shėndetshme pėr tė luftuar korrupsionin, modernizimin e
policisė dhe forcimin e sistemit gjyqėsor. Dhe gjithashtu duhen
ndėrmarrė strategji tė shumta sociale nga ana e qeverisė pėr zonat e
lėna nė harresė si dhe tė pėrfshihen organizatat jo qeveritare dhe
shoqėria.
BBC:
Pas Shqipėrisė ju do tė nisni njė vizitė nė Greqi, vend nė tė
cilin ėshtė raportuar se shumė fėmijė shqiptarė janė trafikuar pėr
tu shfrytėzuar, duke lypur nė rrugė, apo tė pėrfshirė nė aktivitete
tė tjera ilegale. A po hetoni ju pėr kėto raste?
Juan
Miguel Petit:
Lėvizjet e popullsisė dhe migrimi i fėmijėvė pėr tė gjetur rrugė
mbijetese, ndodhin nė njė hapėsirė gjeografike qė i kalon kufijtė,
ndodh nė Itali, Greqi, Maqedoni. Nė kėtė mision ne jemi pėrqėndruar
tek Shqipėria dhe Greqia. Mesazhi qė ne duam tė pėrcjellim ėshtė se
kėto ēėshtje nuk i interesojnė vetėm njė vendi. Pėr fėmijėt duhet tė
mendojnė qeveritė e tė gjitha vendeve.
Pra,
ēėshtja qė nga Shqipėria janė trafikuar fėmijė nė Greqi, ėshtė
ēėshtje qė duhet ti interesojė edhe autoriteteve greke. Jam i
sigurt se autoritetet greke do ta kuptojnė kėtė. Ne duam tė ndajmė
me ta informacionin e mbledhur nė Shqipėri dhe idetė dhe tė shohim
drejt njė pėrgjegjėsie tė ndarė mes dy vendeve.
|