|
-
Shkup, 1O nėntor 2005 /TN /QIK -
Nė Shkup ka filluar njė takim i ministrave tė transportit nga
Maqedonia, Shqipėria, Bosnjė e Hercegovina, Kroacia, Serbia e
Mali i Zi dhe Kosova. Ky takim vjetor, i cili ėshtė mbėshtetur
nga Bashkimi Evropian, ka si detyrim Memorandumin pėr mirėkuptim
qė e nėnshkruan vitin e kaluar vendet e Ballkanit Perėndimor pėr
zhvillimin e rrjetit krysor transportues rajonal nė Evropėn
Juglindore.
-
Ministrat e Transportit pritet tė konfirmojnė mėnyrėn e zbatimit
tė Memorandumit, pėrkatėsisht sigurimin e investimeve pėr 145
projekte qė kapin shumė prej 8 miliradė eurosh. Synim kryesor
ėshtė qė me kėto projekte rrugėt kryesore, hekurudhat,
aeroportet dhe portet e vendeve tė rajonit tė ngriten nė nivelin
e standardeve ndėrkombėtare gjė qė do tė lehtėsonte afrimin e
vendeve tė rajonit drejt BE sė.
-
Pėrfaqėsuesi i Drejtoratit tė pėrgjithshėm tė Transportit tė
Komisionit Evropian, Edgar Tilman tha nė hapje tė konferencės se
bashkėpunimi i kėtyre vendeve ka rėndėsi thelbėsore pėr
prosperitetin e tyre si dhe rritjen ekonomike, ndėrkohė qė sipas
tij, kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr t'u pėrballur me sukses me
sfidat kryesore - infrastruktura transportuese, mungesa e
enegjisė dhe ndotja e mjedisit, tha Tilman.
-
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve i Maqedonisė Xhemali Mehazi
theksoi nevojėn e zhvillimit tė infrastrukturės pėr tė cilėn tha
se ėshtė evidente dhe e domosdoshme pėr secilin vend.
-
Mehazi u shpreh se Maqedonia po pėrballet me investime tė
pamjaftueshme tashmė njė kohė tė gjatė, prandaj, tha ai,
pėrparėsi e Qeverisė sė Shkupit ėshtė tė krijojė kushte tė
volitshme pėr tėrheqjen e investuesve tė huaj dhe vendorė.
-
Sipas tij, ndėrtimi i korridoreve panevropiane 8 dhe 10 edhe mė
tej mbetet prioritet i madh nė pjesėn e sektorit transportues tė
Maqedonisė, por nevojitet ndihmė financiare, tha Mehazi.
-
Pritet qė kjo konferencė ministrore tė pėrfundojė me nėnshkrimin
e njė marrėveshjeje pėr zbatimin e Memorandumit tė mirėkuptimit.
|
|