|
-
Prishtinė,
8 nėntor 2005 /TN /QIK
- Ministri i Jashtėm rus, Sergej Lavrov ėshtė pritur mbrėmė edhe
nga nga Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, ku ėshtė biseduar
lidhur me procesin politik, qė e ēon Kosovėn drejt negociatave
pėr statusin pėrfundimtar tė saj.
-
Presidenti Rugova falenderoi Rusinė pėr ndihmėn qė ka dhėnė pėr
pėrpjekjet e saj pėr ta ndihmuar Kosovėn edhe nė proceset qė po
i kalon ajo. Presidenti Rugova edhe me kėtė rast insistoi pėr
njė njohje direkte tė pavarėsisė sė Kosovės.
-
"Ministri rus ishte pėr njė ngjarje tė rėndėsishme nė Kosovė -
pėr hapjen e zyrės ruse nė Kosovė. E pėrshėndesim kėtė gjest dhe
e falėnderojmė Rusinė qė e ka hapė kėtė zyrė kėtu dhe qė na ka
pėrkrahė kėto vite", tha Presidenti Rugova pas takimit.
-
Po ashtu ai tha se e kishte njoftuar ministrin Lavrov pėr
progresin e arritur nė Kosovė dhe pėr pėrgatitjet qė po bėhen qė
tė bisedohet pėr tė ardhmen e Kosovės nė kuadėr tė bashkėsisė
ndėrkombėtare qė pėr Prishtinėn ėshtė pavarėsia.
-
"Unė insistoj pėr njė njohje direkte tė pavarėsisė qė do ta
qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės. Ne do tė bėjmė tė
gjitha garancionet pėr minoritetet, grupet etnike. Njė Kosovė e
integruar nė Bashkimin Evropian dhe nė strukturat euroatlantike
ėshtė perspektiva jonė dhe e gjithė qytetarėve", u shpreh
Presidenti Rugova pas takimit me ministrin rus Sergej Lavrov.
-
Ndėrkaq, ministri Lavrov paraqiti pikėpamjet e vendit tė tij
rreth zgjidhjes sė statusit tė Kosovės.
"I pėrcolla Presidentit Rugova se qėndrimi i Rusisė ėshtė edhe
ai i Grupit tė Kontaktit. Ne jemi pajtuar me parimet udhėheqėse
pėr procesin e statusit. Kėto parime do tė pėrdoren nga z.
Ahtisari", tha Lavrov.
-
Ai theksoi se brenda Grupit tė Kontaktit dhe Kėshilli i
Sigurimit ekziston njė konsensus sė procesi i statusit duhet tė
shkojė krah pėr krah me implementimin e mėtejmė tė standardeve.
"Ne do tė dėshironim tė shohim mė shumė progres nė ēėshtjen e
standardeve", tha ministri rus, duke shtuar se procesi i
implementimit tė standardeve do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm.
-
Lavrov shtoi se Rusia pėrkrah dialogun e drejtpėrdrejtė ndėrmjet
Prishtinės dhe Beogradit pėr statusin e Kosovės, por ai vlerėsoi
se askush nuk mund tė imponojė ndonjė zgjidhje. Askush nuk mund
ta zgjidhė kėtė situatė, pėrveē dy palėve, tha Lavrov pas
takimit me Presidentin Rugova.
|
|