|
-
11
nėntor 2005 /TN
-
-
Nga Klajd Kapinova Nju Jork
(ShBA)
-
LEHMAN COLLEGE BRONX NEW YORK. (Lehman Center for The Performing
Arts Bronx. N.Y.). Artistėt shqiptarė nga New York - u, Bostoni,
Georgia, Michigan i, Philadelphia, Connecticut etj., sėbashku
me kėngėtarėt, kishin disa orė qė kishin ardhur pėrpara shfaqjes
nė skenė. Skenografi me pėrvojė Astrit Tota (Program Manager) me
aktivistėt, kėngėtarin Ludvig Cotaj (Stage Manager), Gjon Chota
(Organizing Manager) e rapsodi Gjon Dedvukaj (Advertising
Manager) japin orientimet e fundit, mbasi publiku pret siparin e
shfaqjes
-
Ora 6:00 p.m., sipas programit, duhet tė fillonte shfaqja, por
pėr arsye tė numėrit tė madh tė pjesėmarrėsve, fikja graduale e
dritave dhe dalja nė skenė e artistėve filloi 45 minuta me
vonesė. Komiteti Organizativ, si spektatorė ndjek shfaqjen, qė
kanė pėrgatitur prej disa muajsh mė parė. Si gjithmonė me radio
komunikimi nė dorė, pėr tė ruajtur lidhjet me stafin gjendet
aktivisti i palodhur Nik Gjuravcaj, i cili, prej 15 vitėsh ėshtė
pjesėmarrės nė organizimin e festivaleve mbarėshqiptare nė New
York.
-
Paradės muzikore e valleve popullore, me pėrkujdesin e vijushėm,
i paraprinė stafi i Kishės katolike Zoja e Shkodrės dhe
Qendrės Nėnė Tereza. Ai ėshtė i pėrbėrė nga Don Pjetėr Popaj
(Pastor) Mark K. Shkreli (Chairman), Simon Vukėl (Vice Chaiman)
dhe pjesėtarėt e tjerė tė palodhur, si: M. Berishaj, N. Camaj,
V. Ēano, M. Cubi, N. Gjokaj, A. Lulaj, T. Lumaj, I. Mjeku, S.
Muhadri, V. Murati, Fran Pllumaj, Hila Popaj, P. Rudaj, Gj.
Selca, F. Shala, Gj. Simonlacaj, B. Ukcamaj, E. Xhani, A.
Zagreda.
-
Festivali me histori 15 vjeēare, ėshtė pėrpjekur tė idetifikojė
grupet artistike nė shtete tė ndryshme tė Amerikės, koloritin e
pasur tė foklorit nė trojet etnike, duke u pėrpjekur pėr tė
mbajtur tė bashkuar komunitetin pa dallim feje, krahine e ideje.
Gjatė ditės kulturore nė manifestimet artistike, janė pėrkrahur
traditat e hershme muzikore burimore tė tabanit popullor, duke
synuar qė ato tė ruajnė vijimėsinė nė tė ardhmen.
-
-
Mysafirėt e nderit
-
-
Tė ftuarit special, nė mbrėmjen
artistike ishin, zyrtari i governantit tė New York - ut Mr. Luan
Bukolla, i cili, kishte ardhur nė emėr tė Mr. George Pattakit,
shkrimtari Agim Shehu me gruan e tij vizitor nga Zvicra,
Presidentja e Organizatės Motra Qiriazi Anna Kohen, D.D.S.,
Prof. Dr. Skėnder Kodra Kryetar i Akademisė sė Shkencave
Shqiptaro Amerikane, Vera Gjata Sekretare e Pėrgjithshme e
Shoqėrisė pėr tė Drejtat e Njeriut Ēamėria nė Boston,
pianistja Besmira Kraja, Prof. Dr. Dhorka Dhamo, Mr. Tonin
Mirakaj me gruan Miliana, Kryetari i LDK - sė pėr treshtetėshin
NY, NJ, CT, dhe n/Kryetar i Federatės Panshqiptare Vatra Mr.
Agim Rexhe, Mr. Hajdar Bajraktari, Mr. Sabit Bytyēi, Mr. Rustem
Gecaj, etj.
