|
10
nėntor 2005 /TN
Milot
Liteshi
Zhvilimi profesional i RTK-sė paraqet qėllim kryesor tė gazetarisė
kosovare, tė idesė pėr informim publik. E drejtė do te ishte nėse ky
televizion publik rritet, zhvillohet dhe pėrparon nėpėrmjet asaj
rruge qė ēon nė ngritjen individuale dhe kolektive tė ekipit.
Problemi pse nuk i shkojnė punėt RTK-sė, ashtu siē dėshirohet mund
tė argumentohet si mė poshtė.
Udhėheqėsit e RTK-sė kanė tendencė tė injorojnė strategjitė e
vėrteta dhe si me qėllim kėrkojnė tė gabuarat. Pėr shembull: nuk
ėshtė e drejtė qė RTK-ja tė punėsojė gjysmėn e punėtorėve, nga
profesionet mė tė ndryshme,dhe fare pak apo asnjė me kualifikim
pėrkatės gazetaresk. Nuk ėshtė e drejtė qė RTK-ja merr nė punė,
punėtor qė nuk kanė mbaruar studimet dhe len jashtė njerėz me
kualifikime. Nė vend qė tė kishte kritere profesionale tė punėsimit,
pra nė vend se pranimi tė bėhej nė baza meritore, ai bėhet nė baza
familjare.
Prandaj nuk ėshtė kurrfarė befasie pse shumica e tė punėsuarve nė
RTK (pėrjashto kėtu disa ish- gazetarėt tė ish- Televizionit tė
Prishtinės), kanė fituar njohuri me gazetarinė nė bazė tė afėrsisė
dhe lidhjeve familjare.
Shumica prej tyre u njohjen me televizionin pėr herė tė parė nė RTK.
Karrierėn e tyre ata e arritėn pėrmes kurseve dhe jo pėrmes
studimit. Kjo bėri qė pėr njė kohė tė shkurtėr, kėta gazetarė me
pak mund fituan dije. Ky model i regrutimit tė gazetarėve
asnjėherė nuk mund tė paraqesė rrugėn e vėrtetė tė rekrutimit tė
stafit tė mirėfilltė profesional. Kjo metodė ndoshta mund tė kursejė
mjaft kohė atyre, qė e kanė praktikuar dhe qė e praktikojnė metodėn
e tillė, por nuk mund tė prodhojė cilėsi.
Nėse
ėshtė i suksesshėm ky model i tė bėrit gazetar, ėshtė e sigurt se
punonjėseve tė tillė mund t“u mungojė tėrė jetėn dija elementare,
dija qė ata kurrė nuk e kanė mėsuar nė fakultet. Duke i marrė
parasysh kėto rrethana, vlerėsimi i programit tė RTK-sė si i mirė
e mė i shikueshėm nga ana e stafit drejtues ėshtė fals dhe
gabimisht i interpretuar.
Sipas
sondazheve tė fundit tė bėra nga Index Kosova shihet qartė se
RTK-ja si televizion publik nuk qėndron edhe aq larg televizioneve
private RTV21 dhe KTV (qė sipas mendimit tim ky ėshtė edhe njė
emėrim i gabuar nė tėrėsi, sepse aq sa mund tė jetė publike RTK
ja,aq mund tė ishte si i tillė edhe RTV21 e pse jo edhe KTV). Sipas
kėtyre sondazheve, nga tetori i vitit 2002 deri nė gusht 2004, RTK
nuk dallon nė pėrqindje pėr shikueshmėri nga RTV21. Pėr Shembull:
tetor 2002 shikueshmėria e RTK-sė arrin 91.1 % dhe merr teposhtėn
duke rėnė nė nivelin mė tė ultė, 82.3% nė muajin maj tė vitit 2004
por duke shėnuar njė rritje tė lehtė nė stadin e fundit tė
hulumtimit nė muajin gusht me 85.7 %.
Sipas
kėtij hulumtimi shikueshmėria pėr RTV21 nė muajin tetor te vitit
2002 ishte 76.4 %, pėrqindje kjo qė u shoqėrua me njė rritje tė
lehtė edhe nė vitin 2003 duke e arritur nė pikėn mė tė lartė sidomos
nė muajin shkurt 2004 deri nė 90.2%. Kėtė pėrqindje tė
shikueshmėrisė RTV21 e mban pa ndonjė modifikim tė theksuar deri nė
gusht 2004.
