|
-
Prishtinė, 1O nėntor 2005 /TN /QIK
- Fakti qė pėr datėn 17 nėntor ėshtė paralajmėruar miratimi i
Rezolutės pėr rikonfirmimin e vullnetit tė popullit tė Kosovės
pėr pavarėsi, ndėrkaq ende nuk ishte e qartė se si do tė duket
teksti final i kėsaj rezolute, ka qenė arsye e mjaftueshme pėr
njė takim tė kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci dhe
tė anėtarėve tė Kryesisė me shefat e grupeve parlamentare dhe me
anėtarėt e Komisionit pėr Ēėshtje Juridike, Legjislacion dhe
Kornizė Kushtetuese dhe tė Komisionit pėr Bashkėpunim
Ndėrkombėtar dhe Integrime Euroatlantike.
-
Kryetarėt e grupeve parlamentare: Alush Gashi, Jakup Krasniqi,
Gjylnaze Syla, Teuta Sahatēija, e Mahir Jagxhilar dhe kryetari i
Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrime
Euroatlantike, Sabri Hamiti, kanė mbajtur qėndrimin tė fortė se
teksti i Rezolutės, i nėnshkruar nga ata ėshtė punė e kryer, se
vendimi ėshtė marrė me konsensus tė plotė dhe se Rezoluta pėr
konfirmimin e shpalljes sė Kosovės shtet tė pavarur dhe sovran,
nė bazė tė vullnetit tė popullit, duhet tė miratohet nė Kuvend,
nė seancėn e 17 nėntorit.
-
-
Kėtė e kanė mbėshtetur edhe shumica
pjesėmarrėsve nė kėtė takim, por ka pasur edhe vėrejtje
pėrmbajtėsore pėr tekstin e nėnshkruar, thuhet nė njė njoftim
nga ky takim.
-
Kryetari i Komisionit Parlamentar pėr Ēėshtje Juridike,
Legjislacion dhe Kornizė Kushtetuese, Hydajet Hyseni, (nga
radhėt e PDK-sė) ka rikujtuar se propozimi i komisionit, tė
cilin e udhėheq, qė nė pikėn e parė tė Rezolutės tė theksohet
konfirmimi i vullnetit tė popullit tė Kosovės pėr pavarėsi (nė
vend tė konfirmimit tė shpalljes sė pavarėsisė) nuk ishte gabim,
por ishte pikėrisht pėrmirėsim gabimi. Ai, ndėrkaq, ka theksuar
se shumėēka duhet tė riformulohet nė tekstin e Rezolutės.
-
Komisioni pėr Legjislacion ka vazhduar mbledhjen, sipas
sugjerimit tė kreut tė legjislativit tė vendit, por disa nga
anėtarėt e tij, paraprakisht, kanė pohuar se e shohin tė tepėrt
kėtė takim, duke theksuar se ata me kohė e kanė pranuar tekstin
e nėnshkruar nga shefat e grupeve parlamentare.
-
Pasi qė nuk janė pėrfillur vėrejtjet e tij pėr tekstin e
Rezolutės, deputeti Hydajet Hyseni, u ka thėnė pjesėmarrėsve nė
mbledhje se do tė japė dorėheqje nga posti i kryetarit tė
Komisionit pėr Ēėshtje Juridike, Legjislacion dhe Kornizė
Kushtetuese.
|
|