|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Shqipėri: Kryeministri Berisha shprehet me optimizėm pėr zgjidhjen e krizės energjetike

 
 

 

08 nėntor 2005 /TN  

Zėri i Amerikės (07.11.2005) Armand Mero, Tiranė

Ndėrsa Korporata energjetike kishte njoftuar pėr ndėrprerje drastike tė energjisė tė cilat vetėm pėr kryeqytetin janė parashikuar nė mbi 10 orė nė ditė dhe gati nė 20 orė pėr disa qytete tė tjera dhe fshatrat e vendit, kryeministri Berisha premtoi sot njė pėrmirėsim tė kėsaj situate: "Ne jemi shumė tė vendosur tė bėjmė ēdo pėrpjekje pėr tė parandaluar kolapsin energjitik. Unė jam optimist. Sot do tė ketė njė pėrmirėsim mė shumė se 25 pėr qind me energji."

Duke folur pėrpara deputetėve tė grupit tė tij parlamentar, kryeministri bėri njė pasqyrė tė gjendjes: "Nga 50 deri nė 150 do tė jetė importi nga Rumania dhe Bullgaria. Pritet njė pėrfundim pozitiv i bisedimeve nė Serbi pėr tė lejuar transmetimin ose edhe pėr tė blerė direct. Jemi tė bindur se edhe nga Turqia do tė kemi njė pėrgjigje positive. Do tė blihet 200 milionė nga Italia sikundėr sapo kam biseduar me kryeministrin e Maqedonisė i cili sapo mė garantoi se do tė bėjė ēdo pėrpjekje qė edhe Maqedonia tė japė ndihmesėn e vet."

Ndihma e Maqedonisė ka tė bėjė me hapjet e portave pėr tė rritur prurjet e lumit Drin furnizuesi I tė gjitha hidrocentraleve kryesore tė vendit, por edhe duke ia lėnė Shqipėrisė kuotat e saj tė transmetimit nga Greqia; pasi pėrveē problemit tė gjetjeve tė sasisė sė energjisė pėr blerje Shqipėria ka dhe problemin e transmetimit. Deri tani ėshtė shfrytėzuar vetėm linja e Greqisė e cila mund tė pėrdoret nė rast se do tė bėhet e mundur blerja e energjisė nga Italia.

Linja me Serbinė do tė ishte njė kanal i dytė qė mund tė shfrytėzohej mjaft mirė pėr blerjet qė po bėhen nga Bullgaria dhe Rumani. Ndėrkohė qė vizita e ministrit Genc Ruli nė Ukrainė ėshtė mbyllur vetėm me njė premtim. Duke qenė se ky shtet i ka mbyllur kontratat, ėshtė shprehur vetėm gatishmėria pėr tė parė mundėsitė e dhėnies sė njė sasie emergjente. Importi ėshtė e vetmja rrugėdalje, duke qenė se siē ka pohuar dhe Ministri Ruli, propdhimi vendas pėr shkak tė mungesės sė reshjeve do tė vijė duke u ulur. Nė tė vėrtetė, hidrocentralet po punojnė me kapacitetin minimal pėr tė ruajtur qė niveli i ujit tė mos prekė pikėn e vdekjes.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.