|
09
nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (08.11.2005)
Ilir Ikonomi
Nėnsekretari
amerikan i Shtetit Nikolas Bėrns u bėri thirrje udhėheqėsve
shqiptarė tė Kosovės qė tė lenė mėnjanė mosmarrėveshjet politike dhe
personale tani qė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar do tė
fillojnė. Ai i bėri komentet gjatė njė seance tė zhvilluar nė
komisionin e punėve tė jashtėme tė Senatit amerikan ku dėshmoi edhe
ish diplomati Richard Holbrooke. Thuajse tė gjithė senatorėt e
pranishėm nė seancė shtruan me forcė ēėshtjen e respektimit tė tė
drejtave tė pakicės serbe nė Kosovė si element me rėndėsi nė
pėrcaktimin e statusit tė ardhshėm.
Nėnsekretari i Shtetit Nickolas Bėrns, i cili ka drejtuar deri tani
pėrpjekjet diplomatike tė Shteteve tė Bashkuara pėr tė vėnė nė
lėvizje procesin e pėrcaktimit tė statusit, tha se ka rėndėsi qe
Uashingtoni dhe aleatėt e tij tė mbeten neutralė nė qendrimin e tyre
pėr ēėshtjen e statusit sepse e ardhmja e Kosovės tha ai, ėshtė
pėrgjegjėsi vetėm e shqiptarėve dhe serbėve qė jetojnė atje si dhe e
qeverisė se Sėrbisė e Malit tė Zi.
Por
rezultati pėrfundimtar i bisedimeve qė pritet tė fillojnė pas disa
javėsh, tha zoti Bėrns, duhet tė respektojė faktin bazė se 90
pėrqind e popullsisė sė Kosovės pėrbėhet nga shqiptarė, tė cilėt u
trajtuan mizorisht nga qeveria e Sllobodan Millosheviēit.
Gjithashtu, tha numri tre i Departamentit tė Shtetit, popullsisė
serbe tė Kosovės duhet ti jepen siguri se ajo do tė ketė njė tė
ardhme dhe se kishat dhe objektet e saj kulturore do tė respektohen.
Siē
ndodh nė ēdo proces negociatash, tha nėnsekretari Bėrns, asnjėra
palė nuk merr ēdo gjė qė dėshiron. Pėr tė arritur njė rezultat tė
qendrueshėm, tha ai, palėve do tu kėrkohet ndonjėherė qė tė bėjnė
kompromise.
Zoti Bėrns tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt e tyre kanė
vendosur rreth disa parimeve tė cilat duhet tė pėrcaktojnė procesin
e negociatave: se kthimi nė situatėn para vitit 1999 ėshtė i
paprtanueshėm; se nuk do tė ketė ndryshim tė kufijve ekzistues tė
Kosovės dhe se nuk do tė ketė ndarje tė saj.
Parime tė tjera pėr arritjen e zgjidhjes, tha ai, janė respektimi i
plotė i tė drejtave tė njeriut dhe mbrojtja e trashėgimisė kulturore
tė pakicave. Grupi i Kontaktit, tha ai, ka rėnė dakord qė tė
pėrjashtojė nga procesi ata elementė qė predikojnė dhunėn. Pasi tė
ketė filluar, tha nėnsekretari i shtetit, procesi i statusit duhet
tė vazhdojė pa ndėrprerje.
Zoti Bėrns u bėri kritika tė forta udhėheqėsve shqiptarė nė Kosovė
dhe u kėrkoi atyre tė lenė mėnjanė mosmarrėveshjet politike dhe
personale. Nėse shqiptarėt e Kosovės aspirojnė pavarėsinė, tha ai,
ky ėshtė rasti i tyre mė i mirė pėr ti treguar botės se pėrse ata
duan tė jenė tė pavarur. Pavarėsia, tha zoti Bėrns, duhet tė jetė e
merituar.
Nėnsekretari i shtetit u bėri gjithashtu thirrje shqiptarėve tė jenė
tė gatshėm pėr kompromis. Ai tha se pėrparimi i bėrė nė Maqedoni nė
zgjidhjen e shqetėsimeve tė shqiptarėve mund tė shėrbejė si shembull
pėr mėnyrėn se si Kosova do ti zgjidhė shqetėsimet e ngjashme qė
kanė serbėt dhe pakicat e tjera.
Shqiptarėt e Kosovės, tha zoti Bėrns, duhet tė veprojnė qysh tani
pėr tė krijuar njė mjedis pozitiv pėr bisedimet mbi statusin. Ata
duhet tė bindin komunitetin ndėrkombėtar se pakicat nė Kosovė do tė
kenė njė tė ardhme tė sigurt nėse Kosova bėhet e pavarur. Do tė
ishte njė ironi tragjike, tha ai, nėse vetė shqiptarėt pėrpiqen tani
tė ndjekin njė politikė tė hakmarrjes dhe frikėsimit ndaj serbėve.
