|
11
nėntor 2004 /TN
E premte,
11 nėntor 2005 /BBC
-
Ish presidenti finlandez, Marti Ahtisaari, si i
dėrguari kryesor OKB-sė pėr tė mbikqyrur bisedimet mbi statusin e
Kosovės tha pėr BBC-nė se mendon se njerėzit presin qė statusi tė
zgjidhet gjatė vitit tė ardhshėm, por ai vetė thotė se sa mė shpejt
aq mė mirė.
Faik Luta
intervistoi zotin Ahtisaari dhe fillimisht e pyeti se pse u vonua
miratimi zyrtar nga Kėshilli i Sigurimit dhe se a ishin tė vėrteta
njoftimet se ai kishte kėrkuar sqarime tė pushteteve tė tij nė
mėnyrė qė t'i shmangej ndėrhyrjeve nga cilido anėtar i Grupit tė
Kontaktit?
Ahtisaari-
Nuk besoj se ėshtė kėshtu. Nuk ka pse Presidenti i Kėshilli i
Sigurimit tė aneksojė parimet udhėzuese tė Grupit tė Kontaktit qė
lidhen me Sekretarin e Pėrgjithshėm. Mendoj se dokumenti ėshtė i
rėndėsishėm pėr Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė dhe pėr mua
vetė. Grupi i Kontaktit ėshtė njė grupim i vendeve tė rėndėsishme,
disa prej tė cilėve janė anėtarė tė pėrhershėm tė Kėshillit tė
Sigurimit.
Ata kanė punuar nė dokumentin e tyre tė parimeve udhėzuese. Unė vetė
isha nė takimin e zhvilluar nė Uashington javėn e kaluar kur ata
ende ishin nė pėrfundim e sipėr tė dokumentit. Kompetencat e mia
pėrfshihen nė shtojcėn e dokumentit, i cili pėrfaqėson qėndrimet e
njė grupi tė vendeve tė rėndėsishme dhe Rusia ėshtė njėri prej
kėtyre vendeve. Pėrsa i pėrket referencave ndaj meje dhe rolit tim,
pėr kėto vendos Sekretari i Pėrgjithshėm.
BBC -
Zoti Ahtisari si do t'i drejtoni negociatat? A do tė
ketė diplomaci shėtitėse mes Prishtinės dhe Beogradit? Cila do tė
jetė metoda?
Ahtisaari-
Nė kėtė moment, jam i gatshėm tė them vetėm se kam planifikuar njė
vizitė pėr nė Prishtinė dhe Beograd para fundit tė kėtij viti.
Gjithashtu, gjatė kėsaj jave do tė vizitoj edhe kryeqendrat fqinje,
si Podgoricėn, Tiranėn, Shkupin e tė tjera. Do tė dėgjoj qėndrimet e
Prishtinės dhe Beogradit si dhe tė fqinjėve dhe do tė nisemi nga ajo
pikė.
BBC -
Zoti Ahtisari, ju ia dolėt tė arrini njė marrėveshje pėr tė
pėrfunduar luftėn nė Kosovė nė vitin 1999. A prisni qė detyra e
tanishme tė jetė mė e vėshtirė apo mė e lehtė?
Ahtisaari-
Ajo detyrė nuk ishte dhe aq e lehtė. Por ajo u krye me
profesionalizėm dhe shpejtėsi, sepse tė gjithė donin arritjen sa mė
parė tė njė marrėveshjeje. Pėrsa i takon bisedimeve tė ardhshme,
tani pėr tani e kam tė vėshtirė tė them diēka. Ndoshta, ju duhet tė
ma bėni kėtė pyetje pas fazės sė parė tė bisedimeve.
BBC -
Pra, a mendoni se kėtė rradhė mund ta keni mė tė vėshtirė ngaqė
nuk keni mbėshtjeten apo kėrcėnimin ushtarak?