-
-
Njė biletė me broshurė
-
-
Tė gjithė spektatorėt, kur hynin nė
sallė merrnin nga shėrbimi i Theatrit nė Lehman Center njė
broshurė nė dy gjuhė pėr Festivalin XV. Ndryshe nga vitet e
kaluara, ky liberth, ėshtė konceptuarme artikuj kushtuar
evenimentit jubilar kulturor. Nė hyrje Sokol Muhadri, paraqet
jehonėn e vlerave, madhėshtinė e kėngėve e valleve tė Festivalit
XV shqiptar, qė pėrkon me 600 vjetorin e lindjes sė Gjergj
Kastrioti, ku sėrisht do tė kumbojė dashuria e malli pėr atdhe,
tek lartėsohet dhe shkėlqen plot krenari ndėrgjegja kombėtare.
-
Publicisti Bardhyl Ukcamaj, nė shkrimin Nė prag tė Festivalit
XV, ka analizuar manifestimin e madh tė botės shqiptare, ndėrsa
Ndue Gjekaj nė punimin e shkurtėr, pėrshkruan vallet shqiptare,
si kėrcime tradicionale nė raste festash dhe organizime
popullore, ku mė sėshumti bien nė sy: vallet lirike, epike etj.,
qė kryesisht luhen nga gratė e burrat.
-
-
Me interes mund tė kundrohet
materiali Kanga majakrahu si hymn shekullor i malėsorėve,
pėrgatitur nga Maria Gjelaj (Martini). Ajo tregon hershmėrinė e
origjinės sė kėngėve nė Malėsi. Prof. dr. Agron Fico, trajton
foklorin, si thesar i madh pėr popullin e vogėl, duke
risaktėsuar shkencėrisht lashtėsinė, unitetin dhe diversitetin e
shpirtit tė pasur arbėror. Kėto perla, janė ngjizur nė shtresa
tė hershme historiko - shoqėrore, duke dėshmuar unitetin krijues
artistik tė kombit tonė, qė i pėrshkon njė fill fin
atdhetarizmi.
-
-
Njė portret sintetik e interesant,
pėr artisten Eli Gjezo (Rizo), ka pėrgatitur publicisti Pierre
Pandeli Simsia, i cili, pėrshkruan udhėn e kantautores nga
Saranda nė Amerikė. Poeti e kėngėtari Gjokė Vata, analizon, se
vetėm kush mbahet fort mbas traditės, tradita i siguron nji
vend tė merituem nė botėn e qytetnueme. Aktivisti Simon Vukėl,
nė gjuhėn angleze paraqitet me punimin: 600 Years of Gjergj
Kastrioti 15 Years of the Festival 1 Years to a Free Kosova, e
cila, shoqėrohet me njė pikturė Albanian Dancers, realizuar
nga piktori frances Alexandre - Gabriel Decamps (French, 1835).
-
Kompani tė ndryshme shqiptaro amerikane, sollėn mesazhet e
urimit pėr Festivalin jubilar. Midis tyre The Pan - Albanian
Federation of America VATRA (The HEARTH), shkruan: Festivalit
Shqiptar kėtij manifestimi kulturor me rėndėsi tė madhe nė
ruajtjen dhe kultivimin e foklorit tonė nė Shetet e Bashkuara tė
Amerikės etj..
-
-
Gjithēka nė gjuhėn e ėmbėl shqipe
-
-
Qendra Nėna Tereze, pranė Kishė
katolike Zoja e Shkodrės nė New York, nė bashkėpunim me
komunitetin shqiptar tė Amerikės, u paraqitėn sėrisht me
Festivalin tradicional shqiptar.
-
-
Mėnyja e saj, ishte e pasur me
kėngė, valle, humor, pjesė instrumentale popullore, kostume me
ornamente tradicionale tė zonave, qyteteve, katundeve e
krahinave tė trojeve etnike. Kėnga e vallja, u mundua tė shuaj
mallin pėr atdhe tė artistėve dhe 3000 bashkėatdhetarėve
spektatorė, qė kishin ardhur nga New York - u me rrethina, pėr
tė ndarė gėzimin me artistėt profesionistė dhe tė rinjtė e
lindur nė Amerikė.
-
-
Opinione para spektaklit
-
-
Bisnesmeni dhe aktivisti kulturor
Gjon CHOTA. Organizimin e Festivalit, e kemi bėrė me
pėrkujdesje e pasion, pėr tė bashkuar komunitetin shqiptar nė
diasporė. Besoj se kėtė vit, programi i larmishėm pėrfaqėson tė
gjithė trojet me kostume, valle, kėngė. Besoj se njerėzit sonte
do tė mbesin tė kėnaqur.
