|
11
nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (11.11.2005)
Armand Mero
Komisioneri i
Bashkimit Europian pėr Zgjerimin Olli Rehn mbėrriti sot nė Tiranė nė
tė parėn vizitė tė tij nė Shqipėri, vetėm dy ditė pasi Komisioni
europian miratoi raportin e progresit ku analizonte ecurinė e vendit
drejt integrimit europian.
Komisioneri
Rehn pati takime me autoritete mė tė larta shtetėrore dhe politike
tė vendit si dhe mbajti njė fjalim pėrpara parlamentit shqiptar.
Zoti Rehn, rikonfirmoi pėrfundimin nė tė cilin ishte arritur dhe
raportin pėr Shqipėrinė duke vlerėsuar pėrparimin e vendit. "Pėrfundimi
ynė ėshtė se tashmė Shqipėria ka bėrė pėrparim tė mjaftueshėm i cili
do tė lejonte zbatimin e duhur tė Marrėveshjes sė Stabilizim
Asocimit. Kjo gjė hap rrugėn pėr pėrfundimin e bisedimeve tė kėsaj
marrėveshjeje.
Pas
finalizimit tė tekstit - shpjegoi ai do ti rekomandoj Kėshillit
Europian pėrfundimin e marrėveshjes". Komisioni eruopian pritet qė
ta bėjė kėtė rekomandim nė pranverėn e ardhshme, por gjatė klėsaj
kohe, sic tha dhe zoti Rehn , Shqipėria duhet tė sigurojė njė
progres tė vazhdueshėm.
Eshtė
thelbėsore qė pėr kėtė Shqipėria tė bindė jo vetėm Komisionin por
edhe vendet anėtare se ajo ėshtė gati tė fillojė zbatimin e
marrėveshjes sė Stabilizim Asocimit. Nėse mė parė kjo fazė ishte njė
procedurė gati formale, tani, pėr shkak dhe tė problemeve dhe
dilemave tė lindura nė gjirin e Bashkimit europian, nė rastin e
Shqipėrisė mund tė shfaqen edhe vonesa.
Kėshtu qė
qeverisė shqiptare, pėrvecse tė dėshmojė se po ecėn drejt nė rrugėn
e reformave dhe po plotėson rekjomandimet qė janė bėrė nė raportin e
progresit, i duhet tė nisė dhe njė fushatė tė tėrė diplomatike
vecanėrisht nė kryeqytetet e rėndėsishme tė Europės dhe nė ato
shtete qė kanė shfaqur njė farė skepticizmi ndaj vetė procesit tė
zgjerimit.
Pikėrisht pėr
kėtė arsye kryeministri Sali Berisha deklaroi se do tė bėhen tė
gjithė pėrpjekjet e duhura. Mbyllja e bisedimeve pėr marrėveshjen
ashtu sic theksoi dhe zoti Rehn nuk ėshtė fundi por fillimi i njė
etape tė re.
Komisioneri
europian deklaroi nė Tranė se Shqipėria vazhdon tė vuajė njė imazh
jo pozitiv nė fusha tė tilla si korrupsioni. Ai u shpreh se nė
luftėn ndaj kėtij fenomeni nevojiten rezultate konkrete, por
saktėsoi se rastet e korrupsionit duhen trajtuar domosdoshmėrisht
sipas ligjeve dhe pavarėsisht pėrkatėsive partiake.
Lufta ndaj
krimit tė organizuar, reformat dhe forcimi i sistemit gjyqėsor si
dhe konsolidimit i institucioneve u konsideruan nga komisioneri
euopian si sfidat kryesore pėr Shqipėrinė.
Tirana hap
bisedimet me Bashkimin europian nė janar tė vitit 2003. Si nė asnjė
prej praktikave dhe eksperiencave tė mėparshme, edhe me vendet e
rajonit, kėto bisedime zgjatėn tre vjet me radhė.
Madje me
Maqedoninė marrėveshja e Stabilizim Asocimit u firmos nė njė kohė
kur shteti fqinj ishte pėrfshirė nė pėrledhje tė armatosura me
shqiptarėt tė cilėt kėrkonin respektimin dhe njohjen e tė drejtave
tė tyre.
|