|
-
11 nėntor 2005 /TN
-
Dr.sci.Fadil Maloku
-
-
Nė
politikėn globale, sot ėshtė e padiskutueshme tendenca e
procesit tė globalizimit, e cila si e tillė dalėngadal por
sigurt ėshtė duke i mbizoteruar kornizat e zhvillimeve dinamike
politike nė botė me qėllim tė margjinalizimit sa me tė mundshėm
tė formave tradicionale tė organizimit dhe tė menagjimit tė
jetės sė qytetarėve qė i dalin asajė si pengesa serioze nė
galopimin e mėtejmė tė afirmimit.
-
-
Nė
kėtė kontekst, duket qė as trendi i kompetencave tė reja qė
burojnė nga vlera e diskursit tė sovranitetit tė shtetit qė pėr
globalistėt ėshtė identifikuar si njė rezervat i tipit tė
veqant apo siq do tė thoshte Aristoteli, njė zoom
politikoom-i, nuk bėjnė ndonjė pėrjashtim karakteristik kur
ėshtė nė pyetje procesi i shtimit te interesave globale tė tyre.
-
-
Dilema mė e madhe qė u sjell sot sociologėve tė globalizmit, kur
janė nė pyetje kėto ndryshime marramendėse padyshim qė kanė tė
bėjnė me rolin dhe perspektiven e institucionit tė shtetit nė tė
ardhmėn. Pėr vendet e zhvilluara kjo dilemė deridiku ėshtė
materializuar pėrmes formave tė reja integruese, kurse pėr ato
nė zhvillim ende ka ngecje dhe ngurrime sa i pėrket rolit tė
kėtij institucioni nė procesin e bartjes sė njė pjese tė
kompetencave (lexo sovranitetit) nė forma tė reja integruese
rajonale.
-
-
Pėr Kosovarėt, tė cilėt pėr dallim prej tė gjithė tė tjerėve,
natyra e trazimeve tė mbrendshme kur ėshtė nė pyetje ndertimi i
kapaciteteve tė reja tė institucionit shtet komb, ka gjithandej
specifika tė cilat nuk mund t'i hasish nė asnjė model zhvillimor
tė procesit tė ndėrtimit tė institucionit shtet - komb nė botė.
-
-
Nė
Kosovė, meqė ėshtė ende aktuale cėshtja e pretendimit tė bėrjes
(jo e ridefinimit) sė shtetit pėrgjithėsisht nė via tė trasha,
do tė mund tė identifikoheshin dy specifika cilėsore qė rrallė
kund apo askund nuk mund ti hasish: specifikėn e ndėrtimit tė
insfrastrukturės elementare demokratike dhe ate tė realizimimit
tė synimit pėr tė ndėrtuar kėtė infrastrukturė elementare me
mekanizmin e institucionit tė sipėrpėrmendur. I cili pėr tė
tjerėt ka filluar tė pėsojė ndryshime dhe modifikime tė
theksuara nė vetė formėn he pėrmbajtjen e vetė shkaku i
proceseve tė reja tė globalizimit.
-
-
Nėse i adresohemi synimit tė kahmotshėm tė kosovarėve pėr ta
ndėrtuar kėtė mekanizėm identifikues edhe pėr vetė identitetin e
ri kombėtar, fitohet pėrshtypja qė ky proces ėshtė identifikuar
jo si nevojė e komoditetit por e egzistencės sė qytetarėve tė
sajė gjatė tėrė shekullit tė kaluar nė kushtet dhe rrethanat e
reja tė njė procesi tashma tė afirmuar si globalizėm, atėherė qė
padyshim lypset tė kuptohen trendet e reja zhvillimore pėrreth.
Kjo mėnyrė e qasjes duhet involvuar edhe pėr shkak tė vonesės sė
theksuar historike qė e kemi pėsuar jo me fajin tone.
-
-
Eshtė mire pra qė mė nė fund ka filluar tė zgjidhet ky lėmsh
rreth Kosovės dhe pėr Kosovėn. Por a ėshtė kėshtu, do te pyeste
ciniku?
