|
10 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (09.11.2005) -
Komisioni
Evropian rekomandoi Maqedoninė si kandidate pėr anėtarėsim nė
Bashkimin Evropian dhe do ta paraqesė kėtė rekomandim nė takimin e
nivelit tė lartė tė BE-sė nė dhjetor.
Zėdhėnėsi i Departamentit amerikan tė Shtetit, Adam Ereli, tha se
Shtetet e Bashkuara mbėshtesin pėrpjekjet e Maqedonisė pėr
anėtarėsim nė Bashkimin Evropian dhe e inkurajojnė atė tė zbatojė
reformat e nevojshme.
Nė
raportin e tij lidhur me kandidaturėn e Kroacisė, Komisioni Evropian
tha se Kroacia duhet tė pėrmirėsojė mėnyrėn sesi i trajton ēėshtjet
e kriminelėve tė luftės dhe tė pėrmirėsojė trajtimin e pakicave.
Komisioni Evropian i dha Turqisė statusin e vendit me njė ekonomi
tregu funksionale, por tha se ky vend duhet tė marrė masa mė tė
forta kundėr shkeljes sė tė drejtave tė njeriut.
Komisioni vuri nė dukje se Shqipėria po bėn pėrparim drejt
marrėveshjes sė asociim-stabilizimit me Bashkimin Evropian, por
rekomandoi qė Tirana tė pėrmirėsojė lirinė e shtypit dhe pavarėsinė
e gjyqėsorit si dhe tė luftojė korrupsionin.
Komisioni Evropian dha vlerėsim tė ngjashėm pėr Sėrbinė e Malin e Zi
si dhe pėr Bosnje-Hercegovinėn dhe i bėri thirrje Bosnjės tė
pėrshpejtojnė procesin e privatizimit.
|