|
-
12
nėntor 2005 /TN
-
-
E premte, 11 nėntor, 2005 /
Evropa e lirė
-
Intervistoi:
Arbana VIDISHIQI
-
-
RADIO EVROPA E LIRĖ :
Sė
shpejti pritet tė fillojnė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar
tė Kosovės. Ēfarė konkretisht prisni ju prej kėtyre bisedimeve?
-
SAVA JANJIĒ:
Gjatė bisedimeve duhet tė gjendet njė lloj
kompromisi nė dialog. Bisedimet duhet tė mundėsojnė afrimin e
qėndrimeve nė mes tė palėve tė ndryshme dhe njė mirėkuptim tė
ndėrsjelltė.
-
-
Ajo qė
nuk duhet tė ndodhė ėshtė qė periudha e bisedimeve tė mos
shndėrrohet nė njė periudhė, gjatė sė cilės dikush mund tė
preferojė dhunėn pėr arritjen e njė zgjidhjeje politike.
Zgjidhja politike mund tė jetė stabile nėse ėshtė rezultat i
bisedimeve dhe marrėveshjeve, dhe si e tillė duhet tė pėrmbushė
kėrkesat e gjithė atyre qė kanė nevojė pėr tė.
-
RADIO EVROPA E LIRĖ :
Sipas
jush, nė cilin delegacion duhet tė jenė tė pėrfaqėsuar serbėt e
Kosovės, nė atė tė Prishtinės, tė Beogradit apo nė nje
delegacion tė posaēėm, sikur qė ėshtė paralajmėruar?
-
-
-
SAVA JANJIĒ:
Ėshtė vėshtirė tė thuhet. Para sė gjithash,
mendoj se ėshtė nė interes tė serbėve qė tė jetojnė nė paqe dhe
tė sigurtė, kėshtu qė ndoshta do tė pajtohesha me disa serbė tė
Kosovės, tė cilėt mendojnė se do tė ishte mirė tė paraqiteshin
me njė delegacion tė veēantė. Si tė tillė, ata mund tė
insistojnė nė zbatimin e disa elementeve, tė cilat do tė
mundėsonin njė jetė normale pėr ta, pavarėsisht se cila zgjidhje
politike nė fund pranohet.
-
RADIO EVROPA E LIRĖ :
Cili
do tė jetė roli i Kishės Ortodokse Serbe nė procesin e
pėrcaktimit tė statusit, duke marrė parasysh qėndrimet e fundit
tė Sinodit tė Shenjtė tė kėsaj Kishe?
-
SAVA JANJIĒ :
Kisha Ortodokse Serbe, si njė institucion
shpirtėror, para sė gjithash nuk mund tė jetė njė krijues i
drejtpėrdrejtė nė procesin e pėrcaktimit tė statusit
pėrfundimtar pėr Kosovėn. Prandaj, mendoj se Kisha nuk do tė
marrė pjesė drejtėpėrdrejt nė bisedime.
-
-
Ajo
mund tė angazhohet nė njė nivel ekspertėsh rreth ēėshtjeve tė
caktuara, tė cilat kanė tė bėjnė me interesat e saj tė
drejtėpėrdrejta. Mendoj se Kisha nuk mund tė vendosė vetėm dhe
tė japė ndonjė qėndrim pėrfundimtar pėr statusin, qė cili duhet
tė jetė rezultat i bisedimeve dhe dialogut. Megjithatė, ajo mund
tė insistojė nė mbrojtjen e vendeve tė shenjta nė kėtė hapėsirė.
-
RADIO EVROPA E LIRĖ :
Ju
shpesh insistoni nė pajtim dhe kėrkim - falje tė ndėrsjelltė nė
mes tė shqiptarėve dhe serbėve. A mendoni se njė kėrkim falje
paraprake nga pala serbe, mbi tė cilėn insiston pala shqiptare,
mund tė lehtėsojė procesin e gjithėmbarshėm?
-
SAVA JANJIĒ :
Nė kėto hapėsira, kėrkim - falja shpeshherė
konsiderohet si njė lloj i nėnēmimit apo dėshtimit. Mendoj se
njė formė e kėrkim - faljes, pėrkatėsisht solidaritetit me
viktimat e pafajshme tė luftės, ėshtė diēka qė paraqet njė vlerė
tė posaēme.
-
-
Nė
krishtėrizėm, tė njohėsh pėsimet e dikujt tjetėr, posaēėrisht tė
atyre qė janė tė pafajshėm, ėshtė njė gjest madhor. Personalisht
mendoj se gjestet e kėtilla tė pajtimit, kėrkim - faljes dhe tė
tė pranuarit, se e dimė se ka pasur pėsime dhe se bashkėndiejmė
me tė gjithė ata qė kanė humbur, pavarėsisht nga pėrkatėsia
etnike dhe fetare, janė tė nevojshme. Dhe nėse kėto gjeste do tė
vinin nga personalitetet mė tė larta, atėherė ata do ti
kontribuonin njė mirėkuptimi.