-
-
Do
theksuar parimisht qė vlerat klasike (siq i kanė identifikuar
shumica e sociologėve tė sotėm), siq janė ato qė kanė tė bėjnė
me: interesin kombėtar, integritetin teritorial, e pastajė me
sovranitetin kombėtar e sidomos tash se fundi me sistemin e
sigurisė kolektive, nė botėn pėrėndimore nuk e gėzojnė mė edhe
gjithaq atė shkėlqimin apo reėndėsinė qė e kishin pėrpara, psh.
nė shek XIX kur edhe u afirmuan si vlera substanciale pėr
rregullimin e raporteve mes qytetarėve dhe shoqėrive.
-
-
Nė
aulat intelektuale, politike e sidomos ato kulturore nė botė sot
janė duke u zhvilluar debate tė sofistikuara rreth kėtyre
formave dhe pėrmbajtjeve tė reja vlerore. Dilema kryesore tani
pėr tani mbahet ajo qė ka tė bėjė me ambiguitetin apo
interpretimin dualist qė e fuqizojnė diplomatėt dhe ekspertėt e
lėmive tė ndryshme, nė mėnyrė qė procesi i (ri)pajisjes, si tė
themi me licencėn e mekanizmit tė quajtur shtet tė bėhet nė
qetėsi dhe pa zhurmė tė madhe nė opinionin e gjėrė.
-
-
Natyrisht, njė numėr i madhė sociologėsh tė njohur ende
konsistojnė nė qėndrimet arbitrare, se ende nuk ka ardhė momenti
i (ri)pajisjes apo zėvendėsimit (apo edhe nė variantėn mė tė
keqe: reduktimit tė menjehershėm rolit tė institucionit tė
shtetit nė tė ardhmen!) tė kėtijė diskursi me ndonjė
pseudoinstitucion tjetėrfare. Pėr shumicėn e tyre (si A.
Giddens, Fridman, Beck, etj) institucioni i shtetit (jo edhe
gjithaq ai i kuptimi modern, por ai klasik) ėshtė ende njė
mekanizėm i qėndrueshėm rregullativ i jetės sė njerzėve nė mbarė
globin.
-
-
Nė
Evropėn e modelit tė Unionit, pra nė qarqet e eurokratike
egziston njė projekt (nė formė diskursi teknokrat) ende i pa
afirmuar sa duhet pėr shumicėn e vendeve tė tranzicionit, se
poqese qytetarėve tė kėtyre vendeve u ofrohen mė shum tė drejta
qytetare (eufemizmi pėr tė drejtat e njeriut) dhe mė shum paqė e
qetėsi kolektive, atėherė padyshim qė cėshtja e sovranitetit tė
shteteve do tė mund tė margjinalizohej me lloj mekanizmin e
sigurisė kolektive rajonale.
-
-
Nė
anėn tjetėr ėshtė poashtu e vėrtetė qė kapitalizmi i shek. i
identifikuar si globalizėm ėshtė duke instaluar njė tip tė ri
apo njė formacion tė ri tė shtetėzimit si mekanizėm mė tė
drejtėpėrdrejt qė duhet tė ushtrojė pikėspari menagjimin me tė
mirat dhe begatit e njė vendi. Ky tip apo thėnė mė ndryshe ky
model nėn ndikimin e Unioneve tė ndryshme monetare globale,
fenomenit CNN-it, KTN-ėve, Internetit dhe OJQ-ėve, pėr shumicėn
e sociologėve tė sotėm, gjertani nuk ėshtė duke dhėnė resultatet
e pritura. Ai ėshtė duke bankrotuar skajshmėrisht si ide! Tė
pėrmendim vetėm rastin e refuzimit tė Francezėve pėr Kushtetutėn
e re Europiane!
-
-
Nė
rajonin e Ballkanit pėrėndimor, ku uria pėr identitetin
shtetėror ende ėshtė e gjallė dhe njė paranojė e llojit tė vetė
edhe pėr faktin se pėr tė janė zhvilluar madje edhe luftera
gjenocidiale, (shembulli i Bosnjes dhe i Kosovės) cėshtja e
(ri)pajisjes apo zėvendėsimit tė rolit tė shtetit ėshtė e
paimagjinueshme, e hershme dhe nė shpėrputhje me kohėn e
zhvillimit dhe tė rrumbullaksimit tė synimeve kolektive tė
kombeve. Ithėtarėt e kėtij koncepti nė pėrėndim sot bėjnė
ekspertiza dhe analiza tė thukėta, duke fuqizuar mendimin
akademik se : cėshtja e (ri)pajisjes apo reduktimi tė
sovranitetit shteteror nuk ka qenė dhe nuk ėshtė dicka e re.
