|
-
Nju Jork, 9 nėntor 2005 /TN /QIK
- Grupi i Kontaktit pėr Kosovėn i ka drejtuar sekretarit tė
pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara Kofi Anan si dhe zyrtarėve
tė Bashkimit Evropian dhe zyrtarėve nė Prishtinė dhe Beograd
gjashtė parimet bazė pėr zjidhjen e statusit.
Nė kėtė dokument theksohet se prioritet kryesor i bashkėsisė
ndėrkombėtare duhet tė jetė zgjidhja e arritur me marrėveshje.
"Njė herė kur procesi tė fillojė ai nuk guxon tė bllokohet dhe
duhet ēuar deri nė fund. Grupi i Kontaktit u bėn thirrje tė
gjitha palėve tė interesuara qė nė negociata tė hyjnė me qėllime
tė mira dhe konstruktive, si dhe tė pėrmbahen nga hapat e
njėanshėm dhe tė hedhin poshtė ēdo formė tė dhunės, meqenėse pėr
ata qė bėjnė thirrje pėr dhunė nuk do tė ketė vend nė negociata",
thuhet nė kėtė dokument dhe theksohet se i dėrguari i posaēėm i
Kombeve tė Bashkuara do tė ndėrmarrė hapa pėrkatės pėr tė
pezulluar apo pėr tė pėrjashtuar ata individė apo grupe nėse
vlerėson se aksionet e tyre nuk kontribuojnė nė pėrparimin e
procesit.
Grupi i Kontaktit u bėn thirrje tė gjitha palėve tė interesuara
qė tė formojnė ekipe unike negociatore dhe insiston qė nė
procesin e negociatave tė sigurohet roli efektiv i serbėve tė
Kosovės dhe tė bashkėsive tė tjera nė Kosovė.
Procesi i pėrcaktimit tė statusit do tė varet jo vetėm nga
angazhimi i tė gjitha palėve, por edhe nga situata nė terren,
thuhet mė tej nė kėtė dokument.
"Implementimi i standardeve qė i kanė caktuar Kombet e Bashkuara
duhet tė vazhdojė gjatė procesit tė pėrcaktimit tė statusit dhe
do tė jetė faktor nė pėrcaktimin e progresit tė procest", thonė
anėtarėt e Grupit tė Kontaktit.
Kur bėhet fjalė pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės Grupi i
Kontaktit thekson se ajo duhet tė jetė plotėsisht nė pėrputhje
me standardet ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut,
demokracisė dhe ligjeve ndėrkombėtare si dhe duhet t'i
kontribuojė stabilitetit rajonal.
"Zgjidhja duhet tė sigurojė multietnicitet tė qėndrueshėm tė
Kosovės. Duhet tė pėrmbajė garancione efikase kushtetuese dhe
mekanizma pėrkatės pėr sigurimin e respektimit tė tė drejtave tė
njeriut tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės si dhe tė drejtat e
tė gjitha bashkėsive nė Kosovė, duke pėrfshirė tė drejtėn pėr
kthim tė popullsisė sė zhvendosur dhe tė ikur nė shtėpitė e tyre
dhe siguri tė garantuar", thekson dokumenti.
Grupi i Kontaktit gjithashtu insiston qė zgjidhja e ardhshme
duhet tė sigurojė mekanizma pėr pjesėmarrje nė qeveri tė tė
gjitha bashkėsive nė Kosovė, si nė nivel qendror ashtu edhe nė
atė lokal.
Gjithashtu theksohet se struktura efikase e vetėqeverisjes
lokale nėpėrmjet procesit tė decentralizimit duhet tė lehtėsojė
bashkėjetesėn e bashkėsive tė ndryshme.
Dokumenti thekson nevojėn qė zgjidhja e ardhshme tė sigurojė
mekanizma pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore dhe fetare nė
Kosovė.
Grupi i Kontaktit nė dokumentin e tij thekson nevojėn qė
zgjidhja e statusit tė Kosovės duhet tė forcojė sigurinė dhe
stabilitetin nė rajon.
"Ēdo zgjidhje e cila ėshtė e njėanshme apo rezultat i dhunės nuk
do tė pranohet. Nuk do tė ketė ndryshim tė territorit tė tashėm
tė Kosovės, ndarje tė Kosovės apo bashkim tė Kosovės me cilindo
shtet apo pjesė tė ndonjė shteti. Integriteti territorial dhe
stabiliteti i brendshėm i fqinjėve rajonalė do tė respektohet
plotėsisht", nėnvizon Grupi i Kontaktit.
Gjithashtu theksohet se zgjidhja pėr Kosovėn duhet tė promovojė
mekanizma efikasė pėr forcimin e mundėsive tė Kosovės qė tė
zbatojė sundimin e ligjit, tė luftojė kundėr krimit tė
organizuar dhe tė sigurojė karakterin multietnik tė policisė dhe
gjyqėsisė.
Grupi i Kontaktit nė fund pėrfundon se nė Kosovė edhe pas
arritjes sė zgjidhjes pėrfundimtare do tė jetė e nevojshme
prania civile dhe ushtarake e bashkėsisė ndėrkombėtare e cila do
tė kontrollojė respektimin e dispozitave nga marrėveshja pėr
statisin dhe tė bėjė sigurinė, posaēėrisht tė pakicave dhe tė
mbikqyrė dhe t'u ofrojė mbėshtetje autoriteteve nė vazhdim tė
implementimit tė standardeve.
|
|