Lidhur me serbėt e Kosovės, mesazhi i zotit Bėrns ishte se ata duhet
tė marrin pjesė nė institucionet e Kosovės. Serbėt, theksoi ai, mė
kanė thėnė se do tė parapėlqenin autonomi lokale pėr veten e tyre.
Por duke refuzuar tė marrin pjesė nė zgjedhje dhe nė parlament, ata
po humbasin rastin pėr tė thėnė fjalėn e tyre pėr tė ardhmen e
Kosovės. Komuniteti serb, tha zoti Bėrns, po e humbet ndikimin
politik nė Kosovė dhe bilanci flet pėr njė largim tė serbėve nga
Kosova mė tepėr se sa pėr njė kthim tė tyre. Beogradi, tha ai, mund
ti mbrojė mė mirė interesat e serbėve duke i inkurajuar ata tė
marrin pjesė nė jetėn politike.
Zoti Bėrns tha gjithashtu se ende nuk ėshtė e qartė se cili do tė
jetė konfigurimi i bisedimeve pėr statusin. Njėra palė, tha ai,
ėshtė pala shqiptare por ajo nuk ėshtė e unifikuar nė qendrimet e
saj. Pala tjetėr ėshtė Beogradi, por nuk ėshtė e qartė nėse serbėt e
Kosovės mund tė jenė palė nė bisedime dhe nė ēformė mund tė jenė.
Arkitekti i Marrėveshjeve tė Daytonit, Richard Horlbrooke, i cili
gjithashtu dėshmoi nė seancė, tha se nuk mund tė shikojė njė status
tjetėr pėr Kosovėn pėrveē pavarėsisė, por kjo, theksoi ai, nuk mund
tė arrihet pa garanci tė hekurta pėr sigurinė dhe mbrojtjen e tė
drejtave tė pakicės serbe. Pavarėsia, tha zoti Holbrooke nuk mund tė
vijė pėr tė zėvendėsuar njėrėn formė tė shtypjes me njė tjetėr.
Ēfarėdo qė tė ndodhė, tha zoti Holbrooke, nė Kosovė do tė jetė e
nevojshme tė qendrojė njė forcė sigurie dhe kjo forcė duhet tė
pėrfshijė patjetėr trupa amerikane.
Zoti Holbrooke tha se synimi afatgjatė duhet tė jetė intergrimi i
plotė nė njė Evropė tė unifikuar i krejt Ballkanit, pėrfshirė
Serbinė, Bosnjen, Shqipėrinė, Malin e Zi, Maqedoninė dhe Kroacinė.
Asgjė tjetėr nuk do tė bėnte mė shumė pėr zgjerimin drejt Lindjes tė
zonės sė lirisė dhe demokracisė, njė nevojė historike e pėrparėsisė
sė lartė.
Nga
ngjarje tė tilla, tha ai, rajonit mund ti vijnė pėrfitime tė mėdha
ekonomike.
Richard Lugar, kryetar i Komisionit tė Senatit pėr Marrėdhėniet me
Jashtė, tha se ngushtimi i distancės diplomatike midis shqiptarėve
dhe serbėve tė cilėt kanė qendrime tė ndryshme pėr ēėshtjen e
statusit, do tė kėrkojė kompromis midis palėve si dhe njė angazhim
tė vazhdueshėm nga ana e komunitetit ndėrkombėtar dhe e Shteteve tė
Bashkuara.
Nėnkryetari i komisionit, senatori Xhozef Bajden, tha se njė formė
pavarėsie pėr Kosovėn ėshtė e vetmja zgjidhje qė do tė lejojė
qytetarėt e Kosovės dhe tė Serbisė tė realizojnė njė tė ardhme
qendrueshmėrie dhe moderniteti.
Senatorėt Xhorxh Voinovich dhe Pol Sarbejns shprehėn shqetėsim pėr
gjendjen e pakicės serbe dhe bėnė pyetje tė hollėsishme lidhur me
garancitė qė duhet tė ketė pakica serbe nė Kosovė. Senatori
Voinovich tha se Kosova vazhdon tė jetė e pasigurt pėr pakicat dhe
ekziston njė mundėsi shumė reale qė dhuna tė fillojė pėrsėri.
Ai
shprehu shqetėsimin pėr faktin qė tė dyja palėt po hyjnė nė bisedime
me kėrkesa maksimaliste. Si rrjedhojė, tha ai, popullatat e tė dyja
palėve nuk janė tė pėrgatitura pėr asgjė mė pak se aq dhe kjo mund
tė krijojė kushtet pėr trazira si dhe pėr ata njerėz qė besojnė se
mbėshtetja tek dhuna mund tė sjellė atė rezultat qė nuk mund ta
sjellin dot negociatat.
|