Anna KOHEN, D.D.S., Presidente e Organizatės Motra Qiriazi.
Sot ėshtė njė ditė shumė e bukur dhe e shenjtė.
-
-
Jam krenare qė marr pjesė nė
Festivalin fantasti, ku gjenden grupet e vallėtarėve,
kėngėtarėve nga tė gjitha shtetet e Amerikės. Kėshtu tregohet
kultura jonė, vallet e bukura, veshjet popullore etj. Ēdo grup
artistik tregon karakteristikėn e vendit ku ėshtė. Unė dua tė
falėnderoj Kishėn Katolike Zoja e Shkodrės nė New York, Don
Pjetėr Popaj, qė sot feston 15 vjetorin dhe shpresoj me
kontributin e gjithė shqiptarėve kjo traditė tė vazhdojė
gjithmonė.
-
Publicisti veteran Tonin MIRAKAJ, aktivist organizator i hershėm
i Festivalėve Shqiptare dhe ish Kryetar Kishės Katolike
Shqiptare nė New York. Gjithmonė kemi biseduar ata pak
shqiptarė, qė ishim nė New York, pėr tė ruajtur gjuhėm, traditat
e bukura, veshjet popullore, zakonet etj.
-
-
E kjo dėshirė e pėrbashkėt u
kurorėzua mė 8 maj 1976, nė Festivalin e Arteve Ballkanike nė
New York, ku ishim tė ftuar nga Qendra Ballkanike pranė Dewitt
Clinton High School, 100 West Mosholu Parkway, gjatė Javės sė
Bronx it. Kemi bashkėpunuar tre besimet fetare katolik,
ortodoks e islam, si: Imzot Dr. Jozef Oroshi, Mr. Evans J.
Lionil dhe Mr. Hamdi Kaloshi. Atė vit ishte 200 vjetori, i 4
korrikut 1776, Ditės sė Pavarėsisė sė Amerikės.
-
-
Kėtu tė ftuar ishin jugosllavėt
(kroatėt), grekėt. Komisioni pėrbėhej nga Tonin Mirakaj
(Kryetar) dhe mė pas vijnė 21 antarė tė tjerė
. Festivali I
rė, u organizua mė 20 tetor 1991 nė Lehman College, nėn kujdesin
e Qendrės sė Arteve Popullore Bronx, New York, grupi Rozafat,
Shoqata Kulturore Shqiptaro Amerikane Zoja e Shkodrės.
Udhėheqės tė Festivalit, ishin njohėsja e gjuhės shqipe Prof.
Miss Jane Sugarman e Mr. Gjovalin Nikēi.
-
-
Artistėt, dhanė dy shfaqje brenda
disa orėve. Dy kėngėtarėt e parė ishin, Mark Vulaj e Zef Lucaj.
Dita Shqiptare e Bronx it, u shpall mė 20 tetor 1991, pėrmes
njė Proklamate, dorėzuar nga Mr. Bill Adeguado, mua (Kryetari tė
Komisionit tė Festivalit Shqiptar Mr. Tonin Mirakajt). 7 minuta
nga kjo shfaqje, u transmetua nga Televizioni Nacional i Bronx
it. Njė kontribut tė madh, kanė dhėnė Don Rrok Mirdita e Don
Pjetėr Popaj. Kjo ėshtė njė anė e mirė pozitive, qė tregon
vlerat e mėdha shpirtėrore, kulturore qė kemi si komunitet i
lashtė nė Europė.
-
Aktori, regjizori, shkrimtari dhe dramaturgu Xhevat Limani: Ky
ėshtė Festivali XV dhe uroj qė tė bėhet i 50 - ti e pakufi.
Mendoj, se ėshtė njė punė e madhe kulturore, qė bėjnė shqiptarėt
e New York ut dhe veēmas Kisha katolike Zoja e Shkodrės.
-
-
Uroj pėr durimin dhe qėndresėn, qė
mbajnė, mbasi tė realizosh njė Festival nuk ėshtė e lehtė. Unė
pėr dy vite, kam qenė nė krye tė stafit si rregjizor. Festivali,
ka mundėsi tė arrijė nivele mė tė larta. Duke qenė korrekt e i
sinqertė pėrpara vetės, Zotit e popullit tim, mendoj se
Festivali, kėrkon njė ēasje mė profesionale. Duhet tė lirohemi
nga koncepti i klaneve, miqsive, shoqėrive dhe improvizimeve.
