|
10 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (09.11.2005)
Laura
Konda
Nėnsekretari amerikan i Shtetit, Nikolas Bėrns, ish-ambasadori
amerikan nė Kombet e Bashkuara Riēard Hollbruk dhe disa senatorė
amerikanė komentuan dje pėr Kosovėn nė seancėn e zhvilluar nė
Komisionin e Punėve tė Jashtme tė Senatit. Zoti Burns u bėri thirrje
shqiptarėve t'i lenė mėnjanė mosmarrėveshjet politike dhe personale
tani qė do tė fillojnė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar. Por
cilat jane reagimet e pales kosovare per keto kritika? Pėr tė
biseduar pėr kėto ēėshtje Zėri i Amerikės intervistoi pėr emisionin
Ditari zotin Hashim Thaēi, Kryetar i Partisė Demokratike tė
Kosovės dhe pjesėtar i grupit negociator pėr statusin.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Thaēi, cili do tė ishte komenti juaj pėr tonin
kritik tė Nėnsekretarit Burns ndaj udhėheqėsve shqiptarė?
Hashim Thaēi:
Unė fillimisht dua tė pėrshėndes angazhimet e zotit Nik Bėrns pėr
procesin e negociator tė Kosovės, si pėrfaqėsue i Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės dhe qėndrimet e ambasadorit Hollbruk qė u
prezantuan dje. Unė mendoj se mendimet se zotit Nik Bėrns janė tė
vullnetit tė mire, por dua tė theksoj se nė ekipin negociator tė
Kosovės ka ndodhur progress substancial, janė dėgjuar mendime
interesante, produktive, ėshtė ndėrtuar njė unitet i qėndrueshėm, e
nė tė njėjtėn kohė e ritheksoj, ky grup negociator ka formuar ekipin
politik, qė do tė merret me ēėshtje politike; por nė tė njėjtėn
kohė, Partia Demokratike e Kosovės i ka dhėnė njė domethėnie tė
veēantė kėtij progresi me prezantimin e platformės sė saj pėr
shtetin e pavarur dhe sovran.
Zėri i Amerikės:
Dje grupi negociator ka zhvilluar njė mbledhje pune. A u mund tė
thuhet se janė kapėrcyer, apo sheshuar mosmarrėveshjet dhe me ēfarė
kanė tė bėjnė ato konkretisht?
Hashim Thaēi:
Unė besoj se ēdo lider politik do tė ngrihet mbi vetveten, mbi
interesat partiake, do tė fokusohet mė tepėr pėr statusin politik,
do tė investojė nė unitet, nė qėndrime tė pėrbashkėta; natyrisht, qė
do tė ketė opinione tė ndryshme dhe alternativa tė ndryshme, por unė
jam optimist se gjėrat do tė ecin nė binarė tė drejtė dhe do tė kemi
njė reflektim shumė mė pozitiv, njė bashkim tė energjive positive
prej tė gjitha partive politike tė Kosovės; do tė kemi njė plotėsim
tė vizionit pėr shtetin e pavarur dhe sovran, sipas platformės qė e
ka propozuar Partia Demokratike e Kosovės. Kėshtuqė, unė jam
oprimist pėr punėn e mėtejshme tė kosovarėve pėr zgjidhjen e
statusit politik.
Zėri i
Amerikės:
Nė mbledhjen e djeshme ju, siē thatė, keni dorėzuar
njė platformė, ku kėrkoni qė Kosova tė jetė shtet i pavarur dhe qė
tė drejtat e pakicave tė mbrohen me ndihmėn e bashkėsisė
ndėrkombėtare. Pse me ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare? A nuk janė
shqiptarėt tė aftė pėr ta bėrė vetė kėtė?
Hashim Thaēi:
Partia Demokratike e Kosovės ėshtė partia e parė dhe e vetmja qė ka
prezantuar platformėn pėr vizionin e shtetit tė pavarur dhe sovran.
Platforma qė i kam prezantuar dje ekipit negociator ėshtė koncepti
politik i PDK-sė, qė buron nga vullneti i tė gjithė qytetarėve tė
Kosovės; por edhe ne si shumicė shqiptare duhet ti marrim
pėrgjegjėsitė qė na takojnė, pėr ti siguruar dhe garantuar tė
drejtat e tė gjithė qytetarėve qė jetojnė nė Kosovė, qoftė tė
serbėve dhe malazezėve, tė boshnjakėve, apo tė tė tjerėve, sepse ne
pretendojmė tė ndėrtojmė njė shtet qytetar qė punon drejt krijimit
tė njė identiteti shtetėror dhe qė tė gjithė qytetarėt tė jenė
shtetas tė Kosovės dhe tė gėzojnė tė drejtat e tyre tė barabarta.
Pra, nuk do tė pretendojmė tė ndėrtojmė pavarėsi vetėm pėr njė
popullsi etnike, por pavarėsi tė plotė tė Kosovės, pėr tė gjithė
qytetarėt qė jetojnė nė Kosovė.
Zėri i
Amerikės:
Si nė ēdo proces negociatash, asnjėra palė nuk merr
atė qė dėshiron, pra nevojitet njė kompromis pėr arritjen e njė
marrėveshjeje. Cilat mendoni se mund tė jenė konkretisht disa nga
kompromiset qė mund tė bėjnė tė dyja palėt?
Hashim Thaēi:
Fillimisht dua tė theksoj se shteti i pavarur dhe sovran i Kosovės
ėshtė kompromis pėr qytetarėt e Kosovės. Do tė negociojmė pėr tė
gjitha ēėshtjet qė janė pėr tu negociuar, si tė drejtat e
minoriteve, qė tė krijohen tė gjitha kushtet qė ata tė integrohen nė
institucione dhe shoqėri; dhe nė anėn tjetėr, tė punohet dhe tė
diskutohet pėr reformimin e pushtetit lokal nė pėrputhshmėri me
standartet ndėrkombėtare; tė punohet edhe mė tepėr pėr sigurimin dhe
garantimin e tė drejtave kulturore dhe historike tė tė gjitha
minoriteteve, pėrfshi edhe tė serbėve.
Nė kėtė drejtim,
unė besoj se ėshtė mjaft me rėndėsi, qė tė kemi dhe pėrkrahjen, tė
kemi mė afėr, nė bashkėpunim, edhe bashkėsinė ndėrkombėtare, sepse
investimet tona pėr lirinė e Kosovės kanė qenė tė pėrbashkėta,
investimet pėr ndėrtimin e paqes kanė qenė tė pėrbashkėta, dhe unė
jam shumė optimist se bashkėpunimi mas Prishtinės dhe
ndėrkombėtarėve edhe me faktorėt e tjerė, do tė jetė shumė i
rendėsishėm. Nė veēanti, do tė jenė shumė i rendėsishėm bashkėpunimi
i mire, pėr tė patur sukses tė pėrbashkėt; dhe unė jam optimist se
suksesi do tė jetė i pėrbashkėt nė ndėrtimin e Kosovės sė pavarur e
tė zhvilluar ekonomikisht.
|
|