Ahtisaari-
Varet se si vlerėsohet mbėshtjetja. Kėsaj radhe ndoshta kam mė shumė
mbėshtetje dhe qėndrim tė pėrbashkėt se mė parė, sepse Kėshilli i
Sigurimit e ka miratuar dhe mirėpritur emėrimin tim. Sė dyti,
Bashkimi i Europian na mbėshtet plotėsisht - kėshtu qė mendoj se
kemi njė mbėshtetje tė fortė. Kjo ėshtė njė detyrė e vėshtirė, por
kjo ēėshtje ka zgjuar pėrkrahje dhe interes tė madh ndėrkombėtar dhe
kjo nuk duhet nėnvlerėsuar.
BBC -
Zoti Ahtisari, ju jeni negociator me shumė pėrvojė qė keni
arritur tė zgjidhni mjaft konflikte. Si i bėni palėt bashkėbiseduese
tė arrijnė kompromise?
Ahtisaari-
Mendoj se kjo varet nga rrethanat tė cilat gjithmonė janė tė
ndryshme, kėshtu qė nuk mund tė bėhen pėrgjithėsime. Megjithatė, pėr
negociatorin ndoshta njė parim ėshtė i qartė. Ai duhet tė jetė i
hapur me tė gjithė dhe i drejtpėrdrejtė. Kjo sepse nuk ia vlen qė
ēėshtjet tė paraqiten tė mjegullta. Ėshtė e rėndėsishme qė tė gjithė
ta dinė qėndrimin tim dhe unė tyrin, me qėllim qė tė mos ketė tė
papritura.
BBC -
Zoti Ahtisari, shqiptarėt ka shumė gjasa qė tė mos pranojnė mė
pak se pavarėsinė, ndėrkohė qė serbėt mund tė pranojnė gjithēka
tjetėr pėrveē pavarėsisė sė Kosovės. Nga e filloni ju, kur pozitat e
tyre janė kaq tė papajtueshme?
Ahtisaari-
Sikurse ju thashė, unė e filloj punėn duke i dėgjuar. Unė do t'i
dėgjoj se ēfarė kanė pėr tė mė thėnė e pastaj punėn e vazhdojmė qė
aty.
BBC -
Dhe cili krah prisni tė jetė mė i vėshtirė pėr ju?
Ahtisaari-
Nuk kam ndėrmend tė pėrzgjedh ndonjėrin krah qė pėrfshihet nė kėtė
ēėshtje sepse, fillimisht, mė duhet t'i dėgjoj tė dy krahėt.
BBC -
Zoti Ahtisari sa kohė prisni tė zgjasin kėto bisedime?
Ahtisaari-
Nuk e kam fare idenė se sa do tė zgjasin bisedimet. Disa thonė se
ata mund tė zgjasin nga vetėm 3-4 muaj e deri pambarimisht.
Mbrojtėsit e mendimit tė fundit thonė se nuk duhet tė ketė kurrfarė
afati pėr bisedimet. Por sigurisht, unė mendoj se shpresat janė qė
zgjidhja tė gjendet gjatė vitit tė ardhshėm. Unė vetė do tė
dėshiroja sa mė shpejt, aq mė mirė. Ne do tė ecim para me vendosmėri
por nuk do tė ngutemi.
BBC -
Ju i keni ndjekur zhvillimet nė Kosovė gjatė vitit tė kaluar. Sa
pėrparim mendoni se ėshtė bėrė?
Ahtisaari-
Jo, nuk mendoj se i kam ndjekur zhvillimet aq nga afėr. Mė shumė kam
lexuar se ēfarė ėshtė raportuar nga pėrfaqėsuesi i posaēėm dhe
raportin e kohėve tė fundit tė ambasadorit Kai Eide. Mendoj se kėto
dokumente i keni lexuar edhe ju vetė.
BBC -
Pra, ēfarė pėrparimi mendoni se ėshtė bėrė, duke gjykuar nga kėto
raporte?
Ahtisaari-
Ka plot punė pėr tė bėrė. Le tė themi qė ka plot punė pėr tė bėrė.
Dua tė them se kur flasim pėr status, duhet tė flasim pėr status me
standarde.
BBC -
Ēfarė sfide ėshtė kjo pėr ju?
Ahtisaari-
Kjo ka mė shumė rėndėsi pėr palėt, ėshtė mė shumė sfidė pėr ata se
sa pėr mua. Unė e marr ēdo detyrė me shumė seriozitet, por
shpresoj se do tė arrijmė njė zgjidhje tė arsyeshme.
|