-
-
Ajo sipas tyre ka egzistuar me tė krijuarit e paradispozitave
pėr tė lind ky mekanizėm, qysh nė shek. e XIX. Psh. Amerika ka
pasur pėrherė njė lloj autonomie dhe kontrolli rigoriroz ndajė
kėsaj cėshtje, bile edhe sot me xhelozinė mė tė madhe e bėnė
kėtė. Ta pėrkujtojmė vetėm luftėn e sajė qė ajo e zhvillon
aktualisht nė emėr tė terrorrizmit, qė kryekput zhvillohet nė
emėr tė kėtyre idealeve dhe interesave parasėgjithash kombėtare
qė ajo i projekton nė gjithė rruzullin tokesor.
-
-
Thėnė me thjesht sovraniteti edhe sot e kėsajė dite ka mbetur
tėrheqės pėr shumicėn dominuese tė vendeve tė zhvilluara dhe
atyreve qė janė nė zhvillim, kurse mos tė flasim pėr ato qė janė
nė procesin e tranzicionit dhe tė procesit tė shtet-formimit,
siq ėshtė rasti i Kosovės, ku interesimi mobilizues i qytetarėve
tė sajė lidhur me dėshirėn dhe pasionin e tyre shekullor pėr tė
pas njė shtet tė vetin e ka burimin e vetė spjegues dhe shum
identik me popujt tjerė pėrreth.
-
-
Pra, ideja e tė poseduarit tė sovranitetit tė plote tė shtetit
tė ri tė Kosovės anipse shikuar me dioptrinė e njė eksperti tė
marrėdhėnieve ndėrkombėtare nuk e ka peshėn e mėtejme se tė njė
njohje formale ndėrkombetare nė akusherin e OKB-s, ku edhe
(de)legjitimohėn sovranitetet e shteteve, pėrmes tė cilės
pastajė thithja e begative materiale dhe atyre financiare bėhet
mė e lehtė dhe mė durueshme, ajo prapseprap e ka madhėshtinė
vetė identifikuese.
-
-
E
kjo madhėshti nuk ėshtė edhe gjithaq ideale ashtu siq ėshtė
projektuar zakonisht nė kokat e masave tė gjera popullore, por
para se gjithash pragmatike, ngaqė institucionet dhe qytetarėt e
mbarė rrruzullit tokėsorė transaksionet e tyre tė ndryshme akoma
i ushtrojnė mu pėrmes kėtijė mekanizmi anipse ai herė pas herė
gjatė qenėsimit tė vetė tė gjertanishėm historic ka dijtur tė
gjenerojė autoritet dhe arbitraritet tė pakontestueshėm dhe njė
lloj egalitarizmi tė diskutueshėm.
-
-
Do
pėrmendur kalimthi, se nė kohėn kur Zhan Boden dhe Tomas Hobsi,
pėr herė tė parė filluan tė pėrpunojnė idenė e vėllimit tė
sovranitetit tė shtetit nė shek. XVI dhe XVII, rolin e tij e
kishte "uzurpuar" e drejta hyjnore pėr tė cilėn u zhvilluan
luftėra tė pėrgjakshme. Pėr kėta autorė cėshtja e sovranitetit
ishte nje sinonim i ligjėsisė dhe i njė rregulli tė vecant, ku
tė nėnshtruarit nuk kishin asfar tė drejte tė rebelohen, mirėpo
mė vonė kuptuan se ky absolutizim i tepruar i sovranitetit mund
tė qojė dasht e padasht shoqėrinė nė tirani (gjė qė ngjau
shpesh gjatė historisė sė njerėzimit) dhe nė despotizėm tė
patolerueshėm.
-
Por cfar kuptimi ka sot nė kohėn tonė diskursi mbi sovranitetin?
-
-
Ai, tė themi kushtimisht ka filluar tė luhatet me tė mbaruarit e
luftės sė ftohėt dhe me tė filluarit e ndėrtimit tė rendit tė ri
botėror tė identifikuar si globalizėm, westernizėm apo edhe
amerikanizėm.
