|
-
Mitrovicė,
9 nėntor 2005 /TN /QIK - Banorėt e
lagjes "Kodra e Minatorėve", kanė informuar udhėheqjen e
Kuvendit tė Komunės nė orėt e pasditės, se njė grup serbėsh janė
tubuar nė lagje dhe gjatė ditės kanė provokuar dhe shqetėsuar
banorėt joserbė qė banojnė aty, duke shtėnė me armė zjarri dhe
duke kėnduar kėngė shoveniste, pėr ē'arsye edhe ėshtė ndėrprerė
mėsimi i nxėnėsve shqiptarė nė shkollėn e lagjes, kurse
ambulanca ka ndėrprerė punėn, sikur qė ėshtė ndėrprerė edhe
transporti i mesditės i banorėve shqiptarė prej lagjes pėr nė
pjesėn jugore tė qytetit dhe anasjelltas, ndėrkohė qė fėmijėt
dhe banorėt janė mbyllur nė shtėpitė e tyre.
Po ashtu, pėrfaqėsuesit e lagjes kanė kėrkuar nga udhėheqja
komunale qė tė intervenojė tek organet kompetente pėr siguri, qė
tė ndėrmarrin masa tė nevojshme pėr ndėrprerjen e tė shtėnave
dhe provokimeve dhe pėr shtimin e masave tė sigurisė pėr
qytetarėt qė jetojnė aty, nė mėnyrė qė tė mos ketė zhvillime qė
do tė pėrkeqėsonin gjendjen edhe mė shumė.
Posa ėshtė informuar me gjendjen e krijuar, kryetari i Kuvendit
tė Komunės, Mursel Ibrahimi, ka kontaktuar me
zėvendėskomandantin rajonal tė policisė nė Mitrovicė,
nėnkolonelin Ergin Mediē, tė cilin e ka njoftuar me ankesat e
qytetarėve dhe ka kėrkuar nga ai qė policia tė ndėrmarrė masa tė
menjėhershme pėr parandalimin e incidenteve tė mundshme dhe pėr
qetėsimin e gjendjes, me qėllim qė banorėt e lagjes tė ndjehen
tė sigurtė nė pronat e tyre.
Pas verifikimit tė informatave, zėvendėskomandanti rajonal i
policisė, nėnkoloneli Mediē, ka konfirmuar se nė vendin e
ngjarjes ka patur tė shtėna armėsh dhe se policia ka intervenuar
pėr qetėsimin e gjendjes, duke shtuar se aty do tė dėrgojė forca
shtesė tė policisė pėr t'i zbuluar aktorėt e tė shtėnave dhe pėr
tė krijuar ambient tė sigurtė pėr tė gjithė banorėt e "Kodrės sė
Minatorėve".
|
|