|
09 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (08.11.2005) -
Mė tepėr se 25
mijė njerėz nė Shtetet e Bashkuara marrin ēdo vit njė ose mė tepėr
organe tė transplantuara, ndėrkohė qė numri i njerėzve qė presin nė
listėn pėr organe ėshtė aktualisht 90 mijė vetė. Por njė firmė e
Kalifornisė ka gjetur njė metodė, qė shihet si njė zbulim tepėr i
rėndėsishėm nė mjekėsi: njė metodė pėr ruajtjen e organeve
njerėzore, pėr tu pėrdorur nė tė ardhmen.
Njė
veshkė miu, e mbajtur nė ngrirje pėr tre muaj, nė njė solucion tė
prodhuar nga firma kėrkimore Human Biosystems, ndoshta ėshtė ēelėsi
pėr njė jetė mė tė mirė pėr njerėzit qė presin transplantimin e
veshkės. Harry Masuda ėshtė presidenti i kompanisė. "Sa mė gjatė qė
e ruajmė organin, aq mė mirė mund tė realizohet pėrshtatja me
organizmin," thotė zoti Musaba.
Ai
thotė se pėrderisa veshkat pėrbėhen kryesisht nga uji, ruajtja e
qelizave tė tyre gjatė ngrirjes, para transplantimit, ishte arsyeja
kryesore pėr prodhimin e solucionit. "Tė arrish tė ngrish njė organ
nė 80, ta transplantosh atė dhe tė arrihet qė kjo veshkė tė
prodhojė urinė, kjo ėshtė diēka e jashtėzakonshme."
Ky
zbulim mund tu vijė nė ndihmė mijėra njerėzve ēdo vit, qė janė nė
listėn e pritjes pėr transplantim tė organeve. Shumica e tyre kanė
nevojė pėr veshkė. Doktoresha Vivian Tellis, shefe e kirurgjisė sė
transplantimit tė veshkave nė Qendrėn Mjekėsore Montefiore, nė
periferi nė Nju Jorkut, thotė se ēdo 14 minuta listės sė pritjes pėr
transplantim i shtohet njė njeri.
"Pėr kėtė arsye, nuk ka kohė tė mjaftueshme pėr tė manovruar me
organet qė transplantohen, pėr ti pėrshtatur ato sipas organizmave
tė veēantė... Kjo pjesėrisht edhe nga fakti se organet e dhuruara
nuk rezistojnė pėr njė kohė tė gjatė nė kushtet e teknologjisė sė
sotme, thotė mjekja.
Mesatarisht, ēdo ditė nė Shtetet e Bashkuara vdesin 17 pacinetė, nė
pritje pėr transplantimin e njė organi, gjė qė i ka detyruar shumė
dhurues dhe familjet e tyre tė gjejnė mėnyra krijuese komunikimi
nėpėrmjet njoftimeve, shoqatave pėr krijimin e fondeve dhe kėrkesave
pėr organe nė Internet. Doktor Robert Truog ėshtė Specilist i Etikės
nė Fakultetin e Mjekėsisė sė Universitetit tė Harvardit. "Faqet
kompjuterike janė plot me informacione tė pasakta lidhur me rreziqet
dhe pėrfitimet e transplantimit."
Doktor Lewis Teperman i Qendrės Mjekėsore nė Univesritetin e New
Yorkut thotė se pėrdorimi i medotės njė dhurues njė pacient nuk u
vjen nė ndihmė atyre qė presin nė listėn pėr transplantim organesh.
"Sa mė i sėmurė tė jesh, aq mė tė pakta janė mundėsitė pėr tė
jetuar, pra aq mė e madhe ėshtė mundėsia pėr transplantimin e njė
organi," thotė Dr. Teperman.
Ndėrsa numri i njerėzve qė kanė nevojė pėr organe rritet me
shpjetėsi mė tė madhe se numri i organeve tė transplantuara, lajmi i
mirė ėshtė se personat qė marrin organe tė transplantuara po jetojnė
mė gjatė se pacientėt me organe tė transplantuara njė dekadė mė
parė.
|