-
Ideja e sovranitetit, poashtu ndėrlidhet shum edhe me Paqėn e
Westfalisė (1648) qė ėshtė e njohur si Marrėveshje (nė tė
vėrtetė e dy Marrėveshjeve: asajė tė Minsterit dhe asajė tė
Osnabrickit) historike, ku u krijuan paradispozitat e para pėr
njė sistem modern tė shteteve tė pavaruara nė Evropė. Nė tė
vėrtetė, kjo Marrėveshje me shumė i adresohej cėshtjes qė kishte
tė bėnte me delegjitimitetin hegjemonist tė Kishes sė shenjėt
Katolike tė njohur si perandori e llojit te vete, se sa tė
idesė se marrėdheniet ndėrkombėtare duhet t'i lėvizė parashikimi
lidhur me barazpeshėn e fuqisė midis vendeve.
-
-
Poashtu, njė ndėr provokimet mė tė rėnda qė I ėshtė bėrė
ndonjėherė diskursit tė sovranitetit padyshim, qė ka tė bėjė me
tė drejtat universale tė njeriut nė gjithė globin tokėsorė.
Pėrmes kėtij diskursi, sot mekanizmat ndėrkombėtar (OKB) kanė tė
drejtėn e intervenimit moralo-politik (Rezolutat e aprovuara),
por jo gjithėkund dhe gjithėherė edhe tė drejtėn e intervenimit
ushtarak, siq ishte reasti I Kosovės.
-
-
Ndryshimet e fundit marramendese tekniko-teknologjike kane bėrė
qė , nė njė mėnyrė e kanė thyer, si tė themi atė barrierėn e
shteteve sovrane. Ngaqė, ndikimi I mediave globale (rasti I
gjiganti tė quajtur CNN-n dhe Alxhazira-s) kanė bėrė qė me asgjė
tė mos mbetet nėn mėshirėn e pushtetėmbajtėsve local. Sot pra si
interes kombėtar I njė vendi nuk janė mbyllja dhe izolimi por
pėrkundrazi hapja dhe demokratizimi I mbrendshėm I raporteve
shoqėrore, pra ndėrtimit tė njė diskursi mė tė pėrsosur tė
qeverisjes dhe menagjimit me qytetarėt e cilitdo vend, ku
institucionet legale tė dalura nga zgjedhjet funksionojnė nė
mėnyrė tė admiruar.
-
-
Roli i shteti tė ardhshėm me siguri qė do tė anojė mė tepėr kah
roli i menagjmentit ashtu siq ka filluar aktualisht nė pėrėndim,
por pyetja se si do tė mund tė afirmohej cėshtja e sovranitetit
tė cunguar (« autonomi substnciale ») apo atij tė
reduktuar(« pavarėsia e kushtezuar ») nė kushtet dhe rrethanat e
reja tė procesit tė globalizimit, siq ėshtė rasti me Kosoven
mbetet pėr tu pare. Ngaqė, sot pėr sot ėshtė njė cėshtje qė
ende nuk ka arritur tė ketė ndonjė ndonjė pėrgjigje tė
pranueshme as nga diskursi politik e as nga ai shkencor.
-
-
Sė
kėndejmi cėshtja e reduktimit te sovranitetit duket qė ende
ėshtė nė fazėn eksperimentale dhe eldorado e vėrtetė, ndėrsa
ambient mė tė pėrshtatshėm se Ballkani pėr kėtė veprim
Prokrustian, duket qė akoma nuk egziston.
-
-
Nė
fakt, mbetet njė nevojė qė ka tė bėjė decidivisht me ndėrtimin
e institucioneve tė pakurruptuara, pėrmes tė cilave do tė
ngritej vetėdija racionale pėr veqantinė e posaqme, si vlerė e
procesit tė globalizimit.
-
Edhepse modeli i komb-shtetit, pėr disa ėshtė bėrė njė pengesė
serioze nė fuqizimin e arkitekturės sė integrimeve globale,
prapseprap do thoshja ai nuk mjafon vetėm tė margjinalizohet dhe
si i tillė tė bartet nė muzeun e tradicionalės edhe pėr shkak se
ende nuk ka ndonje mekanizėm tjetėr qė do ta zėvendėsonte atė si
tė tillė.