Nėse
ky hulumtim ėshtė neutral dhe merret si i mirėqenė e i
verifikueshėm, atėherė, trumbetimi i stafit tė RTK-sė dhe kronikave
tė tija tė shpeshta nė lajme se RTK-ja ka shikueshmėri mė tė madhe,
sesa televizionet privategati gati ėshtė bėrė pėr shikuesin njė
gėnjeshtėr e kulluar, dhe pėr vet stafin e RTK-sė humbje e
pėrkushtimit ndaj tė vėrtetės.
Prezantimi i lajmeve nė RTV21 por edhe nė KTV nuk kanė dallime
shumė nga prezantimi i lajmeve nė televizionet kombėtare nė Shqipėri
si TOP Chanel, ALSAT, KLAN etj. Paralajmėrimi i lajmeve nė RTK, deri
para dy javė, (meqė tani pėr fat tė mirė ėshtė bėrė njė ndryshim
teknik cilėsor) pra deri para dy javėve, pėrshėndetja e moderatorit
zgjaste diku mbi 1 minutė e 40 sekonda sa merr kohė njė kronikė e
vockėl e cila do t“ kushtohej njė problemi social.
Zėri
kumbues i lajmeve tė pėrdorur tė ēorodiste fare me muzikėn
pėrcjellėse horror muzikė. S“pari thuhej Jeni duke ndjekur lajmet
nė RTK, njė zė i padukshėm, dėgjohej nė sfond qė shumicėn e rasteve
e bėnte Shaban Arifaj apo Mustafė Muqaj, pastaj binin kėmbanat diku
40 sekonda dhe mė pas bėhej paralajmėrimi i tre top temave kryesore
duke i shoqėruar ato me muzikėn ēoroditėse dhe zėrin nė prapaskenė.
Kjo katrahurė zgjatej 50 sekonda. Dhe mė nė fund mbyllej muzika,
binte toni dhe moderatorėt sėrish fillonin. Moderatori i parė
thoshte:
Shikues tė nderuar Mirė Mbrėma po fillojmė me lajmet. Moderatori
dytė thoshte : Mirėmbrėma Shikues tė nderuar jeni duke i ndjekur
lajmet kėtu nė Radiotelevizionin Publik tė Kosovės. Dhe pastaj
fillonin me leximin e lajmit. Asnjėrit nuk ja vriste veshin, ti
thuhet shikuesit tri herė Mirėmbrėma, ti tregonin atij herė pas
herė se janė duke i shikuar lajmet nė RTK. Nuk besojė qė ka ndonjė
shikues, qė do tė harronte apo nuk do ta dinte se cilat lajme po
shikonte nė ato momente.
RTK-
ashtu siē i ka udhėheqėsit, nė planin gazetaresk nuk mundi tė
zbulojė asnjė skandal, asnjė pėrzierje tė qeveritarėve nė korrupsion
qė nga mbarimi i luftės deri mė tani. Njė skandal tė vogėl mund tė
thuhet se megjithatė u zbulua, dokumenti i publikuar se punėtorėt nė
sektorin publik tė qeverisė merrnin rroga marramendėse. Kjo gjė nuk
u zbulua mė parė sepse ishte nė lojė partia tė cilėn RTK nuk guxon
ta kritikojė.
Mund
tė thuhet se me pėrjashtim gjatė zgjedhjeve tetor 2004 RTK- ku RTK e
shtrėnguar nga UNMIK-u, arriti tė tejkalojė barrierėn e saj dhe
ishte me tė vėrtet televizion i pavarur, nė kuptimin e mirėfilltė tė
fjalės, kohėn tjetėr dėshtoi. Atributi qė i dedikohej se RTK-ja
ėshtė televizion publik, mund tė konceptohej si i tillė vetėm nė
baze tė privilegjeve qė gėzonte dhe qė gėzon akoma sepse financohet
nga buxheti i Kosovės, dhe pėr faktin se posedon tė drejtėn
ekskluzive pėr tė raportuar nga Kuvendi i Kosovės. Televizioni
publik i Kosovės nuk dallohet shumė nga ai privat. Ai dallohet
vetėm nė bazė tė liqencės pėr emetim nga kuvendi apo emetimin e
lojėrave tė futbollit.
Ai
duhet tė dallohet edhe pėr temat, lajmet e zgjedhura, debatet dhe
natyrisht dokumentarėt e emetuara, analizat dhe reportazhet
hulumtuese. Sa i pėrket dokumentareve tė emetuara, numri i tyre s“ka
rėndėsi. Mė tepėr se shumica e tyre deri tani ishin punė amatore.