-
-
Ky i fundit, ėshtė diēka e shėmtuar,
e arti nuk pranon improvizime, prandaj mendoj se Festivali,
duhet tė bie nė dorė tė atyre, qė dijnė se ēfarė ėshtė kodi e
vlera artistike. Edhe kėshtu sikurse ėshtė, ka vlera tė
mirėfillta. Ai flet pėr identitetin tonė nė diasporėn e
Amerikės. I uroj ēdo pjesėmarrėsi e organizatorėve suksese, e
dėshiroj qė shqiptarėt tė vijnė sa mė shumė nė festivale, sepse
dėshmojmė identitetin etnik, me praninė tonė. Kėshtu trokasim
fuqishėm nė ardhmėrinė tonė.
-
Luc MALOTA, prej 16 vitesh nė New York, sponsorizues dhe
bashkėproducent nė filmin dokumentar Gjergj Kastrioti.
Festivali XV ėshtė jubilar. Ai po mbahet nė 600 - vjetorin e
lindjes sė Heroit Kombėtar Gjergj Kastriotit. Janė pėrzgjedhur
kėngė tė bukura atdhetare, lirike, valle me tematikė tė
larmishme nga trevat tona, ashtu sikurse bėhet nė Gjirokastėr.
-
Marjan Cubi, Kryetar i Kėshillit tė Kishės, antar i Komisonit
Organizues pėr Festivalin XV Shqiptar nė New York. Jam
pjesėmarrės aktiv qysh nė Festivalin e I rė. Kėtu ēdo vit
mbidhėn rreth 3000 pėrsona, pėr ta pėrcjellė manifestimin
etnik. Edhe pse jemi larg nga vendlindja jemi prezent me
kulturėn pėr 3 orė nė skenė.
-
Pashk Maksuti, ekonomist. Kam 10 vjet nė Amerikė. Nė vitin
1997, isha antar i Komisionit pėr organizimin e Festivali VII
tė. Kėtu ruhen traditat shqiptare tek tė rinjtė, tė cilėt
vijojnė tė kultivohen nga prindėrit e tyre me njė dėshirė e
krenari tė madhe. Kjo ėshtė njė punė e madhe, mbasi kemi tė
gjithė llojet e kulturės sonė, si: veshjet, muzikėn, kėngėn,
vallet, takimet midis njeri tjetrit nga tė gjitha viset.
-
Gjokė Vata, vizitor prej Shkodre. Ėshtė hera e parė, qė marr
pjesė nė Festival. Pėr mua, ėshtė njė shfaqje interesante, sepse
tregon shpirtin e thellė tė atdhedashurisė, qė ėshtė i ndjeshėm
nė komunitetin shqiptar tė New York ut. Pėrgėzoj Kishėn
katolike, pėr ngjarjen e rėndėsishme patriotike.
-
-
Gjergj Kastrioti, mbas 600 vitėve nė
skenėn amerikane
-
-
Pjesa artistike kushtuar 600
vjetorit tė lindjes sė Heroit Kombėtar Gjergj Kastriotit, e
pėrgatitur nga muzikanti e libretisti i pjesėve artistike pėr
ēdo shfaqje kulturore Mr. Fran Shala, hapi siparin e Festivalit
XV nė New York. Poezitė kushtuar Gjergjit tė Madh, ishin nė
funksion tė vetė skenės sė Festivalit, realizuar me mjeshtėri
artistike nga skenografi profesionist Mr. Astrit Toto, qė
njėkohsisht ishte edhe regjizori i manifestimit skenik.
-
Mė duartrokitje frenetike nga salla, u shoqėruan dy
konferencierėt e rinj tė talentuar Miss Angela Zagreda nė
anglisht dhe Mr. Valdez Murati nė gjuhėn antare shqipe. Nė
paradėn e madhe tė vitit nė New York, komuniteti shqiptar e
artistėt shpalosėn genin e tokės sė Arbėrit, pėrmes kėngėve,
valleve e humorit tė hollė popullor.
-
-
Kalaja e lashtė Krujės, qėndron e
gjallė e krenare, prej koloritit tė ngjyrave tė bukura
origjinale, nė bedenat e sė cilės Gjergj Ynė, Kryetrimi
Arbėrorit, mposhti me vendosmėri ushtritė mizore tė pushtuesve
otoman. Njė bust i kryeprijėsit tė gjakut ilir, punuar me
pėrkujdesje nga skulptori Kristaq Kapedani, bėri qė spektatorėt
shqiptarė e amerikanė, tė ndjenin jehonėn e krismave tė
shpatave, qė sollėn nė skenė grupi i vallėtarėve popullorė.
