|
09 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (08.11.2005)
Armand Mero
Shqipėria qė prej mesnatės sė mbrėmshme ka shtuar sasinė e importit
tė energjisė falė blerjeve nga njė kompani rumune. Kjo u bė e ditur
sot nga drejtori i Korporatės Energjitike Andi Beli i cili njoftoi
se falė kėsaj sasie tė re , do tė reduktohen oraret e kufizimeve me
energji, ku Tiranės do ti jepen afėr dy orė me tepėr nė mesditė.
Shqiptarėt do tė kenė pak mė shumė drita. Kjo falė rritjes sė
importeve. Drejtori i Korporatės Energjitike, Andi Beli njoftoi sot
pėr reduktimin e kufizimeve drastike tė ndėrmarra ditėt e fundit:
"Nė orėn 00 ka filluar delivrimi i 120 megavat energji nga Energy
Holding nė Rumani dhe siē u tha dhe dje nga zoti kryeministėr do tė
ketė pėrmirėsime tė kuotave nė tė gjithė vendin.
Pėrsa i pėrket Tiranės do tė ketė njė furnizim nga ora 12.30 deri
14.30 me intervale kohe me zona, kjo e kombinuar me punėn e
ujėsjellsave qė tė mos vėshtirėzohet furnizimi me ujė i popullatės,
ndėrsa pėrsa i pėrket rretheve do tė rritet kuota pėrkatėse pėr cdo
rreth nė bazė tė nevoja jetike".
Por
e ardhmja nė ditėt qė do tė pasojnė do tė varet tėrėsisht nga
importet pėrsa kohė kushtet atmosferike nuk japin ende shpresa pėr
rreshjet qė do tė furnizonin hidrocentralet tė cilėt janė nxjerrė
jashtė pune pėr tė ruajtur rezervat: "Importi qė realizuam dhe
kufizimet homogjene qė po bėjmė nė gjithė vendin na lejuan qė nga 50
cm rėnie tė nivlit tė ujit kemi arritur nė njė rėnie me mė pak se 30
cm.
Do tė thotė se po pėrdorim importin dhe po ruajmė rezervėn
energjitike. Agregatet e tė tre hidrocentraleve janė tė ndaluara,
dhe furnizimi i kuotave shtesės po mbulohet vetėm nga importi"
Korporata energjitke njoftoi se po vazhdojnė kontaktet e gjithanshme
pėr tė siguruar jo vetė energji, por pėr tė zgjidhur njė problem
tjetėr madhor qė ėshtė ai i transmetimit. Kesh deklaroi sot se nė
tranzitimin nga Greqia nuk ekziston asnje lloj pengese dhe se
importi aktual po kryhet pikėrisht nga kėto linja.
Ndėrkohė siē tha dhe dje kryeministri po bisedohet me Maqedoninė qė
ajo tė hapė portat e lumit Drin pėr tė rritur prurjet nė liqenin e
Fierzės, bisedime tė cilat janė zhvilluar dhe mė parė por qė siē
deklaroi drejtori i Kesh, kishin pėrfunduar pa sukses.
|