Teksti i tyre bėhej aty pėr aty, pa kombinime, pa dramacitet
rrėfimi, qė tė jetė interesant pėr shikuesin. Nėse RTK ka emituar dy
dokumentare deri diku qė i plotėsojnė kushtet pėr tu quajtur si tė
tillė, atėherė ata nuk janė financuar nga ky televizion dhe buxheti
i tij ,por nga donatorė nga jashtė. Nėse RTK ja emiton ndonjė
emision, reportazh, debat tė mirėfilltė apo magazinė televizive nga
diaspora, ajo nuk financon asnjė cent nė produkte tė tilla.
Materialet e tilla ajo i merr nga bashkėpunėtorėt dhe i bėn ata
gazetarė, bile i bėn edhe disa qė kurrė nuk kanė qenė si tė tillė.
RTK-ja i redakton materialet e huazuara apo materialet falas nga
kėta bashkėpunėtore i bėn ato pėr vete, i vėnė siglėn e
pėrgjegjėseve tė saj, pra tė redaktorit pėrgjegjės, dhe nuk paguan
asnjė nga kėta qė vrapojnė poshtė e pėrpjetė metropoleve tė
Evropės(mund ti paguaj pesė euro pėr njė kronik apo raport).
Shpesh, disa individė nuk kėrkojnė honorar, ata janė tė kėnaqur qė u
del emri nė TV dhe pėrmes emisioneve tė tyre qė ju botohen pa
probleme nė RTK, ata bėjnė biznese dhe korruptojnė bashkatdhetarėt,
duke kėrkuar pėr njė emision, disa mira Euro vetėm pėr njė
reportazh pa kurrfarė bazash profesionale. E njėjta lojė luhet
edhe me serialet apo komeditė qė emitohen nė RTK. Asnjė episod nuk
paguhet. Kėtė fat e kishte dhe e ka akoma seriali i familjes
moderne. RTK nuk paguan as pėr CD-et e emetuara, tė kėngėtarėve tė
estradės. Ata qė kėrkojnė honorar e pėsojnė shumė keq, u mbyllet
dera pėrgjithmonė.
Sa pėr
informim tė lexuesit, nė te gjitha televizionet nė Austri, Gjermani
Angli e gjetiu nuk mund tė emitohet asnjė sigėl, asnjė melodi apo
kėngė qoftė 1 minutė apo dhjetė sekonda e tė mos paguhet honorar pėr
ketė.
Shtrohet pyetja nėse RTK nuk investon nė gazetari, ku shkojnė gjithė
ato dy milion euro nga buxheti i Kosovės dhe sa e sa miliona nga
reklamat. Nėse RTK ka 135 Punėtor ose e zėmė 200 nuk besojė qe
secili prej tyre ta kete rrogėn mė tepėr se 600 euro. Me njė
matematikė tė thjesht mund tė llogaritet buxheti financiar i kėtij
televizioni. Udhėheqėsit i kanė mbyllur sytė para kėtyre
padrejtėsive. A e shikojnė ata programin e tyre qė e sajojnė vetė.
A do
tė kish mundur Drejtori i Pėrgjithshėm apo zėvendėsi i tij tė rrijė
para ekranit, dhe tė shikojnė TOP SHPO-in s“paku vetėm njė paradite
tė vetme dhe ta kuptojė se ēfarė maskara ėshtė duke u bėrė nė kėtė
televizion. Vetėm atėherė mund ta kuptojnė se ēfarė mėkati, ata i
bėjnė qytetarėve tė Kosovės.
Kuvendi as Qeveria por as njė institucion tjetėr nuk i jep 2 milion
nga buxheti televizionit publik qė ky ta shndėrrojė hapėsirėn e vetė
pėr shitblerje dhe punė biznesi. Nėse kjo i lejohet RTV 21 dhe KTV-
sė apo ndonjė televizioni lokal nuk mund ti lejohet televizionit
publik. Le ta gjejnė udhėheqėsit njė televizion publik nė Austri apo
nė Gjermani qė ka tė drejt si RTK tė emitojė reklama nė kėtė stil.
TOP
SHOP emitohet si reklamė nė kohėzgjatje deri nė 20 minuta vetėm para
ose pas njė emisioni gazetaresk, e kjo tregon se ku gjendet dhe ku
ka rėnė RTK-ja. Reklamat e tilla ne televzionet tjera publike jashta
Kosoves i emetojnė vetėm kanalet private pėr biznes. Nė kėto kanale
nuk ka program gazetaresk por vetėm reklama dhe janė tė sajuar si
tė tillė, prandaj quhen TV SHOP .
----------------------------------------------------------
Kontakt me autorin:
milotliteshi@web.de
|