Kruja, ishte tėrėsisht e pranishme nė miniaturė. Ajo po
dėshmonte pėr historitė e luftrave tė Gjergj Kastriotit pėr 25
vjet me rradhė.
-
-
Don Pjetėr Popaj, me pėrshėndetjen e
tij bėri hapjen e Festivalit tradicional shqiptar nė New York.
Pasi falėnderon mysafirėt amerikanė nė gjuhėn angleze, rikthehet
tek tė pranishmit shqiptarė, duke u rikujtuar spektatorėve,
kėnaqėsinė qė do tė ndjejnė tė gjithė sonte, duke dėgjuar kėngėt
dhe ndjekur vallet e bukura popullore nga viset amtare. Ai
porositi mė tej, qė ti ruajmė e kultivojmė mė tej traditat, qė
na lanė amanet tė parėt tanė nė vendlindje, duke ua pėrcjellur
nė mėnyrė origjinale breznive tė reja. Simon Vukėl pėrshėndeti
dhe lexoj telegramet e urimit, qė i kanė ardhur manifestimit
kulturor nga pėrsonalitet e njohura amerikane. E tillė ishte
pėrshėndetja e Mr. Phil Amicone, Mayor City of Yonkers, etj.
-
Nė Festivalin XV, binte nė sy pjesėmarrja e tė rinjve tė lindur
e rritur nė Amerikė. Orkestra ALBA, e veshur me simbolet e
flamurit shqiptar, gjatė gjithė kohės ishte shoqėruesja kryesore
e interpretuesve nė Festival. Nė organo orkestranti e
kompozitori i njohur Ilir Dangėllia, nė klarinet Sokol Asllani,
nė saxofon Maks Vathi, nė pėrkusion Artan Kushi dhe kitarrė e
dirigjim muzikor, mjeshtėri i muzikės Edmond Xhani.
-
I pari kėndoi Gjokė Vata, me kėngėn Syrin si qershia, duke ia
lėnė mė pas vendin kėngėtarin arbėresh me banim nė New York
Enrico Granafei, qė solli njė buēetė me tinguj dhe fjalė tė
vjetra autentike arbėrore tė Kalabrisė. Dueti Besim Muriqi e
Haki Krasniqi, interpretuan kėngėn Nga Kosova nė jug tė
Shqipėrisė. Kėngėtarja Dile Gecaj me ndjenja atdhetare e
pėrvojė artistike solli kėngėn Pėr flamur ta lidhim besėn.
-
-
Mentor Veizi interpretoi putpuri
kėngėsh vlonjate, tė cilat u duartrokitėn ngrohtėsisht nga
publiku. Koreografia Lisa Shala pėrmes grupit tė vallėtarėve
Rozafati interpretuan vallen Festa e Madhe Shqiptare. Grupi
Bashkimi nga shteti i Georgia - s, pėrmes solistit Enver
Kabashi u pėrfaqėsua me njė kėngė pėr Mitrovicėn dhe sėrisht ky
grup interpretoi putpuri kėngėsh popullore. Nė programin e pasur
Grupi Bashkimi luajti valle me motive shqiptare, tė shoqėruar
me ēifteli, fyell e tupan.
-
Pjesa e Dytė, u hap me njė valle me motive gjakovare, tė
koreografes Angelina Nika dhe luajtur me pasion nga grupi i
valles Rozafat. Rapsodėt e grupit Bashkimi Kombėtar nė New
York, sėbashku me solistin Shefqet Krasniqi, kėnduan kėngė pėr
Gjergj Kastriotin, duke ia lėnė vendin Nosh Rrok Camaj, i cili,
recitoi njė poezi krijuar posaēėrisht pėr 600 vjetorin e
lindjes sė Gjergj Kastriotit.
-
-
Njė poezi tjetėr me titull: Rruga
jote ėshtė mė e mira, u interpretua nga Sokol Muhadri. Rapsodi
me lahutė Gjon Dedvukaj, u paraqit me pjesėn muzikore Lavdi
veprės o Fan Noli, ndėrsa Albert Stanaj, pėrcjellur me ēifteli
nga motra Alexandra Stanaj kėnduan nė Festival mė thirri
Vitoja. Potpuri kėngėsh nga Shqipėria e Mesme, i solli me
kėnaqėsi Demir Zena, i cili, ia la mė pas vendin potpurive
tėkėngėve korēare, kėnduar nga Drita Makashi.
