|
10 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (09.11.2005) -
Ndėrkohė qė pėrgatiten tė fillojnė bisedimet pėr statusin
pėrfundimtar tė Kosovės, anėtarė tė ndryshėm tė Kongresit amerikan
po shprehin pikpamjen se ēdo zgjidhje duhet tė pėrfshijė garanci tė
forta pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave dhe tė objekteve tė
saj fetare dhe kulturore. Mė poshtė mund tė lexoni komentet qė bėnė
pėr Zėrin e Amerikės senatori Xhorxh Voinovich dhe anėtari i Dhomės
sė Pėrfaqėsuesve, Xhorxh Radanovich.
Njė
nga senatorėt qė kanė shprehur shqetėsim tė veēantė pėr gjendjen e
pakicės serbe nė Kosovė ėshtė George Voinovich. Nė njė intervistė qė
i dha Zėrit tė Amerikės, senatori tha se nė procesin e bisedimeve
pėr statusin, prania e KFOR-it do tė ketė rėndėsi tė veēantė pėr
garantimin e sigurisė: "Mendoj se ka rėndėsi qė tė dyja palėve tu
ofrohen stimuj tė fuqishėm qė ato tė arrijnė njė farė kompromisi,
tha senatori Voinovich.
Ka
gjithashtu rėndėsi tė jashtėzakonshme qė Shtetet e Bashkuara tė kenė
praninė e tyre nė tryezėn e bisedimeve. Nė kėto kushte, prania e
KFOR-it ėshtė mė e rėndėsishme se asnjėherė mė parė nė mėnyrė qė
udhėheqėsit serbė, tė cilėve do tu kėrkohet tė bėjnė disa lėshime,
tė mund ti garantojnė popullit serb se manastiret dhe objektet e
trashėgimisė historike si dhe tė drejtat e pakicave nė Kosovė do tė
mbrohen pasi nė Kosovė ekziston kjo forcė ushtarake. Kjo gjithashtu
do tu dėrgonte njė sinjal atyre njerėzve qė mendojnė se mund ti
realizojnė qėllimet e tyre me anė tė imponimit dhe pa u ndėshkuar."
"Veē kėsaj, tha senatori Voinovich, mendoj se ka rėndėsi qė Serbisė
dhe Malit tė Zi ti ofrohen disa stimuj ekonomikė, siē janė
perspektiva qė ato tė bėhen pjesė e Bashkimit Evropian dhe e Natos
nė tė ardhmen, gjė qė do tė pėrmirėsonte nivelin e tyre tė jetesės.
Po kėshtu edhe pėr kosovarėt, nė mėnyrė qė njerėzit e moderuar nė
Kosovė tė mund tu thonė vėllezėrve dhe motrave tė tyre se ēėshtja e
statusit do tė zgjidhet, ndoshta jo pavarėsi tani, por do tė ecet
drejt kėtij objektivi dhe kjo do tė pėrmirėsonte standartin e
jetesės. Megjithatė do tė ishte naive tė mendohej se kjo do tė jetė
e lehtė," tha senatori Voinovich.
Ndėrsa anėtari i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve, George Radanovich thotė se
rruga drejt pėrcaktimit tė statusit do tė jetė e vėshtirė. "Mendoj
se nė ēėshtjen e statusit tė Kosovės duhet ecur me shumė kujdes. Nė
rast se do tė kėrkohet tė krijohet njė shtet i pavarur i Kosovės pa
rrezikuar sigurinė e asnjėrit, pėrfshirė sigurinė e pakicės serbe,
kjo mendoj se do tė jetė e vėshtirė. Komuniteti ndėrkombėtar duhet
tė garantojė se ēdo vetvendosje pėr Kosovėn nuk do tė shkaktojė
trazira dhe nuk do tė ēojė nė vdekjen e qytetarėve tė pafajshėm."
Zoti Radanovich thotė se alternativat pėr sa i pėrket statusit tė
Kosovės janė pavarėsi nė aspektin afatgjatė ose pavarėsi nėn
mbikqyrjen e OKB-sė pėr njė kohė tė gjatė. Megjithėse ata qysh tani
e kanė sistemin e tyre tė qeverisjes dhe njė forcė policore, mendoj
se njė prani e OKB-sė pėr njė farė kohe gjatė pavarėsisė do tė
garantonte mbrojtjen e jetės sė qytetarėve tė pafajshėm.
|