|
-
Prishtinė,
9 nėntor 2005 /TN /QIK - Mihael Shefer,
drejtor Politik nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Gjermanisė
dhe pėrfaqėsues i kėtij vendi nė Grupin e Kontaktit, tha se
Ahtisari duhet tė gjejė njė zgjidhje pėr statusin e Kosovės qė
para sė gjithash tė jetė e pranueshme pėr qytetarėt e Kosovės.
-
- Ai
nė prononcimin e tij pas takimit me kryeministrin e Kosovės
Bajram Kosumi, tha se ėshtė me rėndėsi qė procesi i bisedimeve
tė fillojė, "pasi do tė ēojė kah zgjidhja pėr statusin qė ėshtė
shumė me rėndėsi pėr stabilitetin nė rajon".
Sipas tij, Grupi i Kontaktit nuk e favorizon asnjėrin nga
zgjidhjet specifike.
"Ne e kemi bėrė tė qartė mbėshtetjen tonė tė plotė pėr tė
dėrguarin e posaēėm, i cili do tė dėgjojė qėndrimet e tė dyja
palėve dhe nė dritėn e kėtyre qėndrimeve do tė fillojė tė
diskutojė lidhur me ēėshtjet shumė tė komplikuara qė duhet tė
shqyrtohen para se vetė bisedimet pėr statusin e ardhshėm tė
mund tė vijnė nė rendin e ditės", tha ai.
-
-
Shefer tha se vendi i tij i ka dhėnė besimin Ahtisarit, qė si i
dėrguar i posaēėm ta gjejė zgjidhjen qė do tė ēojė drejt njė
statusi tė pranueshėm pėr tė dyja palėt dhe, si tha, posaēėrisht
i pranueshėm pėr njerėzit qė jetojnė nė Kosovė. Ndėrsa, ka
shtuar se ai nuk dėshiron tė prejudikojė ndonjė zgjidhje
specifike, por se ajo duhet tė jetė rezultat i bisedimeve.
"Ne duam tė shohim, nėse ėshtė e mundur, njė zgjidhje qė do tė
je produkt i negociatave dhe kjo do tė thotė se tė dyja palėt do
tė duhet tė bėjnė kompromis dhe kjo ėshtė e qartė se tė dyja
palėt duhet tė bėjnė kompromise tė rėndėsishme, tha Shefer,
duke theksuar se Gjermania nuk ka qėndrim tė fiksuar pėr asnjė
zgjidhje pėrfundimtare, por qė rezultati duhet ti kontribuojė
stabilitetit rajonal", u shpreh Shefer.
Diplomati gjerman takoi edhe me Veton Surroin, kryetar i Ora-s,
me tė cilin diskutoi pėr fazėn e pėrgatitjeve pėr bisedimet pėr
statusin e Kosovės. Surroi, sipas njė njoftimi tė kėsaj partie,
paraqiti qėndrimin e tij se zgjidhja e statusit tė Kosovės duhet
tė jetė zgjidhje funksionale, e shtetit tė ardhshėm tė Kosovės,
nė tė cilin do tė garantohen tė drejtat e tė gjitha komuniteteve.
-
- "Bashkėbiseduesit
u pajtuan pėr nevojėn e ecjes mė tė shpejtė nė procesin e
pėrgatitjeve pėr bisedime ndėrsa u theksua qė shumėēka nė kėtė
proces do tė varet edhe nga kreativiteti dhe ekspeditiviteti i
faktorit politik kosovar", thuhet nė kėtė njoftim.
Ndėrkaq, lideri i serbėve tė Kosovės Oliver Ivanoviq pas takimit
me z.Shefer, tha se ka propozuar qė serbėt e Kosovės tė jenė si
delegacion i tretė nė bisedime.
-
-
Sipas tij delegacioni do tė merrej me tė drejtat themelore tė
serbėve, para sė gjithash me ēėshtjen e decentralizimit, si dhe
me elementet e mbrojtjes sė serbėve, pėrmes ndryshimeve nė
kornizėn kushtetuese. Por, ai tha se nėse Beogradi do tė jetė
kėmbėngulės nė insistimin qė "tė mos jenė delegacion i tretė, ne
nuk do tė kundėshtojmė dhe do ta lėmė qė Beogradi vetė ta
zgjidhė".
Ndėrkaq z.Shefer, tha se GK-ja me parimet udhėheqėse e ka bėrė
tė qartė se e "para gjė ėshtė mbrojtja e tė drejtave njerėzore
dhe mbrojtja pakicave dhe qė secila zgjidhje duhet t'i
kontribuojė stabilitetit rajonal".
|
|