-
-
Kėngėt ulqinake i kėndoi Haxhi
Zeneli, ndėrsa Elizabeta Dukaj interpretoi Kalle, kalle moj
rini. Koreografi i njohur nga Bostoni Bashkim Braho, me grupin
e tij tė valleve Ēamėria, interpretuan Vallėzimi Shqipeve e
Valle me motive nga Ēamėria. Mė pas kėnduan Fatmira Berēani,
Gėzim Nika, Eli Gjezo, Albert Popaj, melodi me ēifteli Edmond
Xhani, Fitore Mamaqi, Alba Ēano, dueti B. Muriqi e H. Krasniqi,
A. Krasniqi. Humor me kėngė nė skenė i sollėn aktorėt nga
Michigani, Gjovalin Lumaj, Albina Ndrejaj e Fran Gjokaj.
-
-
Ēertifikatė nderi i mecenit tė kulturės
editorit Mr. Mark K. Shkreli
-
-
Qysh nga viti 1962, Mr. Mark K.
Shkreli, ka qenė njė ndėr bashkėpunėtorėt e palodhur pranė
Kishės katolike Zoja e Shkodrės, duke kontribuar
financiarisht, kulturisht nė 15 festivalet e kėngėve e valleve.
Ai ėshtė editor i revistės Jeta Katolike (1995 2005).
Vlerėsimi i Mr. Shrelit, nė 600 - vjetorin e ditėlindjes sė
Gjergj Kastriotit vjen sėpari, mbasi vetė ai ėshtė marrė me
organizimin e aktiviteteve pranė Qendrės Kulturore Nėnė Tereza
nė Hartsdale NY. Kėtė vit revista Jeta Katolike feston 10
vjetorin e ridaljes sė saj, pas njė ndėrprerje tė pėrkohshme nėn
emrin Jeta Katholike Shqiptare (1965).
-
-
Ēertifikatėn ia dorėzoi organizuesi
i Festivalit I - rė Mr. Tonin Mirakaj, i cili, i dhuroi edhe njė
stilograf, nė mėnyrė, qė Mr. Shkreli, tė pėrgatit sėrisht
shfaqjen e ardhshme mbarėshqiptare. Motivacioni i vlerėsimit,
ishte: Nė shenjė mirėnjohje dhe respekti, me rastin e
pėrvjetorit tė Festivalit XV tė Kėngėve e Valleve Shqiptare. Nė
fjalėn e tij pėrshėndetėse Mr. Shkreli, falėnderoj Mr. Tonin
Mirakaj, duke thėnė: Falėnderimet e veēanta, duhet ti shkojnė
nė rradhė tė parė Mr. Tonin Mirakaj, sepse ai ėshtė Kryetari i
parė i organizimit i Festivalit I - rė.
-
-
Unė po i pranoj kėto, por jo nė
emrin tim pėrsonal. Unė nė tė vėrtetė kam bėrė mė pak se
bashkėpunėtorėt e mi. Kėto vlerėsime i pėrkasin tė gjithėve, qė
pėr 15 vjet mė radhė nė organizojnė festivale, pa kurrėfarė
shpėrblimi, si antarėt e komisionit dhe artistėt e komunitetit
tonė. Emrat nuk mund ti pėrmend tė gjithė, por nuk mund tė rri
pa i pėrmend disa prej tyre. Krahas miqve tanė amerikanė, dua tė
falėnderoj bashkėatdhetarėt Nik Gjurashaj, Ismer Mjekun, Fran
Shala etj., edhe ata qė nuk e pėrmend dhe ju spektatorė tė
mrekullueshėm, qė vini ēdo vit me nda gėzimin bashkė me ne.
-
-
Fituesit e Festivalit XV
-
-
Juria e ngritur pranė Festivalit,
pėbėhej Prof. Dr. Dhorka Dhamo, violinistja Semiramiz Kraja,
juristi Ismer Mjeku, publicisti e studiuesi Bardhyl Ukcamaj,
kėngėtari Gėzim Nika, shpallėn si fitues tė vendit tė parė
grupin Bashkimi Kombėtar New York, vendin e dytė grupi
Bashkimi nga Bostoni dhe e treta u rradhit grupi i valleve
Rozafat e Qendrės Kulturore Nėnė Tereza nė New York.
-----------------------------------------------------
Kontakt me autorin:klajdkapinova@yahoo.com
|
|