|
12
nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (12.11.2005) -
Shumė qytete dhe
shtete kėtu nė Amerikė e kanė tė ndaluar pirjen e duhanit nė vende
publike si zyra, restorante dhe bare. Synimi ėshtė ndalimi i
ekspozimit tė atyre qė nuk e pinė duhanin - qė ekspertėt thonė se
ndeshen me tė njėjtin rrezik sikur ta pinin vetė, nėse arrijnė tė
thithin nė mushkėritė e tyre tymin e tė tjerėve.
Duhani lejohej dikur pothuajse kudo nė Shtetet e Bashkuara pėrfshi
zyrat, baret dhe restorantet. Por pas njė numri studimesh mbi
rrezikun e pirjes pasive tė duhanit, gjėrat filluan tė ndryshojnė. E
ashtuquajtura pirje pasive, quhet tymi qė thith njė person qė vetė
nuk pi duhan, por qė ekspozozhet ndaj tymit tė cigareve, purove, e
llullave tė personave tė tjerė. Dhe nė se ekspozimi ndodh pėr njė
kohė tė gjatė studimet tregojnė se ai ėshtė i dėmshėm pėr shėndetin
e tyre.
Kėshtu qė disa qytete dhe shtete amerikane e kanė ndaluar pirjen e
duhanit nė vende publike. Kjo masė jo vetėm ka arritur synimin pėr
tė pakėsuar pirjen pasive tė duhanit, por sipas mjekut Stanton
Glantz tė Qendės pėr Kontrollin e Duhanit, ėshtė ulur edhe pirjen e
duhanin nė pėrgjithėsi: "Kur e ndalon duhanin nė vendet e punės,
nė mjediset publike, restorante dhe bare, njerėzit do tė pinė mė
pak".
Dr.
Glantz thotė gjithashtu se thjesht ndalimi i duhanit nė vendet e
punės ka treguar njė ulje tė komsumimit tė cigareve me 30 pėrqind.
Mė shumė se 2 mijė qytete amerikane kanė nė zbatim ligje qė ndalojnė
duhanin.
Nė
qytetin e Nju Jorkut, nuk lejohet duhani nė restorante, bare dhe
zyra. Gjatė katėr vjetėve tė fundit rreth 500 mijė njerėz e kalė
lėnė duhanin. Nė San Francisco, studimet tregojnė se ndalimi i
duhanit ka ndihmuar nė uljen e rasteve tė kancerit tė mushkėrive me
6 pėrqind. Shumė kompani nė mbarė Amerikėn ndalojnė pirjen e
duhanit.
David Spalding ka pirė duhan pėr 20 vjet por e la atė kur
punėdhėnėsi i tij, kompania e siguracionit shėndetėsor Blue
Cross/Blue Shield nė Minnesota ndaloi pirjen e duhanit edhe pėrreth
zyrave tė saj. Ai thotė se do tė ishte ende duke e pirė duhanin nė
se kompania e tij nuk do tė vinte kėtė kufizim. "Do tė mė duhej
ti hipja makinės dhe tė ikja larg zyrave pėr tė pirė njė cigare.
Kėshtu qė nuk ia vlente".
Nėnpresidenti i kompanisė Dr. Marc Manley thotė se zoti Spalding nuk
ėshtė i vetėm. MARC MANLEY Kur e vendosėm kėtė rregull rreth 18
pėrqind e punonjėsve pinin duhan. Pas njė viti rreth 15 pėrqind e
tyre hoqėn dorė. Nė shumė zona ku ėshtė ndaluar cigarja nė
restorante dhe bare, pronarėt kanė qėnė kundėrshtarėt kryesor me
frikėn se duke humbur klientėt duhanxhinj do tė humbnin fitime. Por
studimet nė pesė shtete me kufizime pėr duhanin nuk tregojnė asnjė
ndryshim nė tė ardhurat e bareve dhe restoranteve.
Disa njerėz, si Gretchen Morrison e ndalojnė duhanin edhe nė
shtėpitė e tyre. "Nuk e bėj vetėm pėr erėn dhe tymin por pėr
shėndetin", thotė ajo. Zonja Morrison thotė se rregullat qė i ka
vėnė vetes e kanė detyruar tė pakėsojė duhanin me shpresėn se njė
ditė do tė arrijė ta lerė.
|