|
08
nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (07.11.2005)
Vehbi Bajrami
Anėtari i Dhomės sė
Pėrfaqėsuesve tė Kongresit amerikan Tom Lantosh thotė se sipas
mendimit tė tij, rezultati pėrfundimtar i negociatave pėr statusin e
Kosovės do tė jetė njė shtet i pavarur. Nė njė intervistė qė i dha
Zėrit tė Amerikės, zoti Lantosh, numri dy i Komisionit tė Dhomės sė
Pėrfaqėsuesve pėr Marrėdhėniet me Jashtė, tha gjithashtu se nuk do
tė mbėshteste njė zgjidhje e cila nuk garanton barazi tė plotė pėr
pakicėn serbe.
Zėri i Amerikės:
Zoti Lantosh, ju keni qenė anėtari i parė i Kongresit amerikan qė
vizituat Kosovėn dhe Shqipėrinė nė vitin 1990. Qė atėhere,
ndryshimet kanė qenė dramatike. A e kishit menduar se ndryshimet do
tė vinin kaq shpejt?
Tom Lantos:
Natyrisht, unė kisha shpresat e mija por nė fakt gjėrat kanė ecur
shumė mė shpejt se sa mund tė pritej. Megjithėse ende ka probleme,
jam i shumė i kėnaqur me mėnyrėn se si kanė ndryshuar gjėrat nė
drejtimin pozitiv. Kėto ndryshime janė meritė e popullit tė
Shqipėrisė dhe tė Kosovės.
Zėri i Amerikės:
Zoti Kongresmen, bisedimet pėr statusin e Kosovės do tė fillojnė
sė shpejti. Ēfarė prisni tė ndodhė gjatė kėtyre negociatave?
Tom Lantos:
Unė mund tju them se cili do tė jetė rezultati pėrfundimtar.
Rezultati pėrfundimtar do tė jetė njė shtet i pavarur. Kryetari
republikan i Komisionit tė Marrėdhėnieve me Jashtė tė Dhomės sė
Pėrfaqėsuesve, mku im i ngushtė Henry Hyde si dhe unė, kemi
paraqitur me kohė njė projektrezolutė qė bėn thirrje pėr kėtė. Ne
nuk presim qė kjo tė ndodhė nesėr apo nė muajt qė vijnė por ėshtė
shumė e qartė se nuk do tė kalojė shumė kohė dhe do tė ketė njė
shtet tė pavarur. Pas kėsaj, pas disa vjet pėrgatitjesh, ky shtet do
tė bėhet anėtar i Bashkimit Evropian.
Zėri i Amerikės:
Pėrse mendoni se Kosova duhet tė jetė e pavarur?
Tom Lantos:
Kjo nuk ėshtė njė periudhė kur njė grup kompakt njerėzish qė
pėrfaqėsojnė njė popullsi tė konsiderueshme, mė tė madhe edhe se sa
disa vende evropiane si Estonia apo Luksemburgu, do tė ishin tė
gatshme tė jetonin nėn kontrollin e njė vendi i cili ka nė thelb nė
shumicė etnike tė ndryshme. Pėrshtypja ime ėshtė se megjithė qė
ekzistojnė probleme qė duhen zgjidhur, Kosova do tė jetė nė gjendje
tė marrė rolin e saj tė pėrgjegjshėm si anėtare e Bashkimit Evropian
dhe pastaj edhe si anėtare e Natos.
Zėri i Amerikės:
Disa vjet mė parė ju keni paraqitur njė projektrezolutė pėr
pavarėsinė e Kosovės. Pėrse ajo nuk ėshtė miratuar ende?
Tom Lantos:
Sepse ende nuk ėshtė pjekur koha pėr kalimin e saj nė Kongres. Pėr
tė kuptuar se si funksionon Kongresi amerikan, duhet patur parasysh
se kur dikush ka njė ide dhe vizion pėr arritjen e njė objektivi,
atėhere ai paraqet njė rezolutė e cila pėrshkruan drejtimin nė tė
cilin dėshiron qė tė ecin gjėrat. Por nė kushtet reale duhet kuptuar
se duhen vite pėr atė arritur atje.
Koncepti i paraqitjes sė
njė rezolute nuk nėnkupton aspak se brenda njė viti kjo rezolutė do
tė materializohet. Kam pėrshtypjen se koha ka vėrtetuar qė pikpamjet
e mija pėr Shqipėrinė dhe pėr Kosovėn kanė qenė jashtėzakonisht tė
sakta. Zhvillimet janė shumė konstruktive dhe unė besoj thellėsisht
se ashtu si edhe republikat e tjera qė pėrbėnin dikur ish
Jugosllavinė, edhe Kosova do tė fitojė statusin e njė shtetit
plotėsisht tė pavarur.
Zėri i Amerikės:
Njė ēėshtje kritike nė negociatat e ardhėshme ėshtė ēėshtja e
pakicave. Si do ta vlerėsonit ju gjendjen e tyre?
