|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Presidenti Rugova nė njė takim me Petersenin, vlerėson pozitivisht deklaratėn e Grupit tė Kontaktit

 
 

 
Prishtinė, 10 nėntor 2005 /TN /QIK - Presidenti Ibrahim Rugova e vlerėsoi korrekte deklaratėn e Grupit tė Kontaktit e cila lė tė hapur ēėshtjen e statusit, qė siē tha, ėshtė pavarėsia.
 
Kėto komente Presidenti Rugova i bėri pas takimit nė rezidencėn e tij, me shefin e UNMIK-ut Soren Petersen, para se ky i fundit ta shtrojė darkėn pėr anėtarėt e Grupit Negociator, nė tė cilėn Presidenti nuk do tė marrė pjesė.
 
Presidenti Rugova tha se z.Petersen e ka njoftuar me ēėshtjet pėr tė cilat do tė bisedojė edhe me Grupin Negociator gjatė darkės, pėr procesin e bisedimeve dhe po ashtu pėr deklaratė e Grupin e Kontaktit qė e ka dhėnė nė prag tė fillimit tė bisedimeve.

"Grupi i kontaktit ka qenė pozitiv edhe gjatė kohės sė kaluar, ato janė qėndrime korrekte qė e lėnė tė hapur ēėshtjen e Kosovės qė pėr ne ėshtė pavarėsia.
 
Siē e dini ėshtė shumė e rėndėsishme se do tė ruhet territori i Kosovės dhe Kosova nuk do t'i bashkohet ndonjė vendi tjetėr dhe Kosova do tė jetė element i sigurisė dhe nuk do t'i kėrcėnojė vendet fqinje dhe e vlerėsoj si njė deklaratė me parime korrekte", tha Presidenti.

Presidenti Rugova insiston sėrish pėr njohjen e drejtpėrdrejtė tė pavarėsisė sė Kosovės, ndėrsa ka kaėrkuar edhe ndihmėn e UNMIK-ut dhe personalisht tė z.Petersen gjatė kėtij procesi.

Kryeadministratori Petersen tha se ka takuar Presidentin qė ta informonte me qėndrimin e Grupit tė Kontaktit, pastaj me dy takimet qė i ka pasur mė parė me z.Marti Ahtisari. ēėshtje kėto me tė cilat do ta informojė edhe Grupin Negociator gjatė darkės sė sontme si dhe me pėrgatitjen e kėtij procesi.

Petersen tha se procesi i bisedimeve pėr statusin e Kosovės do tė fillojė gjatė kėtij muaji.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.