|
14 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (13.11.2005)
- Gjykata e Lartė
amerikane e filloi sesionin e saj pėr kėtė vit me njė ēėshtje shume
delikate. Bėhet fjalė pėr tė drejtėn pėr tė vdekur. Gjykata dėgjoi
argumentet kundėr njė ligji tė shtetit Oregon qė ka ngjallur
polemika, nė bazė tė tė cilit lejohen vetėvrasjet e mundėsuara nga
ndihma e doktorėve. Shumė vetė mendojnė se i sėmuri ka tė drejtėn tė
vendosė qė tė vdesė me dinjitet, ndėrsa tė tjerė kėmbėngulin se
vetėvrasja e ligjėruar ėshtė njė praktikė e rrezikshme.
Gjykata e
Lartė e drejtuar nga kryetari i saj i ri po shqyrton njė ēėshtje qė
mund tė ketė ndikim tek shumė amerikanė: A i shkel dispozitat
federale pėr ilaēet njė ligj i shtetit Oregon, i cili lejon mjekėt
tė pėrdorin ilaēe pėr tė shkaktuar vdekjen e pacientėve me sėmundje
tė pashėrueshme dhe qė e kėrkojnė njė gjė tė tillė?
Administrata
e Presidentit Bush ėshtė kundėr vetėvrasjes me ndihmėn e mjekut dhe
po e kundėrshton ligjin e Oregonit tė ashtuquajtur Vdekje me
dinjitet, duke argumentuar se ta afrosh artificialisht vdekjen, kjo
pėrbėn njė pėrdorim tė paligjshėm tė barnave.
Por
pėrkrahėsit e ligjit tė Oregonit thonė se qeveria federale nuk ka
pse tė ndėrhyjė nė vendimin e pacientit pėr ti dhėnė fund jetės.
Doktor Paul Spiers punon nė njė organizatė tė quajtur Alternativat
e vdekjes. Ndoshta jo tė gjithė ne do tė bėjmė abort, apo do tė
votojmė, por tė gjithė do tė vdesim njė ditė. Kėshtuqė pyetja qė
shtrohet ėshtė a do tė na lihet nė dorė tė zgjedhim se si do tė
vdesim?, shpjegon zoti Spiers.
Oregoni e
miratoi ligjin vdekje me dinjitet nė vitin 1994 dhe vazhdon tė
jetė i vetmi shtet qė lejon vetėvrasje me ndihmėn e mjekut. Qė nga
viti 1997, 208 pacientė kanė kėrkuar ndihmė pėr ti dhėnė fund jetės.
Por
administrata e Presiedentit Bush dhe tė tjerė thonė se ilaēet duhet
tė pėrdoren pėr ta zgjatur jetėn, jo pėr ta shkurtuar atė. Jim Bopp,
jurist i komitetit kombėtar pėr tė drejtėn pėr tė jetuar thotė se
mjekėt nuk duhet tė luajnė asnjė rol nė vetėvrasjet e pacientėve.
Nuk ėshtė kurė mjekėsore, ėshtė mungesė e ndihmės mjekėsore. Kėshtu
i bėhet dėm pacientit, thotė zoti Bopp.
Shumė vetė po
i kushtojnė vėmendje tė madhe diskutimeve nė gjykatė. Mes tyre ėshtė
Greg Yaden i cili prej vitesh vuan nga leuēemia. Ai thotė se e ka
siguruar dozėn e ilaēit qė i duhet pėr ti dhėnė fund jetės, nėse i
mbushet mendja.
Ndėrkohė
Charlene Andrews vazhdon udhėtimet e saj, pavarėsisht se vuan nga
kanceri i gjirit. Tė dy ata thonė se kura mė e mirė pėr tė sėmurėt
qė nuk kanė shėrim ėshtė tu lejohet tė marrin vetė vendim pėr
momentet e fundit tė jetės. Gjithkush e kupton kur i afrohet
vdekja. Unė dua qė tė vdes me dinjitet dhe e rrethuar nga dashuria e
tė afėrmve, thotė Charlene.
Tė tjerė mendojnė se
vetėvrasja e ligjėruar ėshtė njė praktikė e rrezikshme qė mund tu
japė tė drejtėn mjekėve tė vendosin se kush duhet tė jetojė e kush
tė vdesė. Diane Coleman qė bėn pjesė nė grupin e aktivistėve me
aftėsi tė kufizuara fizike thotė se nėse ligji i Oregonit
shfuqizohet, edhe shtete tė tjera mund tė miratojnė praktika tė
ngjashme qė mund tė rrezikojnė jetėn e shumė personave me paaftėsi
fizike, nevojat e tė cilėve pėr kujdes shėndetėsor kėrkojnė shumė
shpenzime. Kjo mund tė jetė shenjė pėr
ndryshime mė tė mėdha dhe prandaj ėshtė arėsye pėr tu shqetėsuar,
thotė zonja Coleman.
Analistė
ligjorė thonė se pėrfundimi i kėsaj sfide do tė varet nga fakti se
ēfarė mendon gjykata e lartė: se shtetet duhet tė vazhdojnė tė kenė
kontroll mbi aktivitetin e mjekėve, apo qeveria federale mund tė
ushtrojė autoritetin e saj pėr tė ndaluar vetėvrasjet e ndihmuara
nga mjekėt.
|