Tom Lantos:
Duhet tė them se shumica etnike nė Kosovė, shqiptarėt e Kosovės do
tė duhet tė bėjnė ēėshtė e mundur qė ti garantojnė pakicės serbe
barazinė dhe tė drejtat e plota si qytetarė: tė drejtat fetare, tė
drejtat politike, tė drejtėn pėr shtypin e lirė dhe mediat
elektronike, tė drejtat e punėsimit, tė gjitha kėto duhet tė
garantohen me ēdo kusht. Unė nuk do tė mbėshtesja njė zgjidhje e
cila nuk do tė garantonte barazi tė plotė pėr pakicėn etnike serbe
nė Kosovė. Mė lejoni tė them edhe diēka tjetėr.
Kėto ditė, disa prej nesh
u takuan me komisionin e jashtėm tė Dumės sė Rusisė. Njė nga
deputetet e Dumės, njė grua mjaft e zgjuar, na pyeti se cili ėshtė
qendrimi ynė ndaj pakicave ruse nė shtetet baltike. Unė kam qenė njė
nga pėrkrahėsit mė tė fortė pėr pavarėsinė e shteteve baltike nga
Bashkimi Sovjetik dhe jam i kėnaqur pėr faktin qė sot Estonia,
Letonia dhe Lituania janė shtete tė pavarur dhe sovranė, anėtarė tė
Bashkimit Evropian dhe tė Natos. Por tani unė jam mbėshtetės i
pakicave ruse nė kėto vende sepse kėto pakica duhet tė kenė tė
drejtėn pėr tė gėzuar tė gjitha privilegjet ashtu si gjithė
qytetarėt e tjerė, pėrfshirė tė drejtat gjuhėsore dhe kulturore. Tė
njėjtin mendim kam edhe pėr serbėt nė njė Kosovė tė pavarur.
Zėri i Amerikės:
Ēmund tė na thoni pėr tė drejtat e pakicave nė Mal tė Zi, ku ju
keni qenė disa herė?
Tom Lantos:
Siē mund ta keni vėnė re qartė deri tani, qendrimi im ėshtė i
pandryshueshėm edhe nė kėtė ēėshtje. Mendoj se Mali i Zi po
zhvillohet nė mėnyrė impresionuese. Mė pėlqeu vizita atje por mė
shqetėsuan problemet qė kishte pakica shqiptare e atjeshme. Prandaj
nė mėnyrė tė pėrsėritur, kam gjetur kohėn pėr tė komunikuar me
qeverinė e Gjukanoviēit, duke theksuar angazhimin tim pėr barazi tė
plotė pėr pakicėn shqiptare.
Zėri i Amerikės:
Nė Shqipėri, qeveria e kryeministrit Sali Berisha ėshtė nė fuqi
qė prej rreth 60 ditėsh. Si do ta vlerėsonit kėtė qeveri?
Tom Lantos:
Ėshtė tepėr herėt pėr tė gjykuar rreth njė qeverie pas 60 ditėsh nė
pushtet. I uroj zotit Berisha shumė fat dhe shpresoj se do tė jetė
njė qeveri e suksesshme.
Zėri i Amerikės:
Mendohet se nė Shtetet e Bashkuara jetojnė rreth gjysmė milioni
shqiptarė. Si e vlerėsoni kontributin e tyre pėr ta bėrė Amerikėn
njė vend mė tė mirė?
Tom Lantos:
Komuniteti shqiptaro-amerikan ka dhėnė njė kontribut tė
jashtėzakonshėm pėr kėtė vend. Ata janė shumė punėtorė, kanė njė
angazhim shumė tė fortė pėr ta ēarė vetė rrugėn e tyre nė kėtė
shoqėri, e cila u ka dhėnė tė gjitha shanset ashtu si edhe tė gjitha
komuniteteve tė tjera. Unė jam takuar me grupe shqiptare nė shumė
pjesė tė vendit dhe gjithmonė habitem kur shikoj se sa qytetarė tė
pėrgjegjshėm dhe tė vlefshėm janė ata. Jemi shumė me fat qė i kemi
ata.
Zėri i Amerikės:
Shqiptarėt njihen pėr faktin se
kanė familje me shumė fėmijė. Nėse nuk gaboj, ju dhe gruaja juaj
Annette keni 16 nipėr e mbesa. Ēfarė ndikimi kanė ata nė jetėn tuaj
si anėtar i Kongresit?
Tom Lantos:
Ata janė gėzimi i jetės sime. Dhe po mė pyesni taman nė kohėn e
duhur sepse megjithėse sbesoj se do tė kemi nipėr e mbesa tė tjerė,
para fundit tė kėtij muaji do tė bėhemi me stėrnipin e parė. Fakti
qė shqiptaro-amerikanėt kanė familje tė mėdha ėshtė njė nga arėsyet
e forcės sė kėtij komuniteti dhe unė i pėrgėzoj pėr kėtė.
|