|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

   
 

Presidenti Rugova priti drejtorin politik nė Ministrinė e Jashtme tė Gjermanisė, Shefer

 
 

 
Prishtinė, 9 nėntor 2005 /TN /QIK - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, priti sot nė njė takim drejtorin politik nė Ministrinė e Jashtme tė Gjermanisė, Dr. Mihael Shefer (Michael Schaefer).
 
Pasi foli pėr arritjet dhe gjendjen nė Kosovė, tė cilėn e vlerėsoi tė mirė dhe stabile, Presidenti Rugova tha se po bėhen pėrgatitje pėr procesin eventual negociator.
 
Mirėpo, ai nėnvizoi se njohja e drejtpėrdrejtė e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė zgjidhja mė e mirė, thuhet nė njė komunikatė nga ky takim.

Diplomati gjerman Shefer, i cili pėrfaqėson Gjermaninė nė Grupin e Kontaktit pėr Kosovėn, kur ky mblidhet nė nivel drejtorėsh politikė, tha se Gjermania i bashkohet Grupit tė Kontaktit nė mbėshetje tė plotė tė Marti Ahtisarit, si i dėrguar kryesor pėr bisedat pėr statusin e Kosovės.

Presidenti i Kosovės ēmoi mbėshtetjen e deritanishme tė Gjermanisė pėr vendin tonė, duke shprehur besimin se kjo mbėshtetje do tė vazhdojė.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.