|
10 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (09.11.2005) -
Armand
Mero
- Rezultatet mbi tė ardhmen e procesit
tė integrimit tė Shqipėrisė ishin tė pritshme. Nga pikėpamja teknike
Shqipėria thuajse i ka mbyllur tė gjitha nenet e marrėveshjes dhe
ajo qė Komisioni europian priste ishte ēėshtja e zgjedhjeve. Kjo
pikė nuk ka ndikuar pėr tė shtyrė mė tej bisedimet, jo aq pėr
mėnyrėn se si zgjedhjet e 3 korrikut u zhvilluan por mė tepėr pėr
shkak tė kalimit apo transferimit tė butė tė pushtetit qė pasoi
procesin zgjedhor.
Nė
dokumentin e strategjisė sė zgjerimit, pra jo nė raportin e
progresit, shkruhet se gjendja e pėrgjithshme politike ėshtė duke u
pėrmirėsuar, por mbeten ende sfida domthenėse. Shqipėria ėshtė
politikisht mė e qėndrueshme, siē dėshmoi dhe tranzicioni i butė pėr
qeverinė e re.
Megjithatė qeverisja ka nevojė tė pėrmirėsohjet nė mėnyrė
domethėnėse, vlerėson Komisioni Europian. Nė dokumentet e miratuara
prej tij sot, lidhur me Shqipėrinė theksohet se ėshtė bėrė
pėrgjithėsisht progres i mjaftueshėm nė fushėn e reformave
thelbėsore pėr zbatimin e marrėveshjes sė ardhshme tė Stabilizim
Asocimit. Kjo thekson dokumenti, hap rrugėn pėr mbylljen e
bisedimeve.
Nė
tė vėrtetė si nė raportin e progresit ashtu dhe nė Strategjinė e
Zgjerimit nuk janė pėrmendur afate pėr mbylljen e bisedimeve. Por
pėrfaqėsuesit e Komisionit europian nė Tiranė, ndėrsa pčrezantuan
raportin, deklaruan se Komisioni di ti rekomandojė nė pranverė
vendeve anėtare nėnshkrimin e marrėveshjes sė Stabilizim Asocimit me
Shqipėrinė.
Pra
, praktikisht ashtu siē ishte paralajmėruar dhe mė parė, pas mė
shumė se 3 vjetėsh bisedimesh tė tejzgjatura si asnjėherė mė parė nė
parktikat e ndjekura me vendet e tjera, Shqipėria do tė kapėrcejė
kėtė fazė duke hyrė nė njė marrėdhėnie tė re me Brukselin. Qė nė
momentin qė Komisioni Europian bėn rekomandimin pėr nėnshkrimin e
marrėveshjes, gjithēka quhet e mbyllur pasi kjo nėnkupton se janė
krijuar kushtet e domosdoshme. Mbetet vetėm pėr tu realizuar
procedura e miratimit nga Kėshilli i Ministrave tė Bashkimit
Europian, e cila mund tė kėrkojė njė ose dy muaj kohė.
Procedura mė e zgjatur ėshtė ajo e ratifikimit tė marrėveshjes sė
Stabilizim Asocimit qė bėhet nga secili vend anėtar nė veēanti dhe
mund tė kėrkojė ndoshta dhe mė shumė se 1 vit. Por kjo nuk pengon qė
marrėdhėniet mes Tiranės dhe Brukselit tė avancojnė sipas statusit
tė ri i cili i paraprin kėrkesės pėr anėtarėsim.
Por
edhe faza e re e marrėdhėnieve me BE shfaqet me shumė sfida. Mjafton
tė shohėsh raportin i cili ėshtė ndarė nė tre kapituj njė pėr
politikėn, njė pėr ekonominė dhe njė tjetėr pėr standartet europiane
dhe vihet re se Komisioni Europian kėrkon njė angazhim tė gjthanshėm
tė Shqipėrisė nė tė gjitha fushat. Kėshtu nė vlerėsimet pėr 19 muajt
e shkuar Komsioni vlerėson se konfrontimi i theksuar ka penguar
konsensusin politik nė ceshtjet e reformave duke ngadalėsuar
progresin.
Ndėrsa njihet fakti se qeveria shqiptare ka hartuar disa strategji,
nė raport kėrkohet mė shumė energji dhe angazhim pėr t'i pėrdorur
ato nė mėnyrė qė tė arrihen rezultate konkrete. Kėrkohet mė shumė
punė, masa dhe rezultate nė funskionimin dhe transparencėn e siste
mit gjyqėsor, nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe
korrupsionit, ndėrsa nė fushėn e ekonomisė theksohet se zbatimi dhe
forcimi i tė drejtės mbi pronėsinė mbetet i vėshtirė duke dėmtuar
investimet e mundshme dhe aktivitetin ekonomik.
Ndėrmarrjet vazhdojnė tė hasin pengesa si me problemet e
infrastrukturės, legjislacionin e dobėt dhe zbatimi e ulėt tė
ligjeve pėr taksat. Konkurrenca e pandershme pėr shkak tė bizneseve
qė veprojnė nė ekonominė informale mbetet problem.
|