-
-
Sa pėr
Beogradin, atje tash nė pushtet ėshtė njė strukturė, e cila
gjatė periudhės sė regjimit nė kohėn e luftės, ka qenė nė
opozitė. Kėta njerėz kanė madje edhe, nėse mund tė them kėshtu,
njė autoritet mė tė madh moral nė kėtė drejtim. Presidenti Tadiē
ka dalė me qėndrime tė ngjashme nė Bosnjė dhe Hercegovinė dhe
mendoj se ka pasur efekt mjaft pozitiv.
-
-
RADIO EVROPA E LIRĖ :
A
prisni njė hap tė ngjashėm tė zotit Tadiē edhe pėr Kosovėn?
-
SAVA JANJIĒ :
Kjo ėshtė vėshtirė tė thuhet. Ju e dini se
udhėheqėsit politikė janė ata qė duhet vetė ta vlerėsojnė njė
gjė tė kėtillė. Sidoqoftė, Kisha nė mbledhjen e saj tė fundit ka
bėrė thirrje pėr falje dhe mirėkuptim. Kjo ėshtė diēka qė ne, si
institucion shpirtėror, duhet tė bėjmė gjithmonė. Ne nė kėto
hapėsira shumė herė kemi folur pėr pėsimet e shqiptarėve, por
edhe tė tjerėve, pra nuk e kam kėtu fjalėn vetėm pėr humbjet e
serbėve, sepse e dimė se edhe tė tjerėt kanė pėsuar, shqiptarėt
nė veēanti.
-
-
Mendoj
se kjo detyrė ėshtė njė detyrė e krishterė, sepse janė vėrtetė
tė tmerrshme pėsimet dhe humbjet e popullatės civile nė veēanti,
gjatė konfliktit tė armatosur, vetėm pse i ka takuar njė etnie
apo pse ka folur njė gjuhė tjetėr. Kėtyre njerėzve duhet tu
shprehim nė njė mėnyrė njohje dhe respekt pėr pėsimet e tyre.
-
RADIO EVROPA E LIRĖ
:Ēfarė
mendoni ju pėr pavarėsinė e kushtėzuar, si njė prej opsioneve tė
pėrfolura si rezultat i mundshėm i bisedimeve?
-
SAVA JANJIĒ :Nė
fakt unė nuk e kam tė qartė pavarėsinė e kushtėzuar, si njė
koncept dhe ēfarė nė tė vėrtetė nėnkupton. Unė sinqerisht nuk do
tė dėshiroja tė komentoj atė ose kėtė status pėrfundimtar pėr
Kosovėn. Mendoj se pėrcaktimi i statusit tė ardhshėm tė Kosovės
do tė jetė njė proces, i cili nė masė tė madhe do tė jetė i
ndėrlidhur me procesin e integrimit tė rajonit nė institucionet
evropiane. Kėto dy procese janė thjesht tė pandashme.
-
RADIO EVROPA E
LIRĖ :Disa
udhėheqės serbė nė Kosovė, por edhe nė Serbi, kanė tėrhequr
vėrejtjen se nėse Kosova bėhet e pavarur, atėherė popullata
serbe do tė shpėrngulet nė mėnyrė kolektive. A mendoni ju se
diēka e kėtillė vėrtet mund tė ndodhė?
-
SAVA JANJIĒ:
E dini, ėshtė shumė vėshtirė tė thuhet dhe tė
flasėsh nė emėr tė dikujt tjetėr. Njė numėr i madh i serbėve tė
Kosovės kanė frikė se Kosova e pavarur do tė thoshte njė shtet i
pastėr etnik, i cili do ti takonte vetėm popullit shqiptar.
Fatkeqėsisht, nga pala shqiptare nuk ka edhe aq shumė tregues qė
do tė dėshmonin tė kundėrtėn.
-
-
Prandaj, ėshtė e rėndėsishme qė tė gjithė njerėzit tė jenė tė
informuar mirė pėr gjithė procesin e bisedimeve dhe qė me ēdo
kusht tė parandalohet ēfarėdo shpėrngulje. Interesat e secilit
duhet mbrojtur aq sa tė jetė e mundshme. Thjesht, ēdo
shpėrngulje, ēdo krijim i territoreve kompakte dhe ēdo ndarjeje
territoriale janė shumė tė dėmshme dhe mund tė nxisin pasoja tė
paparashikueshme.
|
|