-
-
E
cka ėshtė edhe me interesant korniza e shtet-kombit, tash pėr
tash mbetet e vetmja shpresė dhe i vetmi identifikim (qė meriton
edhe tė skrifikohet pėr tė) pėrmes tė cilit mund dhe po
ndėrtohet aktualisht demokracia si diskurs botėrorė.
-
-
Nė
anė tjetėr, cėshtja e (jo)reduktimit, nuk ėshtė edhe gjithaq
cėshtje e realizimit apo mos realizimit tė synimit pėr tė
menagjuar me vetėvehtėn si shoqėri e re demokratike, sa cėshtje
e zhvillimit tė aspekteve socialo-ekonomike tė qytetarėve tė
vendeve tė tranzicionit, aty ku aktualisht e ka vendin edhe
Kosova.
-
-
Pra, roli i shtetit nė kushtet dhe rrethanat e reja ėshtė njė
domosdoshmėri e llojit tė vetė, ngaq vendet e tranzicionit ende
nuk e kanė perfeksionuar sa duhet zejėn e menagjimit me
vetėvehten. Institucioni i shtetit edhe gjithashtu ėshtė duke
pėrjetuar njė krizė do thoshja tridimensionale, sidomos kur janė
nė pyetje sferat e kompetencave tė tij si institucion i fortė nė
menagjimin e tė mirave materiale tė qytetarėve tė vet.
-
-
Argumenti i parė
i kėsajė krizė, ėshtė duke u manifestuar nė sferėn e ekonomisė
dhe tė politikės, ku ai njė pas njė ėshtė duke pėsuar humbje nė
kuptimin e privimit nga disa ingerenca qė i ushtronte mė heret.
KTN (Kompanit Trans Nacionale), pėr shumicėn e sociologėve tė
sotėm thuhet se janė ato qė nė njė farė menyrė kanė tendenca ti
zevendėsojnė nė kėto sfera disa nga kompetencat e shtetit
klasik. Kėsajė tendence thuhet qė as SHBA-t, nuk po mund ti
ikin, ku me se miri u pa me rastin e pushtimit tė Irakut.
-
-
Argumenti i dytė,pėr
krizėn e dukshme tė institucionit tė shtetit tani dhe nė tė
ardhmėn, thuhėt qė ėshtė padyshim egzistimi i njė vullneti dhe
njė dėshirė globale politike, pėr ta ndėrruar procesin e
zhvillimit tė kapitalizmit. Duke mos hy nė ndonjė analizė mė tė
thukėt, vlen tė pėrmendim bie fjala disponimin e elitave
pushtetmbajtėse tė botės pėrėndimore, sidomos asajė amerikane,
angleze, spanjolle, italiane, etj.
-
-
Psh. Nė njė takim tė « Komisionit Trilateral », D. Rockefeller,
pėrndryshe Kryetar i kėtij asociacioni, ka thksuar se: »Pushteti
mbinacional i bankierėve dhe i elitės intelektuale
ndėrkombėtarė, duhet tė qėndrojė mbi tė drejtėn e kombeve pėr
vetėvendosje » (!?). G. Soros, njėri ndėr zėdhėnėsit mė tė
fuqishėm tė globalizmit politik, procesin e kontrollit tė tregut
global e sheh vetėm nė ndėrtimin e institucioneve mbinacionale.
-
-
Argumenti i tretė,
i krizės sė ashtuquajtur shtetėrore ka tė bėjė me humbjen e
cilesisė s rolit tė tij nė formimin e ashtuquajturit ethos
kombėtar, qė sipas Giddens ėshtė pasojė e rritjes sė « vetėdijes
kosmopolite ». Me sa mund tė hetohet, shumica e sociologėve janė
tė pajtimit se roli i shtetit nė rrethanat e reja te globalizmit
domosdoshmerisht do tė reduktohet pėrkatėsisht do tė zbehet
sovraniteti i tij, mirėpo ai asnjėherė tėrėsisht nuk do tė mund
tė zėvendėsohet me ndonjė mekanizėm tjetėr.
-
-
Dilema jonė ėshtė se Kosovėn qė e pret sfida e definimit tė
statusit politik, ėshtė apo nuk ėshtė nė rrugėtimin e proceseve
te lrtėpėrmendura? Pėrgjigjėn le ta japin politikajt aktual
gjatė kėtijė mandati tė qeverisjes historike!
-
-
-
(Autori ėshtė Sociolog i Globalizmit)
-
|
|